"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
Humbi nënën dhe djalin në tërmetin e 26 nëntorit/ Servet Vata rrëfen momentet e tmerrit: Isha në Greqi më morën në tel
26 Nëntor 2020, 09:26Nga DOSJA
DURRËS-Servet Vata është një burrë nga Thumana, i cili ka humbur nënën dhe djalin e tij 7-vjeçar, për shkak të tërmetit të 26 nëntorit të vitit të kaluar, ditën e sotme ai i është drejtuar varrit të tyre, ku dhe ka rrëfyer momentin e tmerrit. Në një intervistë të dhënë në Fax News, kryefamiljari ka rrëfyer momentin e tmerrit, sesi e ka mësuar lajmin e hidhur.
Vate ka treguar se ai vetë ndodhej në Greqi, pasi kishte shkuar për punë sezonale, kur e morën në telefon dhe i treguan për tërmetin, ai mori vesh lajmin e hidhur se nëna dhe djali i tij nuk mundën të mbijetonin. Sakaq, ai ka rrëfyer se ata jetonin në një pallat 5- katësh, i cili kishte pasur plasaritje që në muajin shtator, por nuk ishte rregulluar. Ndërkohë, nga familja e tij kanë mbijetuar vetëm gruaja dhe një djalë, të cilët jetojnë në një banesë sociale në Tiranë të paguar nga shteti bashkë me të, pasi ai ka treguar se nuk është kthyer më në Greqi pas tërmetit.
“Më morën në telefon dhe na thanë se kishte rënë tërmet. Isha në Greqi në atë kohë, kur erdha këtu, ça me pa ishte bërë katastrofë. Familja jetonte në pallatin 5 katësh, mbijetuan veç nusja me djalin, nëna me djalin tjetër nuk dolën dot, nuk shpëtuan. Më keq nuk ka më, është një tragjedi shumë e keqe, ishte një tragjedi, u doli shpirti mezor, kishim 23 vite që jetonim në atë shtëpi. Banesa ka pasur plasaritje që prej shtatorit, por edhe Korrikut të 2018-tës. I patën pa kështu, dhe thanë që do e rregullonin e do na vinin në ndihmë, nuk u mor asnjë gjë për bazë. Pa ndodhur e keqja nuk bëhet asgjë, jetojmë në Tiranë në banesa sociale, na e paguan shteti banesën. Nuk jam kthyer më në Greqi, pas tërmetit”, tregon Servet Vata.
Një vit nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Si sot një vit më parë ndërruan jetë 51 persona ndërkohë që u plagosën mijëra të tjerë. Ende qindra mijëra qytetarë nuk janë futur në shtëpitë e tyre. Ndërkohë që hetimet për të gjetur fajtorët ende vazhdojnë. Prokuroritë kanë zhgënjyer më punën e bërë, pasi e vetmja dosje, që u finalizua dhe dërgua në gjykatë, ishte ajo e prokurorisë së Durrësit me 16 të pandehur, biznesmenë dhe ish-zyrtarë të ALUIZNI-t. Nuk kanë munguar as reagimet. I pari ishte kryeministri Edi Rama, i cili tregoi edhe njëherë me detaje ngjarjen e ndodhur dhe përjetimet e tij, ndërkohë që nuk kanë munguar as reagimet e politikanëve të tjerë. Kur është shënuar 1 vit nga lëkundjet e tokës, ende ka qytetarë që nuk kanë hyrë në banesat e reja të premtuara.
(k.a/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
ELBASAN- Një ditë pas përplasjes me armë zjarri para stadiumit në Elbasan, dy pesona të tjerë janë arrestuar nga policia si të përfshirë në ngjarje. Të prangosu...
TIRANË– Dita e sotme shënon një vit nga tërmeti i 26 nëntorit, ku ndërruan jetë 51 persona që mbetën nën rrënojat e banesave të tyre. E teksa drejtësia fol...
Në një moment mjaft delikat ku vëmendja është tek menaxhimi i situatës me pandeminë, Big Market dhuron për shëndetësinë në Shqipëri.Rrjeti i supermarketeve shqi...
TIRANË– Sot u mbush një vit nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit 2019, por trauma ende nuk ka kaluar për një pjesë të mirë të dëshmitarëve të asaj nate. Një p...
TIRANË– Tërmeti tragjik i 26 nëntorit 2019 që mori jetë njerëzish dhe shkatërroi banesa të shumta është kujtuar nga ambasada e SHBA-ve në Tiranë.Ambasada s...
KRUJË– Policia ka arrestuar pronarin e një lokali në Krujë pasi kishte organizuar një festë familjare, fejesë, që është në kundërshtim me aktin norma...
TIRANË– Tërmeti i një viti më parë la pas shumë viktima të plagosur, shtëpi të rrënuara dhe familje të cilat u shkatërruan pasi humbën familjarë të tyre. N...
KRUJË– Një vit pas tërmetit të 26 nëntorit të 2019, Prokuroria e Krujës ka regjistruar procedimin penal për shkollën e dëmtuar ”Ramazan Jangozi” në T...