LIVE UPDATES
Aktualitet

“Edhe 7 sekonda, tragjedia do të kishte ndodhur”, gazetarja rrëfen traumën pas tërmetit të 26 nëntorit: S’jetoj më

26 Nëntor 2020, 09:07 Nga DOSJA
“Edhe 7 sekonda, tragjedia do të kishte ndodhur”, gazetarja

TIRANË– Sot u mbush një vit nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit 2019, por trauma ende nuk ka kaluar për një pjesë të mirë të dëshmitarëve të asaj nate. Një prej tyre, gazetarja Armela Ferko, tregon se nga ajo natë nuk banon më në apartamentin e saj, pasi pallati është shpallur i pabanueshëm. Përtej traumës së rëndë dhe frikës pas asaj që ndodhi, gazetarja denoncon se që prej asaj dite ende nuk ka nisur puna për rikonstruksionin e pallatit, ndërsa shton se edhe prokuroria nuk e ka lëvizur gishtin.

POSTIMI I PLOTË I ARMELA FERKOS: 

Nese lekundjet do vazhdonin edhe 7 sekonda, tragjedia do kishte ndodhur”…”Do kishte perfunduar si Thumana”… Keto fjale te disa prej eksperteve qe inspektuan pallatin tone me kane ngelur ne mendje ende sot. Me kane bere te kuptoj sa i holle eshte filli qe ndan jeten nga vdekja, por edhe sesa pak vlen jeta ne Shqiperi. Babezia per te fituar para edhe nga cimentoja, me te cilen behet betoni- kaq vlente jeta e familjes sime dhe dhjetra familjeve te tjera ne kompleksin ku une BANOJA. Po, po BANOJA! Sepse qe prej dhjetorit 2019 pallati eshte shpallur i pabanueshem ne shkallen DS4. Ai ka demtim te kolonave dhe te struktures mbajtese. Por historia mbyllet me kaq! Bashkia ka prezantuar nje projekt per rikonstruksion qe ne daten 16 korrik, e gjithcka eshte stopuar aty, si gjithmone ne projekt 3D. Tani pervec harreses se bashkise Tirane, rreth dates 1 nentor 2020 (pak dite nga nje vjetori i termetit tragjik) u kujtua edhe prokuroria qe nuk ka mbledhur ende provat!!!!!!!!
Ishin dy pseudo-eksperte nga prokuroria, te cilet as dinin cfare kerkonin dhe as cfare do benin, por ama per nje gje ishin te sigurte: pallati nuk mund te nise rikonstruksionin, pasi prishen “provat” dhe eshte ende nen hetim…..
Nderkohe taksapaguesit shqiptare vijojne te paguajne per bonuset e qirave, qe as nuk mjaftojne per te siguruar nje banese me qira ne Tirane. Gjithsesi, jane para te shperdoruara, sepse pallati mund te ishte rregulluar, e nuk do kishte nevoje per shpenzime te tilla, qe nuk jane as zgjidhje.
A ka banore qe jane rikthyer ne pallatin qe rrezikon te shembet ne termetin e radhes? Sigurisht qe po!….sepse te lodhur nga pritja e kot, shumekush ka vendosur te rrezikoje jeten e vet dhe te femijeve, duke u rikthyer ne strehen e vet (qe per shume njerez, eshte me e sigurta ne bote)
E kuptoni se cfare neverie kam kur shoh gjithe shoën propagandistik mbi gjerat fantastike te rindertimit? Kur nje pallat ne Tirane, me projektin gati, nuk arrin te beje thjesht nje rikonstruksion permes forcimit te struktures, imagjinoni per dhjetra pallate apo banesa, ne Durres apo me gjere…. Ne keto ore te para te 26 nentorit trupi me dridhet, sepse mengjesi i nje viti me pare eshte ende prezent tek une…jam e bindur, si tek shume prej jush. Por trauma me e madhe eshte ajo qe krijohet nga tallja e vet shtetit. Uroj qe Zoti mos te na sprovoje me nje tronditje tjeter, sepse justifikimi per viktimat eshte gati…njejte si fatkeqet qe u lane te vdisnin brenda pallateve ne Thumane.

Sot ka kaluar plot një vit nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Si sot një vit më parë ndërruan jetë 51 persona ndërkohë që u plagosën mijëra të tjerë. Ende qindra qytetarë nuk janë futur ende në shtëpitë e tyre. Ndërkohë që hetimet për të gjetur fajtorët ende vazhdojnë. Prokuroritë kanë zhgënjyer më punën e bërë, pasi e vetmja dosje, që u finalizua dhe dërgua në gjykatë, ishte ajo e prokurorisë së Durrësit me 16 të pandehur, biznesmenë dhe ish-zyrtarë të ALUIZNI-t. Nuk kanë munguar as reagimet. I pari ishte kryeministri Edi Rama, i cili tregoi edhe njëherë me detaje ngjarjen e ndodhur dhe përjetimet e tij, ndërkohë që nuk kanë munguar as reagimet e politikanëve të tjerë. Kur është shënuar 1 vit nga lëkundjet e tokës, ende ka qytetarë që nuk kanë hyrë në banesat e reja të premtuara.

(F.g./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet armela ferko rindertimi pas termetit termeti tragjik i 26 nentorit 2019 armela ferko rindertimi pas termetit termeti tragjik i 26 nentorit 2019


Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj