LIVE UPDATES
Politike

Seancë MARATONË në Kuvend! Jepet votëbesimi për qeverinë e re, opozita bllokon foltoren, rinis seanca pas 2 ndërprerjesh,

16 Shtator 2021, 05:22 Nga DOSJA
Seancë MARATONË në Kuvend! Jepet votëbesimi për

TIRANË– Ka nisur që prej orësh 10:00 seanca maratonë, ku do të bëhet votëbesimi i kabinetit të qeverisë “Rama 3”. Seanca e sotme ka nisur me fjalën e kryeministrit Edi Rama, i cili për më shumë se një orë ka renditur të gjitha pikat e programit të tij që do të hidhet në zbatim për 4 vitet e ardhshme, por nuk ka lënë pa përmendur edhe mesazhet e tij politike ndaj opozitës, duke kërkuar edhe njëherë bashkëpunim.

Fjalën nga foltorja e Kuvendit, kreu i qeverisë e ka nisur me prezencën e grave në kabinet, ndërsa opozitës edhe njëherë i shtriu dorën për bashkëpunim teksa vuri edhe “vijat e kuqe” me ta. Rama tha se nuk presin bashkëpunim për gjithçka me ta, por shtoi se duan komunikim, duke theksuar se nuk do të pranojnë më asnjë ndërmjetësues të huaj për të zgjidhur krizat në vend. Po ashtu, ai ka folur për premtimet duke bërë një ndryshim të fundit dhe të paparashikuar në program; rritjen e pagave për solistët e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, ndërsa për pensionistët tha se kishte mbi tryezë një plan për të bërë rritje por nuk e cilësoi si premtim, por angazhim pa dhënë një datë se kur mund ta mbajë. Kryeministri Edi Rama tha se gjatë mandatit të tretë synohet rritja graduale e pagës minimale deri në 40 mijë lekë të reja deri në fund të mandati.

Nga premtimet, Rama mbrojti nismën “Ballkani i Hapur” ku tha se kjo i shërben të gjithë rajonit që të fuqizohen dhe për ‘të nxjerrë’ vetë gomarin nga balta pa pritur Brukselin, ndërsa nuk u kursye duke përmendur rolin e Kosovës dhe kundërshtarët e nismës. Ai shtoi se pas kësaj nisme nuk fshihet asnjë teori konspirative. Ndërsa ceku edhe çështjen e integrimit në BE-ë, ai ripërsëriti se kjo gjë nuk varet nga qeveria, por nga politika e brendshme e shteteve anëtare në BE.


Kryeministri Edi Rama teksa prezantoi programin e ri qeverisës, tha se turizmi do të hyjë në një fazë historike, pasi do ta nisa puna për ndërtimin e 4 porteve historike, por u “hoqi veshin” të gjithë kryebashkiakëve duke i kërcënuar se nëse nuk mbajnë pastër ambientin, nuk do të përfitojnë asnjë grant investimi. Teksa ishte tek ambienti, Rama prezantoi edhe nismën që do të ndërmerret shumë shpejt. Pas 9 muajsh, 1 qershor 2022, në vend nuk do të ketë më qese plastike.

Në fjaën e Ramës, drejtësia ishte gjithashtu një pikë që e ceku disa herë. Kryeministri Edi Rama theksoi se cilido që do të shkojë para drejtësisë nga radhët e ekzekutivit do të duhet të mbrohet i vetëm. Ndërsa shtoi se edhe krerët e botës së krimit, e të tjerë që i kanë llogaritë e hapura me ligjin nuk e bëjnë më gjumin e qetë e fshihen skutave.

Ndërsa teksa fliste për pandeminë, ndodhi dhe debati i parë mes Ramës dhe kryedemokratit Lulzim Basha, ku të dy iu adresuan njëri-tjetrit. Teksa Rama nënvizonte se vendi nuk u gjunjëzua në kohën e zezë të pandemisë duke i akuzuar dhe se kishin “bërë aleancë” me virusin, ndërsa Basha nga vendi i kujtoi sipas tij numrin e vërtetë të viktimave, 16 mijë. E vetmja që ndërhyri dhe “shoi gjakrat” ishte kryeparlamentarja Lindita Nikolla.

Pas përfundimit të fjalës së kryeministrit, ministrat e tij i kanë dhënë përgjigje pyetjeve të depozituara nga deputetët. Por debati nuk ka përfunduar me kaq! Për më shumë se 2 orë, deputetët e opozitës kanë kërkuar që në replikat e tyre të jetë prezent në diskutimet e tyre, duke bllokuar edhe foltoren e Kuvendit. Rama u rikthye në sallë në orën 18:00, ku pas debateve me deputetët Ervin Salianji dhe Alfred Rushaj, kryedemokrati Lulzim Basha mori fjalën, duke e cilësuar demokracinë si një “kufomë” ndërsa përmendi me emër të gjithë ata që sipas tij nuk duhet të jenë në sallë. Po ashtu, Basha u shpreh edhe për nismën “Open Ballkan” duke dalë kundër saj. Deputetët flasin njëri pas tjetrit pasi janë regjistruar për të marrë nga 10 minuta kohë. Seanca mund të zgjasë gjithë natën.

Kreu i qeverisë Rama dhe ministrat e tij do të duhet që të marrin votëbesimin në Kuvend, për t’u betuar më pas tek Presidenti, i cili duket se është gati të pranojë betimet e të zgjedhurve pasi u sigurua që asnjë nuk është nën hetim. Partia Socialiste ka 74 mandate të fituara nga zgjedhjet e 25 prillit, kundrejt 59 që ka fituar Partia Demokratike, ndërsa pjesa e mbetur nga 140 deputetë është ndarë mes 4 përfaqësuesëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe 3 të tjerëve nga Partia Social Demokrate.

(a.b;k.m)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike seanca plenare 16 shtator 2021 votebesimi i qeverise rama seanca plenare 16 shtator 2021 votebesimi i qeverise rama

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit