Merrte rryshfet bashkë me kolegun, ky është mjeku i QSUT-së, mesazhet në kohën e Covid-it: Unë rri në sh...
Aktualitet
Gjirokastritët dhe Korçarët më punëtorë, Lezha, Dibra dhe Tirana më ‘dembele’
24 Janar 2022, 06:24Nga DOSJA
SHQIPËRI – Qarqe të ndryshme të vendit shfaqin sjellje ekstreme ndaj punës, pasi në disa prej tyre popullsia në moshë punë (+15 vjeç) shfaq një interes të lartë për të punuar ose është gjithmonë në kërkim të një pune, ndërsa në disa të tjera grupi i popullsisë në moshë pune nuk dëshiron të punojë, d.m.th. nuk është në kërkim të një pune edhe pse në treg ka nevojë për pune.
Për shembull qarqet e Gjirokastrës dhe Korçës kanë një interes më të lartë ndaj punës se qarqet e tjera. Siç raportoi INSTAT në qarkun e Gjirokastrës 74 % e popullsisë në moshë pune (+15 vjeç) punuan ose ishin në kërkim të një pune në tremujorin e tretë të vitit 2021. Gjithashtu korçaret paraqesin një interes më të lartë se qarqet e tjera për tregun e punës, pasi 68.7 për qind e tyre ishin në punë ose në kërkim të saj. Në të kundërt në qarkun e Lezhës interesi i popullsisë për punë është shumë i ulët edhe pse bizneset në zonë shfaqin mungesa të theksuara për punonjës.
Sipas të dhënave të INSTAT vetëm 48.9 për qind e popullsisë në moshë pune në qarkun e Lezhës ishte në punë apo në kërkim të një punë në 3 mujorin e tretë, ndërsa pjesa tjetër më shumë se gjysma e popullsisë në moshë punë nuk janë as në punë dhe as duke kërkuar pune.
Nga ana tjetër bizneset në zonë po vuajnë mungesën e theksuar të punonjësve. Alban Zusi që ka disa fabrika në industrinë përpunuese në këtë qytete pohoi se, mungesa e punonjësve është shndërruar në shqetësimin kryesor vitet e fundit. Lezha është një nga qarqet vendit që ofron punësimin në shërbime për shkak të zhvillimit të shpejtë të turizmit. Gjithashtu qarku i Lezhës ka të zhvilluar bujqësinë argotizmin dhe industrinë përpunuese.
Pas Lezhës interes të ulët për tregun e punës shfaqin dibranët. Në këtë qark vetëm 54 për qind e popullsisë në moshë punë ishin duke punuar ose duke kërkuar punë. Dibra është një qark ku mbizotëron vetëpunësimi në bujqësi.
Popullsia e qarkut të Tiranës gjithashtu ka një pjesëmarrje të ulët në tregun e punë të popullsisë në moshë pune. Vetëm 55% e popullsisë mbi 15 vjeç ishin në punë ose në kërkim të punës, duke e renditur kryeqytetin me popullsinë me pasive në vend edhe pse ka ofertën më të lartë për punë në shkallë kombëtare si rrjedhojë e përqendrimit më të lartë të aktivitetit ekonomik.
Gjatë tremujorit të tretë 2021, në qarkun e Durrësit kishte një interes më të lartë për të marrë pjesë në tregun e punës në raport me dy vitet paraardhëse, si rrjedhojë e përfshirjes në procesin e rindërtimit.(monitor)
(e.h/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
VLORË– Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Ngjarja e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë mbrëmjen e sotme...
EKUADOR– Mediat ekuadoriane kanë publikuar të tjera detaje në lidhje me vrasjen e shqiptarit Ergys Dashi në Guayaquil të Ekuadorit. ElUniverso shkruan se ...
KUKËS – Nesër do të organizohet një protestë paqësore në doganën e Qafë Morinës në kundërshtim të masave të qeverisë së Kosovës për hyrjen e qytetarë...
TIRANË– Dita e martë do të jetë dita më e ftohtë e javës dhe e muajit. Nesër temperaturat do të vijojnë të zbresin, por të martën do të kapin kulmin....
Nga Gjergj ErebaraKryeministri Edi Rama hodhi në “diskutim publik” idenë e tij kontroverse të aministisë fiskale dhe penale, duke e prezantuar atë si një inicia...
TIRANË– 6 marsi është dita kur shqiptarët do t’i drejtohen sërish kutive të votimit për kësaj here vetëm në 6 bashki të vendit. Palët politike në ven...