LIVE UPDATES
Insights

Histori jete dhe histori teatri

31 Mars 2022, 09:56 Nga DOSJA
Histori jete dhe histori teatri

Nga Josif Papagjoni

Mbaj mend se e kam lexuar komedinë e famshme “Sirano de Berzherak”, ndofta para 40-50 vjetëve. Në një sfond të kuq, plot dritë, kopertina e librit konfiguronte hundën e madhe të Siranosë, kapelen e tij me pendë prej fisniku, dhe një krenari që kullonte gjithkund. Ishte, në fakt, portreti i aktorit Kostant Koklen në rolin e Siranosë. Dhe më ka mbetur ende në tru shija e mirë e leximit për kalorësin-poet, dyzimin, “dështakun” ndaj femrave por një shpirt i zjarrtë, i jashtëzakonshëm, që të ngazëllente me patoset e tij lirike. I shëmtuari i bukur, shfrimet lirike derdhur në letrat e dashurisë së fshehtë, hundmadhi fisnik, i “padukshmi” i “dukshëm” ose fytyra në tjetër fytyrë, një këngëtar pasional i dashurisë dhe i ndjenjës së ëmbël erotike. Ja, këto më kishin mbetur në mendje. Dhe atë kohë kur e pata lexuar, bëja “kritikën e kritikës”: Pse quhet komedi kjo vepër? Çfarë ka këtu për të qeshur veç hundës së madhe të Berzherakut?! Dhe në vend që të qeshja, unë veçse shijoja vargjet dhe poemën e dashurisë së atij njeriu të mirë, bujar, të ëmbël, aventurier i thekur, paçka se me një fytyrë të shëmtuar dhe hundën e madhe qesharake? Më pas e shijova kontrastin që fshihej tek i jashtëzakonshmi De Berzherak. Në bulb vepra ishte përnjëmend komedi, sepse kishte brenda kundërshtinë midis bukurisë së shpirtit dhe shëmtisë së fytyrës. Dhe udhës së përthellimit të kësaj kundërshtie, më shumë në mendjen time kishte mbetur ai tisi poetik i njeriut të ngopur në ligjërimet dhe përvuajtjet turbulluese të dashurisë, le ta quajmë njeriu SHPIRTBUKUR, jo njeriu i ngujuar në etikën përtharëse të konvencionit etik dhe rëndomtësisë. Njeriu i madh, jo njeriu i vogël. Andaj dhe Sirano, sido që nën qesëndinë e humorit, bartte të Madhërishmen e zemrës njerëzore. Prandaj ai triumfonte. Sa njerëz jo të bukur ka kjo botë, por që janë përkundrazi shpirtbukur. Dhe ngaherë triumfon zemra, jo syri.

Komedinë lirike “Sirano de Barzherak” e pat shkruar një poet i ri, Edmond Rostand quhej, bashkëkohës me komediografin e njohur të fundshekullit XIX, Xhorxh Fejdo. Siranonë e luajti në kryeherë një nga aktorët më të mëdhenj të historisë së aktrimit francez, Kostant Koklen; 410 herë, pareshtur, tek e njëjta skenë e teatrit “Theatre de la Porte Saint-Martin”. E më pas kjo komedi u luajt mijëra herë në teatrot franceze e ato të botës duke u kthyer në një visar të dramaturgjisë franceze, më e luajtura vepër në historinë e këtij teatri, referencë e përjetshme e testimit artistik rrjedhës së viteve. Nga të rrallët e interpretimit të Sirano de Berzherak pas Koklenit më 1897, në fundshekullin XX ka qenë aktori i mirënjohur Zherar Depardie.

Dhe ja, historinë e shkruarjes së kësaj komedie e risolli Alexsis Michalik me komedinë “Edmond”, në ecejaken mes jetës së Rostandit si autor i saj dhe jetës së personazhit të tij të famshëm Sirano de Berzherak, përfshirë jetën e aktorëve dhe vënien në skenë të komedisë. Kur regjisorët e kësaj shfaqjeje, Andia Xhunga dhe Indrit Çobani, dy ish studentë të mi, dashuruar auditorëve dhe sot një çift i ëmbël (të cilët i kam për zemër qysh viteve të studimeve), pata dëshirën të kishin sukses. Dhe patën sukses. Salla e priti me duartrokitje të zgjatura. Unë i citova disa ide dhe cilësi letrare të komedise “Sirano de Berzherak”, të cilat rivijnë tashmë ndryshe, të përthyera, në komedinë “Edmond”, nën një narrativë lirike e komike mbi historinë e vënies së saj në skenë. Ka dhe diçka të veçantë kjo shfaqje: kohën e përgatitjes. Qenë vite pandemie. Rrezik infektimi. Vdekja shëtiste udhëve të Tiranës dhe kryeqyteti ishte kthyer në një gërmadhë, me rrugët e shkretuara dhe ngrehinat e heshtura si shtatore të përbindshme e shkretane. Tmerri rrinte çdokund. Sirenat e ambulancave ulërinin. Dhe bash kësaj kohe Covidi, aktorët bënin prova për komedinë “Edmond”. Bënin sot, i linin nesër, i rifillonin pasnesër. Dhe prandaj më duhet, më së pari, të lavdëroj këtë shpirt sakrifice dhe dashurie të pamat të regjisorëve dhe aktorëve ndaj artit. Ishte një lojë me rrezikun. Një sfidë. Por, ama, shfaqja doli para publikut, edhe pse vonoi dy vjet. Dhe unë i heq kapelën këtyre artistëve, të gjithëve sa janë, Vasjanit dhe Lulëzimit, Helidonit, Lulit, Laertit, Ilirdas, Arbenit dhe Flaurës, Myzaferit që na kumtoi se çështë teatri, çështë fuqia përtëritëse e tij, Gencit dhe Inës, Besmirit dhe Gentit, si dhe gjithë të tjerëve që na e sollën historinë plot hoka të ngjizjes dhe lindjes së “Sirano de Berzherak”. Ani pse komedia “Edmond” është një vijë paralele e personazheve të “Siranosë…” me heronjtë e njëmendët kur ajo u mpiks, vepra vetë ngjan si një histori e mëvetshme. Ja që ia vlen të mësojmë edhe rreth “historive” e veprave të mëdha të teatrit duke gërshetuar përlindjen e tyre letrare me jetët dhe historitë e artistëve realizues, tanimë në një optikë të personalizuar fatesh dhe marrëdhëniesh; të mësojmë krejt aventurën e pashoq të vënies në skenë të kësaj kryevepre me tekstin që ngjizej fletë pas flete e ditë pas dite, në ankth e në vrap e sipër, e përzier me jetën e vetë aktorëve, me tekat dhe huqet e tyre, me dashuritë dhe ambiciet, me vullnetin dhe egot, me sponsorët dhe drejtorët. Dhe pastaj ai monopat i çuditshëm krijimi i vetë Rostandit si poet, kthyer e gjitha në një gazmend lumturues. Kjo them se erdhi brenda një energjie dhe ndezullie aktoriale që na fali hare, situata komike argëtuese, karaktere, ritëm të lartë, fuqinë hipnotike të krijimit dhe të dashurisë, energji dhe dinamizëm në mizanskenë, ndonjëherë edhe përshpejtim por që nuk prishte shumë punë. S’duhet harruar edhe përkthimi i shkrimtarit të njohur, Nasi Lera.

Ti hyje në sallë dhe skenografia e Genc Shkodranit të çonte diku në teatër me stendat e dekoruara anash, sikundër në një mjedis historik të epokës sa rilindëse aq dhe të vonshme, kur komedia “Sirano…” u vu në skenë. Aktorët ishin vendosur të gjithë në sheshin skenik, bisedonin me njëri-tjetrin, lëviznin, si të na thoshnin neve, spektatorëve: Jemi pjesë e historisë, por edhe e juaja, sepse jemi bashkë, o miq të teatrit, dhe duam t’iu flasim kësaj here përjashtimisht për teatrin, për një kryevepër, “Sirano de Berzherak”, e cila teksa u shfaq si premirë në vitin 1897 spektatori e duartrokiti mbi një orë, pareshtur, aq sukses pati. Ju faleminderit që erdhët!…

Aktorët rrinin në skenë si në një pikturë duke na kujtuar kohën që kish kaluar, por edhe gati për interpretim, pra si pjesa e gjallë e teatrit, që frymon pikërisht përmes shpirtit të aktorëve, fuqisë së transformimit të tyre psiko-fizik në personazhet gjegjëse. Dhe kur salla ishte gati të ndiqte aktin sipër në skenë, ja ku ia behte gjithë historia se si u shkrua vepra. E gjitha nën hirin e poezisë, por e stërpikur doemos me ngazëllimin që na japin situatat komike mes aktorëve-personazhe, loja e tyre, gjestet, fjalët. Sepse njeriu, pas shpikjes së miteve dhe fesë, magjisë dhe ritualit, fjalës dhe muzikës, valles dhe lojës, krijoi një “agorë” tjetërlloj: Teatrin. Shfaqja m’u duk shi si një “agorë” për spektatorët, me simbiozat e habitshme: përvojë-filozofi, ndjeshmëri-meditim, veprim-afektim, magji-njëmendësi, narrativë-ligjërim poetik.
Jo se ishte personazhi kryesor, por Lulzim Zeqja na e dha dramaturgun e ri Edmond Rostand, këtë shpirt poetik dhe vargun e tij 12 rrokësh, në ankthin e bukur e ndezullues të krijimit, sikundër qe edhe historia e krijimit të figurës historike të Sirano de Berzherakut. Bri tij Helidon Fino m’u duk më pranë karakterit të komedisë me ojnat e tij jo vetëm foljore, por edhe fizike, në marrëdhënien e tij dashurore, i paaftë për fjalë të zjarrta por me tërësej një shpirt i ndezur. Ai që do të luante Siranonë ishte aktori me përvojë Vasian Lami, i saktë në veprimin e tij aktorial, por mbase jo mirëfilli i formatit të komedisë. Laerti Vasili krijoi një nga rolet më mbresues, duke luajtur jo vetëm me fjalorthin e frengjishtes (aspak si element i jashtëm a spekulativ), përkundrazi duke e bërë të vetën në krejt sjelljen e tij, me shkathtësinë, një përshpejtim të qëllimtë të së folurës, brufullimat etj. Genci Fuga ndriti me “budallallëkun” e birit të Koklenit, që nuk merrte vesh fare, i gjori, nga aktrimi, por që më pas çlirimi që pati teksa provoi seksin e bukur si mashkull, i dha hov e vërtetësi rolit të tij. Më tej më la mbresa Myzafer Zylfia me rolin e biznesmenit zezak, që veç dinjitetit dhe shpirtit të paepur për të realizuar një synim jete, i dha patos ligjërimit të tij se çfarë është teatri dhe pse na është i domosdoshëm ai! Sigurisht edhe aktorët e tjerë kishin krijuar figurat e tyre, dhe së toku krijuan një ansambël të njësuar dhe afektiv.

Në një shesh me dekore e rekuizitë të “lëvizshme”, e cila vendosej nga aktorët episod pas episodi, me pak objekte, shfaqja ruajti dinamizmin e lëvizjes dhe e energjizoi atë. Kostumet e Laedia Hajdarit na e sollën epokën e fundshekullit XIX dhe diku-diku qenë të stilizuara në dobi të ecurisë për ta sjellë subjektin ca më pranë nesh, sikurse muzika e Endri Sinës i gjegjej tonit emocional të veprës. Dua të shpreh edhe një mbresë të fundit, tashmë jo e lidhur me komedinë “Edmond” në Teatrin Kombëtar. Unë e kam parë këtë komedi edhe në një film dhe, të them të drejtën, mbresat e mia ishin ku e ku më të bukura e më të përkryera nga imazhet filmike, interpretimi i aktorëve, sidomos i Rostandit dhe Koklenit. Do më thonë: E ç’krahason dhe ti një film aq të sukseshëm e të njohur me një shfaqje të teatrit shqiptar, ku jo vetëm hapësira e veprimit ngushtohet. E di, dhe prandaj e përmenda. Afërmendsh filmi ishte më lart dhe më i përpunuar në shumëçka, por ama edhe shfaqja jonë “Edmond” më fali ngazëllim. E njihja subjektin, dhe pra e kisha shijuar më herët atë, prandaj dhe në konceptin regjisorial të çiftit Xhunga-Çobani receptimi im si spektator u adresua te gjetjet e regjisorëve, ritmi i lartë, trajtimi i karaktereve, aktrimi dhe artistët e tjerë realizues. Gjersa shfaqja ma dha shijen e artit, humorit, poezisë dhe ngazëllimit, domethënë se ajo shkoi përtej pëlqimit tim si kritik. Është e 20-ta shfaqje a më shumë dhe duartrokitjet e ngrohta të spektatorëve, brohorimat e tij, qenë për mua testi i njëmendët i sukesit. Me intuitë e ndjej se kjo shfaqje do të vazhdojë më tej dhe do të falë jo thjesht kënaqësi estetike, por dhe një dashuri më shumë për teatrin; është një ngashnjim i teatrit në kohë rreziku e sëmundjeje, ftesë e përhershme e tij për të qenë pranë spektatorit në artikulimet e jashtëzakonshme që jep për ata… Duke dalë prej shfaqjes, tek unë ia behu mendimi: Jemi të gjithë nga pak Sirano de Berzherak, qofshim hundëmëdhenj, fytyrshtypur, me flokë a pa flokë, dashnorë të thekur pas teatrit a bukuroshë, të gjithë vrapojmë drejt një shporte ëndrrash; jemi shpirtra poetikë, që në mbrëmje pas interpretimit në skenë mblidhemi në shtëpitë tona, me gratë, burrat, fëmijët e familjet tona, të lodhur nga shëmtia e ditës, shpinakërrusur nga hallet, nga fshikullimet e mërzive, dështimeve e mërive, e megjithatë teatri na mbledh… Dhe sa lind dielli, rishtazi marrim pak dritë nga poezia e kësaj “agore”, nga ëndrrat që teatri na kumton. Dhe rifutemi në magjinë e skenës, për të ftuar në seancat tona spirituale mijërat e spektatorëve që mbushin sallën, duke i ftuar në një dialog sa të perëndishëm aq dhe njerëzor, sa mes mugujve të trillit aq dhe në dritësimin e së vërtetës. Këto fjalë ia kushtoj posaçërisht aktorëve të komedisë “Edmond”…

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

blog blog histori teatri josif papagjoni teatër histori teatri josif papagjoni teatër

Sondazh

Poll
Insights 28 Mars 2022, 15:40

Grushti

Nga Kostana MoravaUne dhe B, kusheriri im, jetuam bashke per nje periudhe jo te vogel kohe. B kish humbur babain dhe dhimbja qe aq e madhe sa nuk mund te jetoni...

Insights 20 Mars 2022, 10:01

Shtëpitë publike në komunizëm

Nga Ilir GjiniProstitucioni, profesioni më i vjetër në botë, çuditërisht ka ekzistuar edhe në monizëm. Duket e pabesushme që një sistem që survejonte gji...

Insights 19 Mars 2022, 16:03

Tregu vdiq. Të rrojë qeveria

Nga Klodian TomorriNderhyrja brutale e qeverise per te percaktuar cmimet ne shkalle te gjere perben goditjen me te rende te ekonomise se tregut ne 30 vitet e Sh...

Insights 14 Mars 2022, 13:46

Paketa e qeverisë, e frikshme dhe fyese

Nga Artan FugaNa! Kafshoni një copë ballokume! Shoh këtë paketën e asaj që u quajtka rrezistenca sociale e shpallur sot ditën e Ballokumes! Të merr frika! Në fi...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet