LIVE UPDATES
Ekonomi

Eksportet e tejkalojnë me 11.8% nivelin e parakrizës për 5 mujorin, më dobët vetëm tekstilet e këpucët

17 Qershor 2021, 05:39 Nga DOSJA
Eksportet e tejkalojnë me 11.8% nivelin e parakrizës për 5

Eksportet kanë vijuar të shënojnë një rritje të fortë edhe në muajin maj, duke rikuperuar humbjet që shënuan në të njëjtët muaj të një viti më parë, kur karantina e vendosur pothuajse në gjithë Europën dëmtoi rëndë shitjet jashtë vendit, me përjashtim të grupit të ushqimeve.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se në Maj 2021 eksportet e mallrave arritën vlerën 33 mld lekë, duke u rritur me 52,7%, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe me 14,5%, në krahasim me Prill 2021.

Edhe në krahasim me majin 2019, eksportet janë në rritje me 18.4%, duke i arritur dhe tejkaluar me shpejtësi nivelet e para krizës.

Për 5 mujorin, eksportet u rritën me 38.6% me bazë vjetore, duke arritur në 141.8 miliardë lekë. Edhe në raport me 5 mujorin 2019, tendenca është sërish në zgjerim, me +11.8%.

Me përjashtim të tekstileve e këpucëve, grupet e tjera, po rriten me shpejtësi, duke i tejkaluar nivelet e para krizës. Ecurinë më të mirë po e shënojnë eksportet e metaleve, si rrjedhojë e kërkesës së fortë dhe shtrenjtimi të ndjeshëm të çmimeve.

Tekstilet e këpucët mbeten poshtë nivelit të parakrizës

Tekstilet dhe këpucët, grupi kryesor eksportues në vend (me 32% të totalit), vijojnë të vuajnë pasojat e karantinave të reja të Europës. Ndonëse me rritje prej 17.6% për 5 mujorin në raport me janar-maj 2020, shitjet e këtij grupi vijojnë të mbeten 11.6% më të ulëta në raport me 5 mujorin normal të 2019-s.

Eksportuesit pohojnë se sektori po vuan nga mungesa e porosive të reja, si rrjedhojë e krijimit të stoqeve gjatë karantinës së zgjatur. Megjithatë rihapaj graduale e Europës me fillimin e verës ka rritur shpresat për sektorin.

Gjithsesi, eksportuesi parashikojnë një situatë të vështirë për sektorin deri në fund të vitit, ku më e lartë rënia e kërkesës ka qenë për industrinë e këpucëve.

Rritje e fortë e materialeve të ndërtimit e metaleve

Eksportet e materialeve të ndërtimit dhe metaleve, grupi i dytë më i madh eksportues në vend (me 20% të totalit) vijuan ecurinë pozitive edhe në maj. Për 5 mujorin, eksportet e këtij grupi u rritën me 100.9%, ndërsa janë 37% më të larta edhe se janar-maj 2019-a. Prodhuesi i çelikut, Kurum, që është eksportuesi më i madh në vend po mundohet t’i përgjigjet një kërkese që është në nivele rekord, si në tregun e brendshëm ashtu dhe të jashtëm, dhe ndërkohë çmimet e metaleve në bursat ndërkombëtare po shënojnë rritje.

Rritje edhe në grupet e tjera

E njëjta tendencë pozitive ka vijuar edhe për mineralet, Lëndët djegëse e energjinë, që është rritur me 76.4% për 5 mujorin në raport me 2020-n, dhe 38.5% në krahasim me të njëjtën periudhë 2019. Eksportet drejt Spanjës, që është tregu kryesor i kompanisë prodhuese të naftës, Bankers Petroleum vijuan rritjen e fortë edhe në maj, të ndihmuara dhe nga shtrenjtimi i naftës në bursa dhe gjallërimi i kërkesës pas heqjes graduale të kufizimeve.

Grupi i ushqime pije dhe duhan ka vijuar tendencën pozitive të nisur prej tre vitesh, duke u zgjeruar me 13.7% për 5 mujorin. Ky grup ishte më pak i ndikuari nga kriza. Megjithatë në maj të këtij viti, eksportet ishin pak më të ulëta edhe se në maj 2020, kur ekonomia globale ishte në ngërç prej karantinës

Me ecuri pozitive ishin dhe makineritë pajisjet e pjesët e këmbimit, shitjet e të cilit u rritën me 25.8% në raport me 5 mujorin 2020 dhe 28.8% në raport me të njëjtën periudhë 2019.

Kontributi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të eksporteve:

Sipas INSTAT, gjatë muajit Maj 2021, në rritjen e eksporteve prej 52,7 %, pozitivisht kanë ndikuar grupet: “Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” me +18,6 pikë përqindje, “Materiale ndërtimi dhe metale” me +18,0 pikë përqindje dhe “Tekstile dhe këpucë” me +7,1 pikë përqindje. Ndërsa grupi “Ushqime, pije, duhan” ka ndikuar negativisht me -0,2 pikë përqindje.

Gjatë muajit Maj 2021, rritja e eksporteve prej 24,1 %, krahasuar me mesataren mujore të tre viteve (2018- 2020), është ndikuar nga grupet: “Materiale ndërtimi dhe metale” me +9,9 pikë përqindje, Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” me +7,7 pikë përqindje dhe “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me +4,0 pikë përqindje.

Eksportet, gjatë këtij pesëmujori janë rritur me 38,6 %, krahasuar me një vit më parë. Grupet që kanë ndikuar pozitivisht në rritjen vjetore të eksporteve, janë: “Materiale ndërtimi dhe metale” me +13,7 pikë përqindje, “Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” me +11,6 pikë përqindje dhe “Tekstile dhe këpucë” me +6,7 pikë përqindje. Negativisht ka ndikuar grupi: “Prodhime druri dhe letre” me -0,03 pikë përqindje.

Kontributi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të importeve:

Gjatë muajit Maj 2021, në rritjen e importeve prej 38,4 %, krahasuar me Maj 2020, kanë ndikuar pozitivisht grupet: “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me +8,7 pikë përqindje, “Materiale ndërtimi dhe metale” me +7,5 pikë përqindje, “Tekstile dhe këpucë” me +5,4 pikë përqindje. Ndërsa grupi “Prodhime druri dhe letre” ka ndikuar negativisht me -0,1 pikë përqindje.

Gjatë muajit Maj 2021, rritja e importeve prej 15,7 %, krahasuar me mesataren mujore të tre viteve (2018-2020), është ndikuar kryesisht nga grupet: “Materiale ndërtimi dhe metale” me +3,9 pikë përqindje, “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me +3,4 pikë përqindje, ”Produkte kimike dhe plastike” me +3,1 pikë përqindje.

Si pesëmujor, importet janë rritur me 30,9 %, krahasuar me pesëmujorin e parë 2020. Grupet që kanë ndikuar pozitivisht në rritjen vjetore të importeve, janë: “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me +10,2 pikë përqindje, “Materiale ndërtimi dhe metale” me +5,4 pikë përqindje, Produkte kimike dhe plastike” me +5,0 pikë përqindje

Ecuria e tregtisë së mallrave sipas vendeve partnere

Në muajin Maj 2021, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me Maj 2020 janë: Italia (45,4 %), Kosova (102,0 %) dhe Spanjë (5,2 herë). Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe janë: Kina (27,7 %), Mbretëria e bashkuar (59,7 %) dhe Ukraina (85,7 %).

Gjatë këtij pesëmujori vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me një vit më parë, janë: Italia (32,5 %), Kosova (72,2 %) dhe Spanja (30,2 %). Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe, janë: Mbretëria e Bashkuar (29,4 %) dhe Ukraina (35,5 %). Në muajin Maj 2021, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të importeve, në krahasim me Maj 2020 janë: Italia (41,9 %), Turqia (51,4 %) dhe Greqia (5,7 herë). Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur uljen më të madhe janë: Zvicra (34,1 %) dhe Ukraina (69,2 %).

Gjatë këtij pesëmujori, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të importeve, në krahasim me një vit më parë, janë: Italia (44,2 %), Turqia (52,8 %) dhe Kina (38,3 %). Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur uljen më të madhe, janë: Rusia (15,3 %), Zvicra (15,5 %) dhe Ukraina (32,0 %)

Shkëmbimet tregtare me vendet e BE-së zënë 61,5 %, të gjithë tregtisë. Në Maj 2021, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 69,9 % të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 56,9% të importeve gjithsej.

Partnerët kryesorë tregtarë janë: Italia (32,1 %), Turqia (7,3 %), Greqia (6,7 %) dhe Gjermania (6,1 %). Shkëmbimet tregtare, për katërmujorin e parë 2021, me vendet e BE-së zënë 62,2 % të gjithë tregtisë. Në periudhën Janar – Maj 2021, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 73,1 % të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 56,8 % të importeve gjithsej. Partnerët kryesorë tregtarë janë: Italia (31,9 %), Turqia (7,6 %), Greqia (7,0 %) dhe Kina (6,7 %).

MONITOR

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

ekonomi ekonomi eksportet eksportet

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet