LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Historia e panjohur e ‘fillërojtësit Dedë’. Familja thirri në dasmë aktorin Rikard Ljarja. Parandjenja e trishtë e asa

31 Dhjetor 2020, 18:48 Nga DOSJA
Historia e panjohur e ‘fillërojtësit Dedë’. Familja

Publikohet historia e panjohur e Pjetër Llesh Dodës, me origjinë nga fshati Domgjon i Mirditës, i cili në mëngjesin e 31 dhjetorit 1966, u nis të rregullonte linjën që lidhte Kukësin me Tiranën dhe nuk u kthye më në shtëpi! Dëshmitë e rralla të bashkëshortes së tij Liza dhe të birit, Zefit mbi historinë e dhimbshme të ‘fillrojtësit Dedë’, i cili sikur kishte parandjerë fundin e tij tragjik, i kishte lënë amanetet gruas së tij!

Si dështuan përpjekjet e fshatarëve të asaj zone për gjetjen e tij në malet më dëborë të asaj zone të thellë në Veri të vendit dhe dyshimet e Sigurimit të Shtetit, të cilët mendonin se ai ishte arratisur në Jugosllavi dhe u bënë gati t’i internonin familjen?! Si u bë e mundur gjetja e tij në shkurt të vitit 1967, në fshatin Kolsh të rrethit të Kukësit dhe varrimi madhështor pasi ai u shpall “Hero i Punës Socialiste”, si dhe kujdesja e shtetit dhe e vetë udhëheqësit kryesor, Enver Hoxha, për t’u mbaruar shtëpinë e lënë përgjysmë, shkollimin e fëmijëve, dhe punësimin e Lizës si centraliste. Historia e rrallë e ‘fillërojtësit Dedë’, familja e të cilit thirri aktorin Rikard Ljarja në dasmën e djalit të dytë, madje duke e vënë atë në krye të vëndit, aty ku do ishte Pjetri, ndërsa me centralisten ‘Zana”, do të takoheshin familjarisht, vetëm në vitin 2015, në studion e një emisioni televiziv …?!

Memorie.al, publikon për herë të parë historinë e panjohur, edhe në shenjë homazhi për aktorët Rikard Ljarja dhe Elida Cangonji, si dhe të Lizës, bashkëshortes së fillërojtësit Pjetër Llesh Doda, e cila u nda nga jeta para disa ditësh, në moshën 84 vjeçare!

Rrëfimi i Rikard Ljarjes dhe emisioni televiziv në 2015-ën, ku e gjithë familja e ‘fillrojtësit Dedë’, u takua edhe me, ‘Zanën”, Elida Cangonjin!

“Mbasi u dhashë fjalën se do shkoja në dasmën e djalit të tyne, pas disa ditësh, e shtunë ka kenë, dola nga shtpia dhe u nisa me shku te Kafe “Flora”, ku kisha lënë me u taku me dy punonjësit e Kinostudios, që do vinin me më marr me makinë, për me shku në fshatin Domgjon të Mirditës, ku e kishte shtëpinë familja e fillrojtësit Pjetër Llesh Doda. Pak pa mrrit te vëndi ku ata do vinin, rastësisht takoj Dor Kekon, që sapo kishte dalë prej shpiet qe kish po aty ngjit me Kafe “Flora”, i cili më ftoi të uleshim aty për kafe dhe ndonjë gotë. Edhe pse Keko insistoi shumë, nuk neja, duke i than se nuk kisha kohë, pasi po më priste makina, me të cilin do udhëtoja për në fshatin e largët të Mirditës dhe i tregova arsyen se pse po shkoja atje. Pa maru mirë fjalën, Dori më tha: ‘Ouuu, po kjo qenka një mrekulli, do t’ja propozoj shefit tim, kryeredaktorit, sa të shkoj ne redaksi dhe do ta bëj shkrim te “Drita”, ku…’! dhe aty u damë me Kekon, pasi e lamë me u taku përsëri, kur të kthehesha unë. Kshu, unë shkova në atë darsëm, ku më pritën me shumë përzemënsi, duke më vënë në krye të venit, si i pari dasmës, njisoj sikur aty të ishte i zoti i shtëpisë, Pjetër Llesh Doda, fillërojtësi, rolin e të cilit unë e kisha pas rastin me e lujt n’ film. Pas dy tre ditësh, erdhi më takoj Keko-ja, i cili bëri një shkrim në “Drita”, për atë histori që i kallxova…”!

Kjo ishte një nga ngjarjet që na pat treguar disa vite të shkuara, i madhi Rikard Ljarja, miku im, gjatë një dreke në fshatin Skuraj të Kurbinit, ku na kishte ftuar Lek Pervizi (me bashkëshorten e tij, Beba, ish-të përndjekur politik), kur aty ra biseda për doket, zakonet, traditat e gjithë historinë e asaj treve që kufizohej me rrethin e Mirditës, për të cilat, Rriku (siç e thërrisnim ne), kishte aq njohuri, saqë pa e tepruar aspak, them se do ja kishin zili edhe studjuesit e historianët më në zë. Ngjarjen në fjalë, pra pjesmarrjen e aktorit dhe regjizorit të madh Rikard Ljarja në dasmën e djalit të ‘fillërojtësit Dedë’, diku aty nga pranvera e vitit 2015, ja tregova gazetares dhe moderatores së njohur, Sonila Meço, kur punonim bashkë në televizionin ‘Agon Channel’ dhe po përzgjidhnim temat për emisionin ‘Surpriza je ti’, ku unë isha skenarist-autor dhe ajo moderatore. Sonila u mrekullua nga ajo histori dhe vendosëm menjëherë ta realizonim emisionin, edhe pse që në fillim u pezmatuam disi, pasi ndeshëm në refuzimin e prerë të Rikardit, të cilin ne donim t’ia bënim suprizë familjes së fillërojtësit, Pjetër Llesh Doda. Lidhur me këtë ide tonën, Rriku na “ngushëlloi”, duke na thënë: “Shikjo…, nuk shkon me ardh unë në emision, pasi jam kenë njiherë te dasma e tyne, por ma mirë merrni Elida Cangonjin dhe do të shikjoni sa mirë ka me u dal…”. Dhe kështu ndodhi vërtetë, Elida Cangonji pranoi me shumë kënaqësi të ishte pjesë e atij emisioni që realizuam asokohe bashkë me Sonilën dhe gjithë stafin realizues, aqsa, duartrokijet e publikut që ishte i pranishëm në atë format, vazhduan gjatë. Ngjarjen në fjalë, si dhe gjithë historinë e reale të familjes së “fillrojtësit Dedë”, të cilën unë pata rastin ta njihja gjatë përgatitjes së atij emisioni nga takimet dhe bisedat me pjestarët e asaj familje, po e risjellim për lexuesit e Memorie.al, jo vetëm me rastin e 54 vjetorit të rënies në krye të detyrës së Pjetër Llesh Dodës (31 dhjetor 1966), por edhe në shenjë homazhi për të madhin Rikard Ljarja (që u nda nga jeta disa muaj më parë), dhe Elida Cangonjin gjithashtë e ndarë nga jeta para pak vitesh, por edhe për Lizën, bashkëshorten e Pjetër Llesh Dodës, e cila u nda nga jeta vetëm para pak ditësh, në moshën 84 vjeçare.

Historia e vërtetë e ‘fillërojtësit Dedë” te filmi Rrugë të bardha

Quhej Dedë, u nis të rregullonte linjën telefonike pasi bëri një dorë gallatë me shokët beqarë dhe pasi takoi vajzën për të cilën zemra kishte nisur t’i rrihte fort. Pastaj mbeti në bardhësinë e borës, i ngrirë kallkan, i vdekur, apo siç thuhej në ato kohë: “në krye të detyrës”. Vdiq për të mundësuar lidhjen me telefon të një zone të bllokuar nga dëbora në veri të vendit. Filmi shqiptar me titull “Rrugë të bardha” (me skenar të Vath Koreshit dhe regji të Viktor Gjikës), i bënte njerëzit për të qarë, i bënte të vlerësonin vetësakrifikimin e tjetrit për të mirën e përgjithshme, shkurt propaganda e komuniste e kohës, me anë të tij, ja kishte arritur qëllimit. Por pas dekadash të shkuara, përkundër pamjeve të ngritura në art dhe shkëlqimit të skenave të luajtura me mjeshtëri nga artisti i njohur Rikard Ljarja, shumë pak shqiptarë e dinë, se subjekti i këtij filmi, i shfaqur në kinematë shqiptare në vitin 1974 dhe më pas për vite me rardhë edhe në Radio-Televizionin Shqiptar, është marrë nga një ngjarje e vërtetë. Nga një ngjarje e dhimbshme, me protagonist babanë e pesë fëmijëve fare të vegjël, të cilët pas vdekjes së tij u detyruan të rriteshin jetimë.

Kështu ngjarja reale, nuk ka asnjë lidhje me pjesën e parë të filmit, pra nuk ka Dedë që çante arra në hyrje të kinemasë, nuk ka humor me shokët, nuk ka as takim me atë vajzën që i’a donte zemra! Krejt ndryshe, filmi i jetës reale nis me një djalë 5-vjeçar, të ushqyer keq, që mëngjesin e ditës së fundit të vitit 1966, përpiqej të barazonte, me hapat e shkurtra, shalokun e të atit dymetrosh, nëpër rrugën me akull të fshatit Domgjon të Mirditës. Ca trokëllima të forta hapash, dy silueta, një gjigande dhe një fare e vocërr, përmes një rrugice gri, të ngrirë deri në palcë edhe prej asaj që do të ndodhte më pas. Ka një përcjellje të dhimbshme nga një fëmijë, I cili ndjek të atin nga pas, sikur ta parandjente se s’do ta shihte më të gjallë…?! Dhe që nga ajo ditë, e gjithë pjesa tjetër e jetës, do ta fshikullonte me fatin e një jetimi! Në fund ka një përshëndetje, kujtesë ndaj të birit, të mos ngatërrojë rrugën në kthim, për te shtëpia dhe zhytje në bardhësinë e pakufishme.

Dëshmia e bashkëshortes, Liza dhe djalit, Zefit: “Si e kujtojmë Pjetrin…”?

“Im atë quhej Pjetër, Pjetër Llesh Doda. Ishte 45 vjeç dhe në atë kohë ne banonim në fshatin Domgjon të Mirditës”, rrëfen rehatuar në një kolltuk në shtëpinë e vet dykatëshe diku në periferi të Tiranës, Zef Lleshi, pikërisht ai djali 5-vjeçar që në ngjarjen reale, mëngjesin e 31 dhjetorit 1966, shoqëroi të atin deri në fund të shtëpive të fshatit. Familja e varfër kishte si burim jetese pikërisht rrogën prej fillrojtësi të Pjetrit, ndërkohë që gruaja e shtëpisë, Liza, nuk punonte, pasi kujdesej për fëmijët, më i madhi 8 vjeç dhe më të vegjlit, dy binjakë motakë, djalë e vajzë. Ndërsa Zefi ishte djali i madh nga tri të tillë. Prandaj i ati kishte pranuar që vocërraku t’a shoqëronte deri në fund të fshatit në rrugën e pakthim.

“Ishte mëngjesi i ditës së festës së Vitit të Ri, 31 dhjetori 1966-ës, kur Pjetri u bë gati, veshi çizmet e mori pajimet, këmbalecët, mushamanë, aparatin telefonik dhe u nis për në punë. E kishin lajmëruar se linja me Kukësin ishte prishur. Duke u veshur më tha që të shtroja tryezën dhe darka e festës së Vitit të Ri të niste, edhe nëse ai do të vonohej”, rrëfente Liza, bashkëshortja e Pjetrit, që deri ditën që u nda nga kjo jetë (para tre javësh), ka jetuar me njërin nga djemtë në qytetin e Durrësit.

Nënë Liza, tregonte se në kohën kur bashkëshorti i saj, Pjetri humbi jetën, ajo ishte vetëm 29 vjeçe dhe se drithërohej sa herë që i ai nisej nëpër borë të rregullonte linjën telefonike me Kukësin. “Ik e martohu se sivjet do ngel në borë”, i kishte ngrirë ai gjakun edhe atij mëngjesi. “Kështu më thoshte gjithmonë, sa herë nisej në punë, ndërsa unë bëhesha gjysmë njeriu duke e pritur, sepse e dija se mund të ndodhte”, rrëfente gruaja që, përkundër asaj dëshire për humor të të shoqit, nuk u martua kurrë pas vdekjes së tij, duke i’a kushtuar jetën rritjes së fëmijëve. Sipas Lizës, me Pjetrin ishin martuar me shkuesi, por gjithsesi ajo e kishte njohur edhe më parë fillrojtësin. Në kohën që ndodhi ngjarja, ata ishin duke ndërtuar shtëpinë e tyre në Domgjon të Mirditës, madje sapo ishin futur në dhomën e vetme të rregulluar. “Nuk kthehem pa e lidhur linjën”, kishte qenë fjala e fundit, që nëna e pesë fëmijëve ka dëgjuar nga bashkëshorti.

Një vendim që në ato kohëra përzihej me kurajon e malësorit për të realizuar gjithçka të mundshme, por edhe me kërkesat e kohës, pasi ajo linjë telefonike ishte lidhja e vetme me Kukësin, ai fill i hollë prej metali bakri mbante gjallë, mbante me shpresë, gjithë zonën e rrethuar nga bora. Por në pritje që Pjetri të kthehej, fëmijët dhe nëna e tyre do shtroheshin në darkën e Vitit të Ri, pa njeriun e tyre të afërt…! Ndërsa ushqimi ishte konsumuar si në darkë zie, gjatë gjithë natës, Liza nuk vuri gjumë në sy, duke menduar më të keqen, ndërkohë që në mëngjes, lajmi se linja me Kukësin ishte rregulluar, i kishte sjellë shpresë.

Liza: “U hap lajm se Pjetri ishte arratisur në Jugosllavi”!

Rivendosja e lidhjes me Kukësin dhjetë orë pasi Pjetri ishte larguar nga shtëpia, pra në mbrëmjen e ditës së fundit të vitit 1966, kishte zgjuar shpresat e familjes Lleshi, një ditë më pas. Por nuk ishte e thënë që Pjetri të kthehej, as gjatë gjithë ditës dhe natës tjetër. Ditë më pas, ishin hapur fjalë se ai ishte arratisur për në Jugosllavi…! “Pas një jave, i thanë nënës se, dyshohej që Pjetri kishte tradhtuar atdheun për t’u arratisur”, rrëfen Zefi, djali i madh i fillrojtësit nga Domgjoni. “Një javë pas zhdukjes së Pjetrit, në fshat erdhën ata të Sigurimit të Shtetit dhe u hapën fjalë se e gjithë familja jonë do të arrestohej”, tregonte Liza, duke këmbëngulur se në të njëjtën kohë ishte gëzuar shumë. “Unë kërcënimin që po na vinte e mora me gëzim. U gëzova, pasi mendova se Pjetri ishte gjallë. Sepse ata të Sigurimit të Shtetit kishin mundësinë e informacioneve të sakta”, kujtonte Liza, që i ishte përgjigjur njeriut që i kishte sjellë lajmin: “Vetëm të jetë gjallë Pjetri, pa le të shkoj edhe në burg…”!

Kërkimet për të gjetur Pjetrin, deri në fillimin e shkurtit 1967!

Grupe të ndryshme banorësh nga fshati Domgjon, ishin nisur të kërkonin gjurmët e Pjetër Lleshit, duke ndjekur linjën e shtyllave që mbanin telat e telefonit. E njëjta linjë, nga Fani në drejtim të tunelit të Thirrë-Kalimash, ku tashmë ndodhet autostrada Durrës-Kukës. Por, penguar edhe nga bora që atë dimër kalonte mesataren, (dy metër trashësi), njerëzit që kërkonin nuk kishin pasur fat të gjenin trupin e fillrojtësit. Ai ishte gjetur vetëm pas pesë javësh, në Kolsh të Kukësit, në fillim të shkurtit 1967, nga një bari dhe kjo falë shkrirjes së borës. “Çobani e gjeti të padëmtuar. Gojëdhënat e zonës thoshin se; trupi i njeriut nuk prishet derisa ta shohë dikush. U gjet i ruajtur nga bora, nën njërën nga shtyllat. Grupe të shumta kërkuesish i kishin kaluar sipër pa e vënë re”, rrëfen Zefi, i biri. “Erdhën përfaqësuesit e shtetit që më dhanë lajmin e gjetjes së trupit të Pjetrit. Erdhën nga Kukësi, pasi Tirana ishte larg dhe rrugët ishin të bllokuara nga bora”, tregonte Liza, tashmë, një nga momentet më të vështira të jetës së saj. Një moment kur mendja kishte nisur t’i bënte llogari të vështira. Kishte pesë fëmijë të mitur për të rritur krejt e vetme. Ndërsa kohët ishin të papërballueshme, mes një varfërie ekstreme dhe përpjekjesh për të siguruar vetëm mbijetesën. Trupi i Pjetrit kishte mbërritur për t’u varrosur në Domgjon të Mirditës nga Kukësi, pasi i ishte bërë autopsia zyrtare. Kishte mbërritur i mbyllur në arkivol, ndërsa Liza dhe prindërit e Pjetrit, të cilët ishin ende gjallë, nuk kishin këmbëngulur ta hapnin. “Nuk këmbëngulëm se na thanë që trupi është i dëmtuar. Por edhe nuk e hapëm që të mos e shihnin dashakeqët”, rrëfente Liza. Shpejt, lajmi i gjetjes së fillrojtësit të ngrirë, pasi më parë kishte mundur të bënte punën e vet duke lidhur linjën e dëmtuar telefonike me Kukësin, kishte rënë në vesh të krerëve të shtetit komunist në Tiranë. U kishte rënë në vesh në një kohë kur propaganda raste të ngjashme i kërkonte “me qiri”! I kërkonte për t’i bërë shembuj, frymëzim për të tjerët. Shembuj frymëzimi për të drejtuar turmën atje ku ata kishin paracaktuar të shkonte.

Varrimi i madhështor i Pjetrit dhe letra e Enver Hoxhës!

“Ndërsa Enver Hoxha na dërgoi dhurata”, rrëfen Zefi që edhe pse në atë kohë ka qenë vetëm 5 vjeç, betohet se pamjet vizive të ngjarjeve i ka shumë të qarta. Ndihma nga shteti nuk kishte vonuar të dukej. Sipas Lizës, kooperativa kishte marrë një fond për rregullimin e shtëpisë së mbetur në mes të fillrojtësit Pjetër Lleshi. “Shtëpia u bë model. E bëri shteti me fondet e veta. Më të njëjtin fond u blenë edhe pajisjet e mobilimit të brendshëm. Kuptohet, mobilim si në fshat”, sqaron Zefi. Bashkë me këto lëvizje, shteti komunist kishte ndihmuar pafundësisht familjen mirditore të mbetur në pikë të hallit pas vdekjes së burrit të shtëpisë. Me urdhër nga lart, e shoqja Liza, ishte punësuar si centraliste, një vend pune që kishte lidhje me atë të të shoqit të vdekur, ku ajo pati shërbyer edhe pas shëmbjes së regjimit komunist, madje deri më 1994-ën. Por edhe fëmijët, ishin ndihmuar nga shteti i asaj kohe për arsimim. Fëmija më i madh i Lizës dhe Pjetrit, që ishte vajzë, ishte dërguar nga shteti të përfundonte shkollën Pedagogjike, ndërsa vetë Zefi, kishte mbaruar gjimnazin për të nisur punë si gjeolog. Surprizat nuk kishin të sosur. Në të njëjtën periudhë, në shtëpinë e familjes Lleshi erdhi një letër e shkruar nga vetë Enver Hoxha. “Në letër ai shkruante për aktin heroik të babait e të tjera të ngjashme. Letrën e kam ruajtur deri vonë, por për fat të keq, më ka humbur bashkë me do sende të tjera, gjatë kohës kur ndërruam vendbanim”, shpjegon Zefi, i biri i fillrojtësit Pjetër Llesh Doda. Gjithsesi, nuk kishte mbaruar gjithçka këtu, sepse pak kohë më pas, kooperativës i kishte mbërritur edhe një kamion “ZIS”, krejt i ri, si dhuratë për aktin heroik të Pjetër Lleshit, shoqëruar nga porosia që të reklamohej si ‘dhuratë e dërguar nga vetë Enver Hoxha’. Njëkohësisht kooperativa e Domgjonit, kishte marrë emrin “Pjetër Llesh Doda”.

Filmi “Rrugë të bardha”!

“Ne nuk dinim asgjë deri në kohën kur në shtëpi na erdhën nga Kukësi ca përfaqësues të Komitetit të Partisë dhe na thanë se për Pjetrin, ishte bërë një film”, rrëfnte Liza. Ndërsa sipas Zefit, filmi ishte realizuar në vitin 1973, pra rreth 6-7 vjet pas ngjarjes. Por filmin fillimisht do ta shikonte vetëm Liza, për të cilën ishte dërguar një makinë nga Kukësi. “Filmi më rikujtoi Pjetrin. Ishte e dhimbshme. Mos më pyesni kot, se nuk qava. Kisha qarë boll deri në atë kohë dhe nuk më dilnin më lot. Pastaj njeriu duhet të durojë. Unë jam mirditore dhe kam ruajtur respekt për zakonet. Në ato kohëra gratë nuk duhet të përloteshin”, tregonte gruaja e fillrojtësit Pjetër. Fëmijët e kishin parë filmin pak vite më vonë, më 1977, ndërsa surpriza më e madhe, ishte shënuar në dasmën e Markut, djalit të dytë të Pjetrit dhe Lizës. “Në dasmë na erdhi vetë Rikard Ljarja, me ca të tjerë të Kinostudios “Shqipëria e Re”. Ishte një ditë e vërtetë gëzimi, sepse Rikardi me figurën e vet në film, na dukej si ta kishim baba të dytë”, rrëfen Zefi, duke shtuar se marrëdhëniet me artistin e njohur, i ka ruajtur deri vonë.

Mbërritur në ‘erën tonë’, historia vetësakrifikuese e Pjetër Lleshit, e përdorur nga propaganda e kohës së komunizmit, pothuaj është harruar. Harruar nëse shumëkush nuk do të përdorë capak batuta nga filmi si “alo Dedë?” apo “na ishte se ç’na ishte, na ishte një njeri që çante arra tek dera e kinemasë, kush na ishte? Dedaaa”. Ose, ose përdorimi i asaj shprehjes krahasuese: “Ngriva si Deda majë shtyllës”. Por kaluar perceptimit kolektiv, në jetë ka ende një grua të vjetër, e veja e ish-fillrojtësit real, historia e të cilit u bë film, e cila bluante në mend më shumë se këto batuta. “Më vjen shumë keq që tashmë historia dhe sakrifica e Pjetrit është harruar nga e gjithë shoqëria. Atij nuk i përmendet më emri kurrkund. Madje thonë se edhe dokumentet për aktin e tij në dobi të shtetit, kanë humbur që të gjitha. Por tani nuk ka më mirënjohje. Ajo është varrosur…”, përfundonte Liza, tregimin e saj të parë dhe të fundit për bashkëshortin e saj, Pjetrin, pasi edhe ajo vetë, u nda nga jeta para disa ditësh.

Marrë nga Memorie

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

dikur dikur pjeter doda rikard ljarja pjeter doda rikard ljarja

Sondazh

Poll
Art&Argëtim 31 Dhjetor 2020, 12:42

FRANCË- Princ Leka, së fundmi ka dhënë një intervistë për një revistë Franceze Point De Vueku ka treguar më shumë detaje për vogëlushen e tij Geraldine, e ...

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria