LIVE UPDATES
Politike

Ndërpritet seanca parlamentare, Basha nuk merr fjalën pa Ramën prezent, deputetët e PD-së: Mblidhemi nesër nëse është l

16 Shtator 2021, 14:30 Nga DOSJA
Ndërpritet seanca parlamentare, Basha nuk merr fjalën pa Ramën

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka refuzuar të marrë fjalën në Kuvend, pa prezencën e kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit u largua pas prezantimit të programit qeverisës. Thirrjeve të kryeparlamentares Lindita Nikolla për të marrë fjalën, Basha iu përgjigj përmes deputetëve të PD-së. Me radhë, demokratët treguan se duhej prezenca e Ramës në sallë si detyrim kushtetues dhe moral ndaj shqiptarëve për të dëgjuar dhe mendimin e Opozitës. I pari foli Alfred Rushaj, i cili tha se kreu i Qeverisë duhet të jetë në sallë për të dëgjuar çfarë mendojnë përfaqësuesit e atyre që kanë votuar Opozitën. Jorida Tabaku dhe Gazment Bardhi kërkuan gjithashtu të njëjtën gjë.

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla tha se nuk ka asnjë rregull që e kushtëzon prezencën e Ramës. Deputetin Tomor Alizoti që ndërhyri, ai e konsideroi zhurmues. Tritan Shehu tha se seanca mund të zhvillohej edhe nesër nëse Rama është i lodhur. Pas këtyre debateve, në një mesazh drejtuar Nikollës, kryeministri Rama njftoi se në orën 17:00 do të ishte në seancë dhe se ishte larguar për një çështje shumë të rëndësishme që kishte lidhje me punën. Seanca u ndërpre për 15 minuta.


Pjesë nga debati në sallë: 

Alfred Rushaj: Ai ka të drejtë të diskutojë me ju për datën dhe zotëria duhet të jetë këtu kur flitet për programin e tij qeverisës. Propozojmë të ndërpritet seanca, kryeministri të vijë këtu dhe të nisim debatet për çfarë ai propozoi që të ndodhë në katër vitet e ardhshme. Është kushtetuese dhe logjike zonja kryeparlamentare. Propozojmë të ndërpritet seanca dhe kryeministri të dëgjojë zërin e Opozitës. Po të ishte seancë normale do të zhvillohej nesër. Ose e gjitha që u bë është e pavlefshme, na thatë se kryeministri duhet të rregullojë axhendën. Tani duhet të vijë në respekt të qytetarëve. Të dëgjojë çfarë mendojnë përfaqësuesit e atyre që kanë votuar.

Lindita Nikolla: Faleminderit, vijojmë me rendin e ditës. Fjalën e ka Lulzim Basha. Rregullorja ka përcaktuar vijimësinë e punës së kësaj seance. Nuk ka asnjë nen që i përgjigjet kërkesës tuaj.

Jorida Tabaku: Është detyrim ndaj qytetarëve që kryeministri të vijë këtu dhe të dëgjojë mendimin e Opozitës, na sollët në seancë në orën 13:00, erdhëm, na sollët në orën 16:00, ja ku jemi. Keni gjithë ditën që na zvarrisni, ai i ka vënë firmën këtij dokumenti, kështu që të vijë këtu dhe të dëgjojë mendimin e Opozitës.

Gazment Bardhi: A mund tu shpejgoni shqiptarëve çfarë pune më të rëndësishme ka kryeministri Rama që nuk është në seancën më të rëndësishme të këtij parlamenti? ka dhënë ndonjë shpjegim? Ka detyrim kushtetues të jetë në seancë.

Taulant Balla: Zonja kryetare, neni 110 nuk kushtëzon asnjë deputet, as kryeministrin që të qëndrojnë përgjatë gjithë debatit. Është shembull dhe standard, që vitet që vijnë pas le ta kthejnë në standard. Kur kam qenë unë në opozitë është që kryetari i opozitës ka të njëjtën kohë si kryeministri. Për kalamajtë që nuk e mbajnë mend rregulloja ka ndryshuar pas vitit 2013. Deputetët e rinj duhet të kuptojnë se ndërhyrja gjatë fjalës…nuk marr përsipër që të edukoj askënd që nuk e kanë pasur mundësinë që të edukohen. Është një zhurmues në krah të djathtë që duhet të ndalojë emetimin. Nëse i referehemi asaj që është e drejta zakonore, kurrësesi nuk është ndërprerë debati se kryeministri nuk është në sallë.

Tritan Shehu: Nuk ndodh në asnjë vend të botës kjo gjë që kryeministri të fshihet pasi ka sjellë disa letra dhe pastaj të ikë. Është e palogjikshme, tregoni dimensionin tuaj si kryetare parlamenti, ndërprosni seancën, nesër në mëngjes me ditë të re dhe vijmë të gjithë të nisim debatin tonë. Ndoshta kryeministri është i lodhur dhe njeri është edhe ai, e kuptojmë. Vetëm tek Kim Jong Un mund të ndodhë kjo gjë.

Lindita Nikolla: Kam një mesazh nga Kryeministria, që mungesa e tij është për arsye shumë të rëndësishme pune. Në orën 17:00 do të jetë këtu. Basha të presë dhe të flasë kur të jetë i pranishëm kryeministri

Alfred Rushaj: Kërkoj pezullimin e kësaj seance dhe pezullimin e kësaj seance. Unë nuk mendoj që ka seancë më të rëndësishme se kjo. Të ndërpresim mbledhjen

Lindita Nikolla: Ndërpritet seanca për 15 minuta.

LAJMI KRYESOR: Seancë MARATONË në Kuvend! Jepet votëbesimi për qeverinë e re, Rama “shtrin dorën” tek PD: Gati për bashkëpunim, krizat do i zgjidhim vetëm ‘shqip’! Debati i parë me Bashën për COVID, kryedemokrati: Politikë me të vdekur!

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike alfred rushaj edi rama gazment bardhi jorida tabaku lindita nikolla lulzim basha seanca plenare 16 shtator 2021 taulant balla tomor alizoti alfred rushaj edi rama gazment bardhi jorida tabaku lindita nikolla lulzim basha seanca plenare 16 shtator 2021 taulant balla tomor alizoti

Sondazh

Poll
Politike 16 Shtator 2021, 14:06

TIRANË– Krahas zhvillimeve politike, në seancën parlamentare të ditës së sotme ra në sy edhe mënyra se si ishin veshur deputetët. Sigurisht që zonjat...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj