"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
Goditja e kartelit të drogës, prokurori italian: Kriminelët shqiptarë aftësi të jashtëzakonshme, ja çfarë i veçon nga
17 Shtator 2020, 18:17Nga DOSJA
ITALI– Prokurori kombëtar i antimafias, Federico Cafiero De Raho, ka vënë në pah rolin e madh që, sipas tij, luajnë trafikantët shqiptarë të drogës. Në një konferencë për mediat në Firence, të mbajtur pas shkatërrimit të kartelit shqiptar të drogës, i kryesuar nga Eldi Dizdari, De Raho u shpreh se kriminelët shqiptarë kanë shfaqur aftësi të mëdha për të drejtuar organizata të mëdha të trafikut të drogës, kjo për shkak të marrëdhënieve të mira që kanë me grupet e Amerikës Latinë.
“Ndonjëherë mendojmë se organizatat kriminale shqiptare janë të nivelit të dytë. Operacioni Los Blancos demonstron se kriminelët shqiptarë kanë aftësi të mëdha, që vijnë për t’u marrë vetë me kartelet e trafikut të drogës në Amerikën Latine, duke mbajtur marrëdhënie të qëndrueshme me ta.”
Hetuesi më pas shtoi se organizatat kriminale shqiptare i riciklojnë paratë përmes kompanive kineze që veprojnë në Holandë dhe Angli, duke i “pastruar”.
Sot, Policia e Shtetit, Europol, Eurojust dhe partnerët ndërkombëtarë kanë goditur kartelin e parë shqiptar të drogës. Ai është “Los Blancos” dhe dyshohet se kryesohet nga biznesmeni Eldi Dizdari. Ai është arrestuar në Dubai dhe pritet që të dërgohet në Itali. Gjatë operacionit janë sekuestruar 5.5 milionë euro cash dhe 4 ton kokainë.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
SHKODËR- Një trailer më 636 mijë paketa cigare është sekuestruar ditën e sotme në doganën e Hanit të Hotit. Malli nuk ishte i pajisur me pulla fiskale dhe ...
BRITANI E MADHE- Gjykata e Sheffield ka raportuar sesi 23-vjeçari shqiptar, Denald Sharku u gjet nga policia duke fjetur në katin e sipërm në një ndërt...
KORÇË– Forcat të shumta policie kanë mbërritur në qytetin juglindor të Shqipërisë. Mësohet se uniformat blu kanë ngritur pika kontrolli në disa akse...
Prokurori i Prokurorisë së Tiranës, Kolë Hysenaj do të përballet të premten më 18 shtator me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Trupa gjykuese që po kryen ve...
TIRANË– Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se emri i tij është përmendur në bisedat mes ‘djemve te Dubait’ që sot ranë në pranga. I ftuar në AbcNews, ...
TIRANË– Sot komunizmi është zhdukur dhe bunkeri ushtarak është një atraksion turistik, që ende tërheq vizitorë gjatë pandemisë. Ky tunel nëntokësor i njoh...
RROGOZHINË– Zbardhen detaje të reja lidhur me ekzekutimin e Klevis Kapllanit në fshatin Sinaballaj të Rrogozhinës disa ditë më parë. Gazetari Elton Qyno sh...
TIRANË– Karteli i drogës drejtohej nga një…telefon “BlackBerry”. Hetimet ndërkombëtare kanë zbuluar se koka e grupit të drogës, Eldi Dizdari komuniko...
TIRANË– Gazetari Artan Hoxha në studion e Abc News në një bashkëbisedim me Juli Xhokaxhi foli për ngjarjen e sotme në Elbasan, ku u ekzekutua Bujar &...