Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
“Do ndahemi”, 18-vjeçari britanik s’përmbahet pasi e dashura e refuzon për studimet, e vret me thikë dhe përpiqet të
8 Nëntor 2019, 17:00Nga DOSJA
ANGLI– Një 18-vjeçar ka vrarë me thikë ish-të dashurën e tij Ellie Gould, duke e goditur këtë të fundit 13 herë me thikë në shtëpinë e 17-vjeçares.
“The Sun” shkruan se adoleshenti britanik i identifikuar si Thomas Griffiths është përpjekur ta fshehë krimin e ëndë duke vënë duart e ish-të dashurës së tij në thikë, në mënyrë që të dukej sikur Gould kishte vrarë veten.
Trupi i pajetë i 17-vjeçares u gjet nga babai i saj rreth orës 3:00 të pasdite në pishinën e mbuluar me gjak. Ai ka lajmëruar menjëherë autoritetet duke bërë që të nisin hetimet për vrasjen e të bijës.
Pas vrasjes 18-vjeçari është kthyer në shtëpinë e tij duke ecur në rrugën e pyllit teksa me vete kishte edhe sendet me të cilat ishte munduar të fshinte gjurmët nga shtëpia e Ellie-t. Për ta kamufluar më tepër ngjarjen ai publikoi në rrjetet sociale një video ku tregonte se i kishte dhënë fund lidhjes me Ellie-n pasi do t’i dedikoheshin studimeve, ndërsa ai vetë po kalonte disa probleme familjare.
“Unë dhe Ellie do të bëjmë një pushim dhe të shohim se si shkojnë gjërat pas provimeve. Babi im ka kancer dhe Nëna ime ka qenë në spital sespse ka pasuar probleme me zemrën. Kohët e fundit jam stresuar dhe nuk di si ta përballoj atë,“- tregonte Griffiths.
Por grupi hetimor ra në gjurmët e 18-vjeçarit që tashmë është dënuar me 12 vite burg e gjashtë muaj. Arsyeja që e çoi adoleshentin drejt vrasjes mësohet të jetë pikërisht dëshira e 17-vjeçares për t’i dhënë fund lidhjes së tyre pasi ajo dëshironte t’u përkushtohej studimeve.
Mediat e huaja shtojnë se Ellie ishte një nxënëse e nivelit A në Shkollën Hardenhuish në Chippenham.
(a.k/f.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo tha të premten se NATO-ja duhet të rritet dhe të ndryshojë përndryshe rrezikon të vjetërohet. Komentet e tij vijn...
FRANCË- Roger Matassoni, një ish-prift, i cili akuzohej për pedofili ndaj disa besimtarëve, u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Agnetz të Parisit, 3 ditë ...
GREQI– Prindërit e Konstantinos Katsifas, i cili u vra një vit më parë në Bularat, i kanë dërguar një letër kryeministrit Grek, Mitsotakis për të ushtruar presi...
ANGLI– Ditën e sotme mediat e huaja kanë raportuar se një rajoni verior dhe ai qendror i Britanisë së Madhe është përfshirë nga përmbytje masive, ku për pasojë ...
SHANGAI- Dy shokë që po pinin kafe kanë parë vdekjen me sy, pasi një dritare ra nga lartësia dhe u përplas drejtpërdrejtë me tryezën e tyre. Dy miqtë ishin ulur...
SERBI- Një tjetër vend po planifikon të blejë raketa anti-ajrore ruse pavarësisht paralajmërimit të SHBA-së për sanksionet. Bëhet fjalë për Serbinë, ku Rusia do...
Itali- Një fenomen natyror që në fakt është i rrallë ka ndodhur së fundmi në Itali. Një tornado në det ka zgjuar sot të mahnitur banorët e Genovas.Tornadoja ka ...
BRITANI E MADHE- Presidentja e ardhshme e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen i ka kujtuar kryeministrit anglez, Boris Johnson detyrimin e tij për të para...
SHBA- Mike Bloomberg, miliarderi kryetar i Bashkisë së Nju Jorkut po përgatitet të hyjë në garën për të marrë postin e presidentit të Partisë Demokratike. NBC N...