LIVE UPDATES
Aktualitet

6 marsi, aleatët e PD mes 2 zjarreve, siguria e Ramës dhe heshtja e LSI-së

23 Janar 2022, 19:17 Nga DOSJA
6 marsi, aleatët e PD mes 2 zjarreve, siguria e Ramës dhe heshtja e

TIRANË– 6 marsi është dita kur shqiptarët do t’i drejtohen sërish kutive të votimit për kësaj here vetëm në 6 bashki të vendit. Palët politike në vend do të duhet që të përballen sërish me njëri-tjetrin për të nxjerrë fitues kandidatin e tyre të përzgjedhur për të garuar në Lushnje, Shkodër, Durrës, Vorë, Rrogozhinë e Dibër. Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për legjitimitetin e zgjedhjeve të 2019, presidenti Ilir Meta, si kurrë më parë deklaroi ditën e zgjedhjeve gjatë një intervistë televizive, ndikuar dhe nga shenja e tij e horoskopit (arsye pse zgjodhi muajin mars). Por përtej notave të humorit që kreu i shtetit këto zgjedhje do të përdoren nga palët për të treguar “forcën” dhe influencën e tyre, ndërsa të tjerë do të kërkojnë që të ndryshojnë situatën në bastione të sigurta. Për 14 ditë, duke nisur nga 19 shkurti, kandidatët do të dalin në terren për të kërkuar besimin e qytetarëve.

PËRPLASJE PD-PS? Më shumë interes PD-PD

Prej kohësh Partia Demokratike është e ndarë në dy kampe, mbështetësit e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe të kryedemokratit Lulzim Basha. Gjuha e bashkëpunimit mes tyre nuk është gjetur as për zgjedhjet e pjesshme lokale, për t’u bërë bashkë kundër “armikut” të përbashkët, Partisë Socialiste dhe kandidatëve të zgjedhur nga kryeministri Edi Rama. Teksa ky i fundit e Basha duket se do t’i zgjedhin vetë kandidatët garues, Berisha ka propozuar një metodë të re; atë të primareve. Ai kërkon që për çdo bashki të propozohen disa emra e fillimisht të garojnë me njëri-tjetrin. Më pas me kundërshtarët politikë. Deri më tani ‘zëra’ nga Komisioni i Rithemelimit kanë përmendur mundësinë e një bashkëpunimi me Lëvizjen Socialiste për Integrim, por këta të fundit vetëm heshtin. Dosja.al ka kërkuar një prononcim zyrtar lidhur me mënyrën e garimit, por duket se e gjithë strategjia po përgatitet me fanatizëm brenda mureve të selisë. Megjithatë në një intervistë të mëparshme për mediat, Kryemadhi u duk sikur paraprakisht e rrëzoi një bashkëpunim me aleatin e dikurshëm, duke u shprehur: Kemi këndvështrime të ndryshme programore dhe ideologjike! Por mesa duket ka ndryshuar qëndrim dhe tani po negociohet. Në profil të ulët, por sërish negociata ka… Në fund të fundit heshtja është pohim!

Aleatët e PD mes dy zjarreve- LSI hesht

Bashkëpunëtorët e ngushtë të Bashës janë ndoshta në pozitën më të vështirë ku duhet të zgjedhin cilën anë të mbajmë. Kur partitë politike kanë nisur zyrtarisht përgatitjet për zgjedhjet duket se edhe aleatët po dëgjojnë ofertat e tyre, ndërsa propozimet i bëjnë edhe publikisht në çdo dalje të tyre televizive. 

Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu tha se nuk ka ende një ftesë nga Basha dhe në momentin që do të ketë një diskutim dy palësh do të bëjë publik qëndrimin e tij. Megjithatë shtoi se qëndron për një bashkëpunim me palëve kundër kryeministrit Edi Rama.  “Nuk kam marrë ftesë zyrtare nga PD. Nëse marr ftesë do të flas për qëndrimin tim”, tha ai.

Edhe Dashamir Shehi i LZHK-së kërkon të gjejë të mesmen e artë. Sipas tij, rruga më e drejtë është që të ngrihet një komision për të zgjedhur një kandidat të vetëm për çdo bashki. E kundërta për të i jep pikë vetëm Ramës. “Ne si LZHK jemi që të dalim me një kandidat të përbashkët. Të ngrihet një komision për të zgjedhur një kandidat. Nëse bëhen 2-3 kandidatë ia bëjmë peshqesh Edi Ramës. Këto zgjedhje nuk duhet të kthehen në garë mes opozitës. Nëse nuk arrihet dakordësi ne nuk shkojmë me asnjërën palë”, thotë Shehi. 

Ndërsa kreu i PAA Agron Duka ka një version tjetër. Ai ka hedhur mundësinë që PAA të mbështesë në Bashki të ndryshme, kandidatë të ndryshëm. Bazuar kjo në “koeficietin” e tyre në fitoren e garës.

SHEMBULL: Në Shkodër mund të favorizojnë një garues të zgjedhur nga Basha, e në Lushnje, një tjetër të Berishës.

Me Bashën nuk jemi takuar. Nuk kemi asnjë lloj ftese. Gjasat janë që nuk do ketë takim. Sepse për një javë fillojnë regjistrimet. Nga zoti Berisha kemi pasur takim Unë personalisht e kam takuar. Kemi vendosur të mbështesim një kandidaturë që na duket më e përshtatshme për një bashki të caktuar. Kjo mund të jetë e një grupi apo edhe një grupi tjetër. Bërja e një koalicioni me Bashën tashmë nuk është se kemi ndonjë kërkesë, por me Berishën që kemi një farë kërkese nuk i ndihmon bashkimit, por i ndihmon përçarjes”, shprehet Duka.

Ndërsa të tjerët, Vangjel Dule e Shpëtim Idrizi ende nuk kanë një koment publik për mendimin e tyre. Nga ana tjetër PD-ja zyrtare përmes nënkryetares Jorida Babaku i ka ftuar publikisht për të krijuar një front opozitar përballë maxhorancës. Por faktori “Berisha” dhe impakti i tij tek demokratët duket se i step. Ende nuk janë të vendosur e duke se para zgjedhjeve lokale do të shohim një zgjedhje edhe të demokratëve, që sigurisht nëse pranojnë ofertën e Berishës rrezikojnë “non grata” në PD nga Basha. Kohë ka plot, kafet kanë nisur të pihen…

GARUESIT

Asnjë nuk ka dalë me emra zyrtarë, ama kjo nuk pengon që aludimet të nisin e deri diku të zyrtarizohen edhe disa personazhe, ndoshta dhe për të “testuar ujërat”. Durrësi nuk ka risi, pasi vjen me Emirjana Sakon, e cila është e komanduar si kryebashkiake në qytetatin bregdetar. Ndërsa zonja tjetër që ka zgjedhur PS-ja për Shkodrën është Majlinda Angoni, e cila është aktualisht prefekte e këtij qyteti. Nga ana tjetër kryedemokrati Lulzim Basha ka vendosur që në Durrës të përfaqësohet nga Luan Hoti. Në të njëjtën zonë, Komisioni për Rithemelimin e PD-së ka nxjerrë si kandidat Ardian Mukën. Një emër tjetër që përflitet është edhe Mersin Murati! Ish-prefekti i Tiranës mendohet se do të jetë kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Vorës. PS s’ka emër të ri në Lushnje ku kandidohet e komanduara Eriselda Sefa, ndërsa Berisha ka 7 opsione, nga të cilat nuk ka ndarë se kë do vendosë përballë Sefës. Megjithatë deputeti Saimir Korreshi pretendon se do të jetë ai dhe demokratët e tjerë, ata që do të bëjnë atë që duket e pamundur: bashkimin Basha-Berisha. Të paktën që në Lushnje të dalin me një kandidat të vetëm. Mbetet për t’u parë sesa do t’ja dalë por marrë shkas nga zhvillimet e fundit, bashkimi duket i pamundur. Edhe pse shumë emra përfliten Rama, Basha, Berisha, vetë nuk kanë konfirmuar asnjë. Edhe LSI hesht! Por me këto zgjedhje duket se janë zhdukur edhe kandidatët e pavarur. Të paktën deri më tani s’ka asnjë deklarim!

BASTIONET

Puna më e lehtë për demokratët, ose “kafshata e lehtë” për demokratët, të cilitdo krah duket se do të jetë Shkodra. Që prej rënies së diktaturës ky qark ka qenë një bastion historik i të djathtëve, ku triumfin e vetëm e arriti Valdrin Pjetri, i cili garoi i vetëm në 2019, por ishte dekriminalizimi e “dogji”. Po Pjetri, pasi iu dha e drejtë nga Gjykata, ka kërkuar një shans të dytë, por duket se mund t’ja japë vetëm Zoti, sepse Edi Rama ia ka mohuar publikisht. Po ashtu edhe në Vorë duket se fitorja do të jetë më e lehtë për demokratët, pasi qyteti konsiderohet si bastion i tyre. Të paktën në letër! Megjithatë duket se gjithë emocionet e garës do t’i marrë Dibra. Kjo është një zonë e “paparashikueshme”, megjithatë duket se ka një epërsi të lehtë të Partisë Socialiste, të cilit e kishin këtë bashki deri pak muaj më parë. Rama i kërkoi Dionis Imerajt që të garonte për zgjedhjet parlamentare e të linte mandatin, por i humbi të dyja. Pikërisht në këto zgjedhje PD siguroi 3 mandate e PS 2, duke e lënë të hapur garën për fituesin. Garë e fortë për fituesin duket se do të shohim edhe në Rrogozhinë, bashki e cila është qeverisur nga të dy palët politike. Asnjëherë i konsideruar një bastion i sigurtë për asnjë nga palët.

PS nga ana tjetër duket se do ta ketë më të thjesht garën, pa derdhur shumë djersë në Durrës e në Lushnje. Këto zona konsiderohen si zona të sigurta të socialistëve, për më tepër që vetë Rama është deputet i qarkut të Durrësit, për të cilin braktisi Vlorën. Historia e 15 viteve të fundit flet për dominim të PS, por mund të ketë edhe surpriza. Në Lushnje më pas, edhe pse konsiderohet si vend i sigurtë për fitore, ka disa faktorë që mund të ndikojnë për keq. Fermerët e pakënaqur me qeverinë dhe skandali që solli arrestimi i Fatos Tushes mund të ndikojnë. Por do të jetë detyra e Erion Braçes e Taulant Ballës për të kërkuar në çdo cep votën. Puna nuk është e vështirë, por politikë është, gjithçka pritet!

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore kryesore edi rama lulzim basha sali berisha zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022 zgjedhjet e pjesshme lokale edi rama lulzim basha sali berisha zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022 zgjedhjet e pjesshme lokale

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet