LIVE UPDATES
Politike

Bosnjë Hercegovina pjesë e “Open Balkan”? Robelli: Flluskë propagandistike për të sulmuar Kosovën, Zoran Tegeltija edh

16 Shtator 2021, 14:03 Nga DOSJA
Bosnjë Hercegovina pjesë e “Open Balkan”? Robelli:

TIRANË– Gazetari kosovar, Enver Robelli ka hedhur poshtë lajmin e raportuar një ditë më parë nga Top-Channel se Bosnjë Hercegovina ka vendosur t’i bashkohet nismës “Ballkani i Hapur”, duke e çuar në katër numrin e vendeve të bashkuara në këtë marrëveshje. Në një shkrim të publikuar në Koha.net. Robelli shkruan se lajmi ekskluziv i përhapur dje është vetëm një flluskë propagandistike për të sulmuar Kosovën.

Ai shkruan se Zoran Tegeltija, kryesues i Këshillit të Ministrave të Bosnjë-Hercegovinës, pra kryeministri i këtij vendi është një politika serb, ka qenë ministër i financave në republikën serbe të Bosnjës, aleat i Milorad Dodikut, dhe se nuk është çudi të ketë thënë vërtet se mendon që Bosnja ndoshta do t’i bashkangjitet nismës “Open Balkan”.

Por, sipas Robellit, Tegeltija nuk mund të vendosë për vendin si ‘kokë më vete’ pasi Bosnja është shtet i tre popujve me fuqi vendimmarrëse dhe me veto. Ai citon ministren e jashtme, Bisera Turkoviç e cila në nëntor 2020 ka thënë se „Mini-Schengeni“ për Bosnjën nuk është projekt tërheqës.

Shkrimi i plotë i Enver Robellit:

“Bosnja do të jetë pjesë e ‘Open Balkan’“ – kështu njoftoi dje me bori e trumbetë një medium nga Tirana. Ky lajm është larg të së vërtetës. Por qëllimi i plasimit të lajmeve të tilla nuk është e vërteta. Qëllimi është: sulmi ndaj Kosovës. Madje duke cituar verbërisht politikanët serbë të Bosnjës, të cilët flasin si Aleksandar Vuçiqi, por nuk mund të marrin vendime kokë më vete në Bosnjë, sepse Bosnja është shtet edhe i dy popujve të tjerë. Iniciativa „Open Balkan“, thotë ministrja e Jashtme e Bosnjës, e ka humbur rëndësinë në kuptimin ideor, sepse është paralelizëm i „Procesit të Berlinit“.

Mediat oborrtare të qeverisë „socialiste“ të Tiranës dje me bori e trumbetë dhe nën siglën „ekskluzive“ dhanë këtë lajm: edhe Bosnjë-Hercegovina po i bashkohet nismës „Open Balkan“. Kështu paskësh thënë Zoran Tegeltija, kryesues i Këshillit të Ministrave të Bosnjë-Hercegovinës, pra kryeministri i këtij vendi. Nëntoni i lajmeve të tilla të fryra e ka një synim: të bëhet propagandë kundër Kosovës, e cila, ja, nuk po e përkrahë „Open Balkan“, kurse Bosnja gjoja ndërroi mendje. Por sa është e vërtetë kjo? Zoran Tegeltija është politikan serb, ka qenë ministër i financave në republikën serbe të Bosnjës dhe është aleat i Milorad Dodikut, liderit të serbëve të Bosnjës, i cili po të kishte fuqi nuk do e priste të nesërmën për ta shkatërruar Bosnjën. Nuk është kurrfarë befasie nëse politikanët serbë të Bosnjës vallëzojnë me takt të muzikës së Beogradit. Nuk është as befasi që Tegeltija të thotë se ai mendon që Bosnja ndoshta do t’i bashkangjitet nismës „Open Balkan“.

Por, punët politike në Bosnjë janë paksa më të ndërlikuara dhe këtë ndoshta duhet ta kenë parasysh mediat e oborrit qeveritar në Tiranë. Zoran Tegletija nuk mund të marrë vendim kokë më vete për „Open Balkan“. Bosnja është shtet i tre popujve me fuqi vendimmarrëse dhe me veto. Për shembull ministrja e Jashtme Bisera Turkoviq në nëntor 2020 ka thënë se „Mini-Schengeni“ për Bosnjën nuk është projekt tërheqës. „Nga momenti kur është nënshkruar ‘tregu i përbashkët rajonal’ në kuadër të Procesit të Berlinit, i cili është i bazuar në katër liritë, i ashtuquajturi ‘Mini-Schengen’ praktikisht e ka humbur rëndësinë në kuptimin ideor“, ka deklaruar Turkoviq. BBC në gjuhën serbe e ka pyetur ministrinë e Jashtme në Sarajevë se përse Bosnja nuk është ende pjesë e nismës „Open Balkan“ dhe përgjigjja ka qenë kjo: „Presidenca e Bosnjë-Hercegovinës nuk ka marrë ende vendim për këtë“. Presidenca e Bosnjës i ka tre anëtare – një boshnjak, një serb, një kroat. Momentalisht disponimi i dy anëtarëve të presidencës (boshnjakut dhe kroatit) është kundër hyrjes së Bosnjës në „Open Balkan“. Andaj lajmi „ekskluziv“ i përhapur dje nga mediat oborrtare tiranase është vetëm një flluskë propagandistike.

Mali i Zi po ashtu nuk dëshiron të jetë pjesë e „Open Balkan“, ndonëse ky vend tani ka një qeveri që konsiderohet proserbe. Zorka Kordiq, kryenegociatore e Malit të Zi për anëtarësim në BE, ka thënë për gazetën „Vijesti“ se Podgoricës më shumë i përshtatet tregu i përbashkët rajonal në kuadër të Procesit të Berlinit dhe jo „Open Balkan“ i instaluar nga Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria. Në lidhje me „Open Balkan“ profesori grek Nikolaos Cifakis nga Universiteti i Peloponezit thotë: „Ekziston rreziku që iniciativa ‘Open Balkan’ mund të thellë vijat ekzistuese ndarëse në rajon dhe zbatimi i saj mund të paraqesë një fushëbetejë të re për çështjet e Kosovës dhe Bosnjës. Nëse Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut duan të shmangin këtë rrezik, duhet t’i kenë parasysh shqetësimet e vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor dhe t’i japin përparësi inkluzivitetit të procesit”.

Një ditë më parë, gazetari i Top Channel shkruante se Zoran Tegeltija, Kreu Këshillit të Ministrave të Bosnje Hercegovinës, ka pohuar se vendi i tij është i gatshëm të ulet në tryezën e Ballkanit të Hapur. Sipas artikulliy, kjo shtesë në tavolinën ku janë ulur vetëm kryeministri Edi Rama, Zoran Zaev nga Maqedonia e Veriut dhe presidenti Serb Aleksandar Vuçiç, ka ardhur pas vizitës së Angela Merkel.

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike bosnje hercegovina ne ballkanin e hapur enver robelli open balkan zoran tegeltija bosnje hercegovina ne ballkanin e hapur enver robelli open balkan zoran tegeltija

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj