Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
LOS-BLANCOS- Dhjetëra të arrestuar, tonelata me kokainë dhe miliona euro të sekuestruara. Ky është rezultati i një mega-operacioni të nisur nga policia italiane, i shtrirë në disa shtete. Itali, Spanjë, Holandë, Dubai dhe Shqipëri, kanë qenë zonat ku grupi ka patur të shtrirë aktivitetin e jashtëligjshëm të trafikut të drogës. Operacioni i koduar “Los Blancos”, ka shkatërruar një kartel që sipas mediave italiane është karteli shqiptar i trafikut të drogës në kontinent, me emrin LOS BLANCOS, (Të Bardhët). Hetimi ka nisur nga një skuadër hetimi “Florence Mobile Team”, një ekip gjerman dhe qendra evropiane për trafikun e drogës në bashkëpunim me Eurojust dhe Europol, Anti-Mafian italiane, qendrën kundër terrorizmit dhe qendrën kombëtare të policinë kriminale. Operacioni “Los Blancos” është shtrirë po ashtu edhe në vendin tonë, ku mësohet se deri më tani janë të arrestuar 5 persona, emrat e të cilëve, Dosja.al ka arritur t’i zbulojë dhe ata janë: Gentjan Manaj, Rexhino Ibrahimi, Vladimir Lesaj, dhe Elvis Jaupaj. Të 5 të arrestuarit do të ekstradohen në Itali për llogari të autoriteteve italiane. Po ashtu në pranga kanë rënë, Lek Colaj, 40 vjeç, i cili u arrestua në Rumani; Gjergj Lesaj, 38 vjeç, i cili u arrestua ne Holandë; Sokol Aliko (Memetaj), 36 vjeç, i cili u arrestua në Spanjë; Robert Varga, 44 vjeç, i cili u arrestua në Hungari. Gjithashtu iu komunikua masa e sigurisë “Arrest në burg” shtetasit Altin Velsula (Hoxha), 36 vjeç, i cili ndodhet në burg në Norvegji.
Ndërkohë që në Dubai është arrestuar biznesmeni Eldi Dizdari. Dizdari njihet në Shqipëri si bashkëshorti i ish-missit, Suada Sherifi. Dizdari alias Denis Matoshi, është një emër i njohur në Shqipëri për përfshirje në trafikun e drogës, megjithëse autoritetet tona, kurrë nuk ia dolën të provonin përfshirjen e tij në trafikun e drogës. Ai u përfol si një nga emrat që morën pjesë edhe në përplasjen me armë në ish-bllok, por ngjarja u “mbulua” nga policia dhe prokuroria shqiptare. Emri i Dizdarit doli në skenë edhe pas arrestimit të Arbër Cekajt, i dënuar tashmë me 14 vite burg për trafikimin e 613 kilogramëve kokainë, që u kapën në Maminas më 2018. Dizdari është kushëri i afërt me Cekajn dhe tashmë ai pritet të ekstradohet në Shqipëri.
(f.g/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANE– Ditën e sotme ka ndërruar jetë nga Covid-19 farmacisti korçar, Romeo Zallemi. 85-vjeçari ishte infektuar me koronavirus 20 ditë më parë.Ai...
ELBASAN- Ky që shikoni në foto është Bujar Çela, që u ekzekutua mëngjesin e sotëm me armë zjarri në një lokal tek rrethrrotullimi i Bradasheshit në Elbas...
ELBASAN– Ka reaguar për mediat pronari i lokalit ku u ekzekutua mëngjesin e sotëm vëllai i Talo Çelës. Ai është shprehur se Çela ka qenë njeri i m...
ELBASAN– Mëngjesin e sotëm, në një lokal tek rrethrrotullimi i Bradasheshit në Elbasan është ekzektuar me armë zjarri Bujar Çela, vëllai i të shumëkërkua...
TIRANE– Aktorja e njohur Ema Andrea ka treguar se është telefonuar nga një person i cili i ka komunikuar se është pozitive me COVID-19 e se nuk duhet të lëvizë ...
ELBASAN- Vrasja e vëllait të Talo Çelës, Bujar Çela dyshohet se ka qenë e mirëorganizuar dhe paramenduar. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se kan...
Prof. Giora Solar është personalitet i njohur botëror në fushën e Trashëgimisë Kulturore.Gjatë viteve 1988-1994 ai krijoi dhe drejtoi Departamentin e Autoriteti...
ELBASAN- Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e 50-vjeçarit Bujar Çela në Elbasan. Mësohet se 50-vjeçari është ekzekutuar teksa po pinte kaf...
ELBASAN- Detaje të reja zbardhen nga ekzekutimi mafioz i 50-vjeçarit Bujar Çela në Elbasan. Mësohet pas vrasjes, autorët kanë djegur makinën e për...
ELBASAN- Ekzekutohet me armë zjarri në Elbasan Bujar Çela, vëllai i Talo Çelës, një nga grabitësit e 4.6 mln eurove në aeroportin e Rinasit, më 9 ...