LIVE UPDATES
Bota

I vendosin gabimisht shufrën metalike në shtyllën kurrizore, rrëfehet i riu nga Kosova: Më tha mos e bëj të madhe

9 Nëntor 2019, 06:29 Nga DOSJA
I vendosin gabimisht shufrën metalike në shtyllën kurrizore,

Ardian Maraj nga Istogu, prej vitesh vuan nga një sëmundje e rëndë që quhet (Pectus Excavatum) ose ndryshe brinjët e kthyera nga brenda. Maraj për “Gazeta Blic” ka rrëfyer në detaje të gjithë vuajtjet nëpër spitale dhe operacionin e dështuar që ai pretendon se i kanë bërë në Spitalin Amerikan në Tiranë.

“Jam operuar në fillim në 2003 në Spitalin Shtetëror në Klinikën e Kirurgjisë Terakale për problemin që kam. Pas 18 vitesh më janë shfaqë sërish probleme dhe asnjë spital nuk ka marrë përsipër me më operu. Edhe në Tiranë, në Spitalin “Nënë Tereza” më patën thënë se ky lloj operacioni nuk mund të kryhet as në Tiranë e as në Kosovë. Më kanë dhanë të gjitha raportet për ta kryer operacionin jashtë vendit pasi këtu nuk mund të kryhej dhe ishte me fatalitet nën moshën 18 vjeç. Por një doktor i Spitalit Amerikan më ka thënë se unë e kam kryer këtë operacion më parë në Londër dhe mund ta marr përsipër kryerjen e tij. Nga ministria më patën pyetur se a do në Gjermani apo në Spital Amerikan për ta kryer operacionin dhe unë vendosa ta kryej aty, pra në Spitalin Amerikan pasi mund të ishte me fatalitet edhe procedurat kryehshin më lehtë pasi kushtet ekonomike nuk i kisha të mira dhe pranova ta kryej aty”, thotë Maraj.

Maraj tregon edhe mënyrën se si ka arritur ta sigurojë shumën e parave për këtë operacion dhe si ka rrjedhur më tej ngjarja me operacionin.

“Adnan Hyseni, Ministria, Komuna e Istogut dhe populli mi kanë mbledhur paratë dhe i kemi deponuar 2 muaj e gjysmë përpara kohe sepse më thonin se jemi duke e pritur një mjek nga Gjermania, pasi vetëm nuk mund ta kryej operacionin. Unë kam vuajtur ashtu nëpër spitale gjithë kohës me injeksione dhe kur jam shtri në spital pas 2 muaj e gjysmë më thanë se duhet t’i presim dy shufra metalike që vijnë nga Londra. Pasi jam shtri në spital, mjeku i Gjermanisë ka thanë që nuk mundem me ardh pasi je në rrezik jete dhe nuk mund ta kryej këtë operacion. Në atë momente mjeku Arben Kojqiqi në Spitalin Amerikan më ka thënë unë të shti vetë në operacion edhe pa ata, pra pa mjekun e Gjermanisë. Unë kam paguar për dy shufra metalike por pas operacionit unë kam shku në dhomë se kam nejt dy ditë në koma, doktori më ka thënë t’i kam vendos dy shufra por mënyra estetike më është dashtë me ta heq njërën dhe vetëm njërën shufër me të vendos. Por në incizimin live të operacionit thuhet se s’ka nevojë për dy shufra por vetëm një shufër. Tre vjet kam shku rregullisht për kontrolle dhe ai më shmangej vazhdimisht dhe nuk më tregonte që ka dështuar operacioni. Kam përdor Morfina, më është dashtë të marrë leje në Polici dhe Spitalin e Pejës me tre nënshkrime për t’i përdorur morfinat në shtëpi”, ka rrëfyer ai.

Maraj fol më tej për maltretimet dhe shpenzimet në para që i kanë ndodhur në Spitalin Amerikan sipas tij.

“Në atë çmim unë kam pas me tërheq edhe shufrën, kur jam shku në momentin e fundit që ka pas mu tërheq shufra ka ardhur doktori dhe më ka thënë me qet CD të ka dështu operacioni. Me tha mos e bë të madhe dhe shko bëje diku tjetër operacionin, veç hajde te unë nuk të lypi shumë pare deri në 5 mijë euro për me ta heq shufrën dhe me kry pastaj operacionin tjetër kund, që mos me pa që është vendos gabimisht shufra”, thekson Maraj.Ai rrëfen momentin se si ishte shokuar me të marrë atë përgjigje.

Ai pretendon se prej kësaj shufre e ka fituar edhe hepatitin, diabetin dhe sëmundjen e zemrës, pasi nuk është kryer në mënyrë profesionale.Ai thotë se 18 mijë e 500 euro ka qenë shuma e operacionit të kryer në Spitalin Amerikan.

“Më tej më është përkeqësuar gjendja dhe kam qëndruar në Spitalin e Pejës 6 javë ku aty mjeku ka thotë se shufra është vendosur gabimisht dhe duhet urgjentisht të hiqet pasi mund të më rrezikohet jeta. Prej aty më kanë dërguar me ndihmë të parë në Prishtinë dhe aty është vërtetuar se shufra është vendosur gabimisht dhe me tre nënshkrime më kanë dhanë raportin me shku me u operu në Spitalin Amerikan me atë çmim. Me ato dokumenta jam drejtu në Spitalin Amerikan dhe aty Kordinatori ma ka dhanë letrën se ky operacion nuk kryhet as në Shqipëri e as në Kosovë. As nuk më kanë kthyer paret e shufrës tjetër që nuk ma kanë vendos dhe pavarësisht se kontrollet i kam pas në atë çmim ata më kanë marrë pare dhe për kontrollet. Unë jam operu në Turqi dhe Turqia e ka vërtetuar se shufra më është vendos gabimisht dhe ato po mi lypin 11 mijë e 200 euro për me heq po unë skam dhe s’mundem me i lyp gjithë kohës Ministrisë”, thotë Maraj në rrëfimin e tij.“Gazeta Blic” ka komunikuar edhe me Shefin e Repartit Internistik në Spitalin e Pejës doktor Luan Rexhëbogaj i cili e ka ndjekur në këtë spital gjendjen e pacientit Ardjan Maraj.Rexhëbogaj për Gazeta Blic ka theksuar se pacienti Maraj ka bërë një operacion në “Spitalin Amerikan”, operacion i cili në fillim ka rezultuar i suksesshëm por më vonë nuk ka pasur sukses gjendja postoperatore .

“Pacioneti Ardjan Maraj ka lind me atë defekt në kafazin e kraharorit, kafazi i kraharorit tek ky pacient është i shtrembëruar dhe presioni që kanë bë brinjët në zemër është bërë i domosdoshëm një operacion korrigjues. Vendosja e shufrës metalike për të bërë që zemra të punojë normal. Ai e ka bërë një operacion në Spitalin Amerikan, ai operacion fillimisht ka qenë i suksesshëm por më vonë nuk ka pas sukses gjendja postoperatore. Pastaj, gjendja e tij ka qenë e rëndë për për shkak të presionit dhe zemra ka rrah shpejt. Më tej Maraj ka ardhë në spitalin tonë dhe ka kërkuar ndihmë nga populli dhe ka siguruar mjetet që ky operacion të bëhet në Turqi. Mas operacionit ka qenë shumë mirë, por pas një kohe ka filluar tu shfaq enjtje, skuqje dhe këto janë pa se janë reaksion alergjik dhe trupi i tij e ka konsideruar shufrën metalike si trup të huaj. Ka shkuar në Turqi për kontrolle, ata kanë tentuar me një terapi antialergjike mos arrin trupi një kompromis me atë trupin e huaj, por nuk ka pas rezultat dhe është dashur me u tërheq shufra metalike. Ky tashmë është në gjendjen e mëparshme, dy operacione i ka pas të suksesshme, operacioni i dytë ka qenë i suksesshëm por trupi nuk e ka pranuar shufrën metalike dhe është dashur të hiqet. Unë nuk kam kompetenca të them nëse ka qenë i mirë apo jo ky operacion, por di të them se operacioni në Spitalin Amerikan ka qenë i pasuksesshëm” ka thënë doktori Luan Rexhëbogaj për Gazeta Blic.

“Gazeta Blic” ka komunikuar me Spitalin Amerikan nr.3 në Tiranë por të njëjtit kanë theksuar se pacienti me emrin Ardian Maraj nuk ka historik fare në Spitalin Amerikan dhe nuk është është operuar nga doktori Arben Kojqiqi.

“Pacienti nuk ka bërë ndërhyrje në Spitalin Amerikan nr.3 në Tiranë, nuk kemi asnjë të dhënë nga ai pacient me atë emër. Arben Kojqiqi punon këtu dhe atë pacient nuk e ka parë, nuk ka historik fare ai pacient në këtë spital”, thuhet në përgjigjen telefonike që Koordinatorja e Spitalit Amerikan në Tiranë ka dhënë për “Gazeta Blic”.

Marrë nga Blic

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni ardian maraj i riu nga istogu kosove ardian maraj i riu nga istogu kosove


Sondazh

Poll
Bota 8 Nëntor 2019, 19:23

SERBI-  Në kuadër të “Minishengenit Ballkanik”, presidenti serb, Alekasandër Vuçiç ka ftuar Kosovën, Bosnjën dhe Malin e Zi në bisedime.“E rëndësi...

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore