LIVE UPDATES
Insights

Dita e dështimit të Akilit dhe dy rrugët që i mbeten

Ligji do përmirësojë një ligj të vjetër të vitit 2008, do të fuqizojë mekanizmat që garantojnë barazi gjinore me synim mbrotjen e grave njësoj si burrat, jo vetëm në sferën publike por edhe në atë private, do të promovojë ndarjen më të drejtë të pergjegjësivë familjare dhe barazinë në përfaqësim politik e institucional, si dhe do të garantojë mosdiskriminimin me bazë gjinore. Por

6 Nëntor 2025, 14:16 Nga Kristi Pinderi
Dita e dështimit të Akilit dhe dy rrugët që i mbeten
Kristi Pinderi

Dita e dështimit të Akilit dhe dy rrugët që i mbeten. Kuvendi i Shqipërisë pritet të miratojë sot një ligj për barazinë gjinore. Ligji do përmirësojë një ligj të vjetër të vitit 2008, do të fuqizojë mekanizmat që garantojnë barazi gjinore me synim mbrotjen e grave njësoj si burrat, jo vetëm në sferën publike por edhe në atë private, do të promovojë ndarjen më të drejtë të pergjegjësivë familjare dhe barazinë në përfaqësim politik e institucional, si dhe do të garantojë mosdiskriminimin me bazë gjinore. Por ndërsa shqiptarët kanë arsye të ndihen optimistë sot, Akil Pano, do duhet të ndihet i zhgënjyer, pasi sot është dita e dështimit të tij.

Që më 25 korrik të vitit 2012, kur doli për herë të parë në ekran në një episod të Zonë e Lirë përballë meje e kolegëve të mi, ai u është imponuar shqiptarëve si një autoritet moral, që përmes lidhjes që pretendon se ka me Perëndinë, na paskërka ardhur të shpëtojë shoqërinë shqiptare duke i treguar asaj të vërtetën. Dhe që atë ditë, nuk ka rreshtur së thëni se familjen shqiptare po e kërcënon jo mungesa e shpresës, por LGBT, jo mungesa e punës dinjitoze për të rinjtë, por LGBT, jo shkatërrimi absolut i sistemit arsimor, por LGBT. Për 13 vjet rresht nuk ka rreshtur së thëni se familjeve tona po u kërcënon ekzistencën, jo mungesa e drejtësisë, por LGBT, jo mungesa e një sistemi shëndetësor ku mund të shkojë kushdo pavarësisht sa para ka në bankë, por LGBT.

Na ka thënë se përmes këtij ligji që Shqipëria miraton sot apo të tjerëve që ka miratuar më herët, jo vetëm do rrëmbejnë fëmijët, do u ndryshojnë atyre gjininë me biçak në dorë, por se “qëllimi kryesor është shkatërrimi final i këtij vendi”. Sot Akili e ka për detyrë të na sqarojë pse nuk na mbrojti dot! E nëse nuk e bën dot, pra nëse nuk del dot përpara të thotë pse dështoi, le të bëjë këtë gjënë tjetër: Në ditën e dështimit monumental, ai mund t’i futet politikës, e t’i kapë patatet e nxehta me duart e veta. Meqë si prift nuk na shpëtoi dot, le të na shpëtojë si politikan!

Se nëse është vërtet prift që e ditka apokalipsin që po i vika Shqipërisë, si mund t’ia lejojë vetes që të mos përpiqet me të tjera metoda e në të tjera nivele për të na ardhur në ndihmë?! Ç’prift na qënka ai që i bën bisht thirrjes historike për të ndihmuar të tjerët? Le ti masë aty, në Kuvend, idetë e veta, e përmes tyre të bëjë luftën për ne të gjithë që nuk e shikokemi dot atë që shikon ai. Akili ka sot mundësi ta marrë besimin e qytetarëve përmes votës. Le të marrë pastaj me vete edhe Armirin, Altinin, Kastriotin e ndonjë tjetër dhe të bashkohen me Tritanin, Saimirin, Luçianon, Enon, e të tjerë si ata në Partinë Demokratike.

Këta të gjithë ama, dështimin e kanë mjet pune, e kanë pjesë të identitetit të tyre. Sepse edhe betejat i kanë me mullinjtë e erës. Problemi është që Tritanit edhe i falej në 1995 frika nga homoseksualizmi, pavarësisht se pastaj u detyrua të votojë pro dekriminalizimit të tij. Mesiles, kur e shikon sot, mund t’ja falësh panikun që kishte në 2010, edhe pse pastaj votoi – gjithashtu në rresht ku e vuri Saliu - pro ligjit kundër diskriminimit, që ishte ligji i parë që njohu në Shqipëri identitetin gjinor. Pra bashkë me skuadrën që dështimin e ka thelb të jetës së vet politike, edhe Akili mund të vazhdojë luftën me mullinjtë e erës, pavarësisht se në 2025 ka më shumë shqiptarë jashtë Shqipërisë, të cilët janë të integruar në shoqëritë perëndimore ku jetojnë. E tek ta zor se ngjit morali panik.

Po ç’rëndësi ka kjo? Rëndësi ka që Akili ka mundësi që nga ai podium politik, ku përgjegjësia publike ka peshë reale, të na mbrojë meqë qënkemi në rrezik, e të na thotë se çfarë vizioni ka për Shqipërinë, cfarë ideje ka për ta mbrojtur familjen, si mendon ai se mund ta fuqizojë shoqërinë shqiptare t’u bëjë ballë sfidave të mëdha me të cilat përballet, e kështu me rradhë. Nëse Saliu nuk e do në parti, Akili si burrë që ka vendosur që jetën që i ka mbetur ta jetojë “me qëllim” (siç tha dje te emisioni i shokut), pra meqë do të jetojë në mënyrë të domethënshme, le ta krijojë ai partinë e parë të ekstremit të djathtë.

Nëse emërtimi ekstrem i djathtë nuk i duket i drejtë, le ta quajë partinë si të dojë, rëndësi ka ta provojë njëherë t’u shkojë shqiptarëve ballë për ballë e t’u thotë cilët janë ata politikanë që duan ta shkatërrojnë Shqipërinë, cilat na qënkan këto forca madhore që dashkan të ndryshojnë me biçak në dorë gjininë e fëmijëve, e t’u thotë pastaj kush është ai vetë, çfarë ëndrre ka, ca idesh ka për Shqipërinë dhe si mendon t’i mbrojë shqiptarët nga gjithë këto të këqia që mendon se u kanosen. Në vend që të fusë djalin në listat e PD, apo të çojë Linditën sa në një banak televiziv në tjetrin për të na thënë se si LGBT po shkatërron familjen, le të dalë vetë a t’u thotë qytetarëve ca plani ka ai për ta shpëtuar familjen shqiptare.

Akili akuzon shpesh “ata të ekstremit të majtë”, por pa thënë emra. Unë nuk di kujt i thotë kështu, se as Taulanti i grupit të PS, e as Toni Gugu i kishës së vet në qeveri nuk duken as të majtë, e jo më ekstremisht të majtë, po kjo është çështje tjetër. Le të dalë pra ballë për ballë me armiqtë e shqiptarëve – cilëtdo qofshin ata, me apo pa emër - dhe të na thotë se si do na shpëtojë. Por nuk ka për ta bërë këtë. Jo vetëm pse Saliut i intereson që Akili të rrijë aty ku është, që pishtarin ultra konservator në Shqipëri ta mbajë Saliu, e jo Akili, por edhe sepse Akili e di që sapo të hyjë edhe zyrtarisht në politikë, nuk mund të fshihet më pas paralajmërimeve qiellore, apo pas fantazive me karakter apokaliptit.

Sapo të kërkojë votë, e di edhe që duhet të japë llogari. Dhe atë ditë, nuk i lejohet më të trembë shqiptarët me rrëmbime fëmijësh, me operacione imagjinare, apo me lloj lloj komplotesh që vetëm ai arrin t’i shohë. Nuk e bën dot këtë, sepse e di që sapo ta heqë petkun e priftit e të veshë xhaketën e politikanit, Akilit i bie maska më e rëndesishme që ka, ajo e viktimës. Nuk mund të qajë më pastaj se po e përndjek Xheni e LGBT apo se po i mbyll gojën komisioneri kundër diskriminimit. E nëse nuk bëhet dot lajm për portalet fetare në anglisht si një martir të cilin duan ti mbyllin gojën, ç’i mbetet të jetë?

Në ditën e dështimit monumental, kur e vetmja gjë që ai beson se e mban relevant dhe e mbron nga të dhënit llogari për humbjen, është petku i priftit dhe roli i shpikur i viktimës, si mundet ai ti lerë këto? Humbja e këtij roli pra, sidomos sot në ditën e humbjes më të madhe të tij, i sjell edhe humbjen e pushtetit. Se nëse nuk do të ishte njeriu me pushtetin që i vjen nga mundësia që i ka krijuar vetes të tmerrojë shqiptarët me lloj lloj skenarësh apokaliptikë, ç’mbetej të ishte pastaj Akili? Boksieri që nuk u bë dot Apo filozofi me PhD të cilit nuk i gjendet disertacioni?

kristi pinderi

Sondazh

Poll
Insights 6 Nëntor 2025, 11:12 Meri Lika

Grup i strukturuar kriminal

Meri Lika Pëpara disa ditësh kam bërë një letër të hapur për zotin Altin Dumani, në të cilën i kam d...

Insights 24 Tetor 2025, 11:30 Irena Beqiraj

Armiku i madh i demokratëve!

Irena Beqiraj E enjtja e emisioneve politike, por jo vetëm, qartazi tregon se tanimë është krijuar një makineri e përsosur ku...

Insights 22 Tetor 2025, 12:21 Meri Lika

Aeroporti i Vlorës

Personazhi “Aeroporti i Vlorës” sot është bërë kryefjalë diskutimesh, debatesh me pro e kundra, me në krahë...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet