Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
I sëmuri me HIV/AIDS nuk mbahet për kurim në QSUT, por dërgohet në spitalet e rretheve ku mungon specializimi i duhur për mjekim .
Në emisionin Fiks Fare ka ardhur ankesa e një nëne për të birin e saj i cili është i sëmurë me HIV/AIDS. Limone Beqiri nga Pogradeci tregon se djali i saj 42 vjeç në bazë të analizave që kanë bërë para 1 muaji ka rezultuar i infektuar nga virusi HIV/AIDS që është rrezik për jetën e njeriut duke shkaktuar edhe vdekjen.
Gjithashtu ajo na rrëfen se i biri ka qëndruar për mjekim i shtruar një javë në Spitalin e Pogradecit. Pas kësaj kohe spitali e dërgoi për mjekim më të specializuar në Tiranë. Spitali i QSUT-së në Tiranë e kthen të sëmurin sërish në spitalin e Pogradecit. Ndërkohë Spitali Rajonal i Pogradecit kësaj here e dërgon të sëmurin jo më në Tiranë, por në spitalin e Korçës. Në fund të këtij rrugëtimi i sëmuri përfundon sërish në spitalin e Pogradecit, pasi edhe spitali i Korçës ka bërë të njëjtën gjë si Qsut-ja në Tiranë, duke mos e mbajtur të sëmurin për mjekim e kanë rrikthyer në Pogradec. Nëna e të sëmurit thotë se nuk dinë më ku të shkojnë, prandaj i janë drejtuar emisionit Fiks Fare . Ajo kërkon të dijë përse nuk pranohet djali i saj në spital? Bashkëpunëtorët e Fiksit me qytetaren shkojnë në spital ku nga kryeinfermierja marrin përgjigje se gjendja e të sëmurit u përkeqësua në spital.
Kryeinfermierja thotë gjithashtu se: – Djalin e sorollat Tirana dhe Korça ne nuk bëjmë dot asgjë.
Gjithashtu kryeinfermjerja thotë që i sëmuri të marrë një rekomandim nga mjekja e familjes për tek infeksionist dhe të vij përsëri në spital për mjekim. Gazetarët e Fiksit shkojnë takojnë drejtorin e spitalit për të marrë një përgjigje se përse i sëmuri me HIV/AIDS nuk mbahet në spital për mjekim?
Drejtori sqaron gazetarët se e njeh rastin në fjalë, por më specifikisht do të flasë me mjeken që e ka ndjekur pacientin. Ndërkohë ai tregon se në Tiranë dhe në Korçë të sëmurin e kanë dërguar pasi me HIV/AIDS ka qenë rasti i parë që ka ndodhur në Spitalin e Pogradecit dhe nuk kanë trajtuar ndonjëherë të sëmurë me këtë virus. Drejtori thotë se për këtë të sëmurë duhet të përgjigjet spitali Nënë Tereza në Tiranë, sepse ata nuk kanë çfarë të bëjnë.
Ai u shpjegon gazetarëve se pacienti është drejtuar drejt spitaleve të tjera për mjekim më të specializuar dhe se duhet të jetë QSUT-ja ajo e cila duhet t’u jap edhe protokollin e mjekimit mbi të cilin të ndjekin në spitalin e Pogradecit të infektuarin me HIV/AIDS. Gjithashtu gazetarëve të Fiksit drejtori u kërkon që t’i lënë një kërkesë me shkrim për këtë rast, pasi do konsultohej me mjeken që ka ndjekur specifikisht të sëmurin me virusin vdekjeprurës.
Marrë nga Top Channel
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
SHQIPËRI– Kruja, Tirana, Elbasani, Korça dhe Berati janë pesë qytetet që janë blinduar nga efektivë të forcave Shqiponja, RENEA dhe të Policisë Krim...
BERAT– Policia e Beratit ka nisur pasditen e sotme një aksion “blic” duke blinduar të gjitha rrugët e qytetit, ndërkohë që janë ngritur postblloqet ...
ELBASAN– Gjashtë persona nga dy familje, banues në qytetin e Elbasanit janë shoqëruar për në komisariatin e qytetit, disa orë pas vrasjes së vëllait të Talo &Cc...
TIRANË– Eldi Dizdari (Denis Matoshi) dhe bashkëshortja e tij, ish-Missi Suada Sherifi kishin zgjedhur karriera krejtësisht të ndryshme në jetë. Dhe p...
ITALI– Prokurori kombëtar i antimafias, Federico Cafiero De Raho, ka vënë në pah rolin e madh që, sipas tij, luajnë trafikantët shqiptarë të drogës. Në një konf...
SHKODËR- Një trailer më 636 mijë paketa cigare është sekuestruar ditën e sotme në doganën e Hanit të Hotit. Malli nuk ishte i pajisur me pulla fiskale dhe ...
BRITANI E MADHE- Gjykata e Sheffield ka raportuar sesi 23-vjeçari shqiptar, Denald Sharku u gjet nga policia duke fjetur në katin e sipërm në një ndërt...
KORÇË– Forcat të shumta policie kanë mbërritur në qytetin juglindor të Shqipërisë. Mësohet se uniformat blu kanë ngritur pika kontrolli në disa akse...
Prokurori i Prokurorisë së Tiranës, Kolë Hysenaj do të përballet të premten më 18 shtator me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Trupa gjykuese që po kryen ve...
TIRANË– “Nuk jam unë peshku i madh,”-kështu shprehej në çdo seancë gjyqësore Arbër Çekaj, pronari i kompanisë “Arbri Garden” në konteinerët ...