2 Gusht 2022, 19:55
Nga Enton Abilekaj
Pamje nga Himaraa
U përplasën pashmangshmërisht dy histori tipike të Shqipërisë së sotme. Historia e një fëmijë që është rritur në një familje normale, nga ato që punojnë shumë dhe mund të kursejnë pak. Një familje nga ato që kriza i gjen të vetmuar përballë spekullantëve të bekuar nga Qeveria, por nuk mund t'ja mohojnë dot pushimet fëmijës që pyet vazhdimisht, kur do nisen, ndërsa krahëzat i ka bërë gati prej kohësh.
Historia përballë është e një polici të akuzuar për korrupsion nga shefi i tij, me kërkesë për masë displinore për bashkëpunim me kultivuesit e kanabisit, një polic që vettingu megjithatë, e ka lënë në detyrë, madje dhe me gradë, një polic me pagë publike që i garanton atij një gomone të kushtueshme që shpenzon naftë për 1 milje aq sa ka shpenzuar familja e fëmijës për pushimet. Historia e arrogancës çnjerëzore të pushtetarit të korruptuar që, tipikisht për këtë pushtet, lidhet dhe me drogën, përplaset me historinë e familjes që me punë të ndershme, ka gjetur cepin e lumturisë në vendin e gabuar.
Në atë vend pushtetari tipik i kleptokracisë ka vendosur të demonstrojë forcën dhe pasurinë. Aty mbi kokat e të pambrojturve, demonstrimi i kësaj dhune, vrau një fëmijë. Pasi e vrau, nuk e qau, vetëm filloi të kërkojë alibinë. Dy historitë përplasen përditë në heshtje, afër dhe larg syve të publikut. Këtë herë megjithëse dihej si do përfundonte, pasoja ishte tragjike, e dhimbshme, e paharrueshme. Historia e fëmijës me krahëza do t'i bashkangjitet vajzës së valëve, për t'u bërë simboli i dytë i Himarës, simboli i dytë i tragjedisë dhe mjerimit të Shqipërisë.
Nuk ishte përplasja e rastësishme e dy historive personale, ishte përplasja e pashamgshme e dy historive tipike, nuk ishte rasti për Edi Ramen që të fliste për një aksident tragjik që po shfrytëzohet politikisht. Nga Bayeruth, ku ka shkuar me çarterin personal që paguhet vjedhurazi me paratë publike, mundet edhe të kërkonte falje. Në mos për historinë e pushtetarit arrogant dhe të korruptuar që mishëron dhe ka krijuar me forcën e shembullit, për policin që bëri një krim me paramendim në një ambient publik.
vdes femija ne himare
Insights
2 Gusht 2022, 19:06
Esmeralda Keta
Pamje nga Himara
Vetëm pak metra larg fëmijëve të mi që po laheshin ne det, një 5-vjecare e bukur, me kacurrela te arta, u ma...
Insights
2 Gusht 2022, 18:58
Elona Caslli
Arjon Tase
I vrave fëmijën. Ulu në gjunj para tij dhe lërja në dorë jetën tënde. Ky gjësendi me brekë roz...
Insights
31 Korrik 2022, 10:48
Aurenc Bebja
aurenc bebja
“Comœdia” ka botuar, tre shkrime gjatë muajve gusht, shtator dhe dhjetor të 1925 rreth veprës dhe jetës...
Insights
30 Korrik 2022, 22:19
k.m.
Foto ilustruese
Ndërsa pandemia Covid-19 vazhdon vit pas viti, ajo ka sjellë ndryshime të mëdha në sjellj...
Insights
30 Korrik 2022, 11:29
Ben Blushi
Kavarastaja
KARAVASTA, VISTA LA HASTAKaravastaja duket si një plazh në të cilin kohët nuk janë ndërruar.Mos ishte për ma...
Insights
29 Korrik 2022, 22:07
k.m.
Blendi Fevziu
Disa dite me pare, Auron Tare ka publikuar nje video, ku Richard Hodges, arkeolog britanik dhe anetar i bordit te menaxhimit te Butrintit mba...
Insights
28 Korrik 2022, 21:10
Enton Abilekaj
Pamje nga koncerti
Koncerti është po aq falas sa shëndetësia. Ata që janë aty, njësoj si me check up-in sterilizimin, la...
Insights
28 Korrik 2022, 19:56
Flamur Vezaj
Neritan Nallbati
Nallbati me shoke shume!
Prej vitesh ne Shqiperi disa pozicione drejtuese ne policine e shtetit nuk i emeron Drejtori I Pergjithshem, ai ...
Insights
27 Korrik 2022, 20:07
Ben Blushi
Fotoja e Ben Blushit
GRATË E KRISHTIT
Dom Altini, famullitar i Mamurrasit më çoi te disa murgesha. Motrat janë krejtësisht t&eu...
Insights
26 Korrik 2022, 12:42
A.B
Nga Anila Hoxha
Ku jane sherbimet sociale???
Ajo eshte 31 vjece. I ka veshur bukur dhe me dashuri vajzat e vogla dhe heret ne mengjes ka udhetuar nga zona p...