LIVE UPDATES
Aktualitet

Skeda e prokurorit Kolë Hysenaj, ndërsa karriera ecte, kurba e pasurisë së hetuesit “fluturonte”

17 Shtator 2020, 17:32 Nga DOSJA
Skeda e prokurorit Kolë Hysenaj, ndërsa karriera ecte, kurba e

Prokurori i Prokurorisë së Tiranës, Kolë Hysenaj do të përballet të premten më 18 shtator me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Trupa gjykuese që po kryen vetingun për të përbëhet nga Pamela Qirko, Olsi Komici dhe Firdes Shuli.

Kolë Hysenaj e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1997 dhe ka punuar për më shumë se dy dekada si prokuror në Prokuroritë e Lushnjes, Kavajës dhe Tiranës.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të prokurorit Kolë Hysenaj nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.

Skeda e pasurisë së deklaruar nga prokurori Kolë Hysenaj për vitet 2003-2017.

Në deklaratën e parë të vitit 2003, prokurori Hysenaj deklaronte pasuri familjare me vlerë 1.9 milionë lekë, ndërkohë që në fund të vitit 2017, pasuria familjare kap vlerën e 40.8 milionë lekëve.

Pjesa kryesore e aseteve përbëhet nga pasuritë e patundshme, të cilat kapin vlerën e 30.5 milionë lekëve. Prokurori Hysenaj deklaron familjarisht edhe automjete me vlerë 8.9 milionë lekë dhe likujditete bankare prej 1.3 milionë lekësh.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 64.3 milionë lekë, nga të cilat paga nga funksioni i prokurorit zë gati 24%. Të ardhurat e bashkëshortes nga paga dhe aktiviteti privat përbëjnë rreth 47% të totalit, 21% e të ardhurave burojnë nga shitja e pasurive të patundshme dhe 6% nga shitja e automjeteve.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 14 vite të deklarimit, tre prej deklaratave rezultojnë me probleme.

Prokurori Hysenaj rezulton me mungesë burimesh për të mbuluar shtesat e pasurisë në vitet 2011, 2015 dhe 2016, përkatësisht në shumat 3.1 milionë lekë, 3 milionë lekë dhe 11.7 milionë lekë.

Diferenca negative e vitit 2016 krijohet nga blerja e një trualli dhe banese në qytetin e Korçës me vlerë 125 mijë euro, me burim të ardhurat ndër vite. Subjekti dhe familjarët e tij kanë deklaruar të ardhura të mjaftueshme ndër vite për mbulimin e këtij aseti, por nuk kanë deklaruar kursime në fund të çdo viti kalendarik.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë rezultuan disa “flamuj të kuq”, që lidhen me të ardhurat, huatë dhe blerjen e një prone të patundshme.

Më konkretisht, bashkëshortja e subjektit deklaron në vitet 2007-2016 të ardhura nga aktiviteti i një bar-kafeje. Në vitin 2016, ajo saktëson se “në vitet e mëparshme, gabimisht janë referuar në lekë të vjetra”, pa saktësuar se cilat shuma kanë qenë deklaruar në mënyrë të pasaktë.

Në deklarimin e vitit 2003, prokurori Hysenaj deklaron hua nga vëllai në vlerën 300 mijë lekë dhe nga kunati në vlerën e 1.3 milionë lekëve. Borxhi i vëllait është falur në vitin 2006, ndërsa ndaj kunatit është shlyer në dy këste në vlerën 1.1 milionë lekë, e cila nuk përputhet me shumën e deklaruar fillimisht.

Në vitin 2011, prokurori Hysenaj deklaron blerjen e një toke me vlerë 11.2 milionë lekë në fshat si dhe ndërtimin e një shtëpie me sipërfaqe 270m2, për të cilën mungojnë të dhënat mbi koston e ndërtimit.

Gjatë viteve të deklarimit, subjekti deklaron disa herë shitblerje ose shkëmbime makinash, me kosto më të lartë sesa çmimi i blerjes.

Marrë nga Reporter.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kole hysenaj prokuroria e tiranes tirane kole hysenaj prokuroria e tiranes tirane

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale