LIVE UPDATES
Ekonomi

FOTO / Në familjen e Lulzim Veshajt në Vlorë, aty ku 7 persona jetojnë si në Mesjetë

28 Dhjetor 2021, 13:00 Nga DOSJA
FOTO / Në familjen e Lulzim Veshajt në Vlorë, aty ku 7 persona

VLORË – Kjo është familja e Lulzim Veshajt në Vlorë! Kjo është familja që jeton Mesjetën në mesin tonë. Të shtatë pjesëtarët e saj marrin frymë në një dhomë të gjithë bashkë të rrënojës së ish-Shtëpisë së Oficerëve në Vlorë, pa dyer, pa dritare, pa energji elektrike, në ngricë.

Në këto ditë të ftohta, vuajtja është edhe më e madhe për ta, për pesë fëmijët e familjes Veshaj që jetojnë në errësirën e një godine ku thuajse në qiell të hapur, ku çdo gjë që bie jashtë, bie edhe brenda banesës  ku ata jetojnë.

Shpresa dhe dëshira nuk janë zhdukur ende nga sytë e fëmijëve, që  ëndërrojnë të kenë një shtëpi të ngrohtë, të kenë ushqim dhe rroba për të veshur. Ata nuk ekzistojnë për institucionet shtetërore, ata nuk nuk ekzistojnë për bashkinë e qytetit, ata nuk ekzistojnë për Shërbimin Social,

Ëngjëlli i tyre është vetëm gjyshja, që i ushqen nipërit e mbesat me pensionin që merr, ndërsa  babai Lulzim Veshaj detyrohet të dalë çdo ditë të mbledhë mbetje plastike nëpër kazanët e qytetit që të nxjerrë bukën e gojës për pesë fëmijët e tij.

Makthire Veshaj, nëna e fëmijëve, me origjinë kosovare, shprehet se e ka shumë të vështirë të shikojnë fëmijët që vuajnë nga uria dhe jetojnë në atë godinë pa dritare, pa ujë, pa drita. Ka pasur ditë që fëmijët kanë fjetur dhe pa ngrënë, edhe në të ftohtë.

Dëshira e nënës është që të ketë një banesë ku fëmijët e saj të rriten si të gjithë fëmijët e tjerë. Të vegjlit e saj nuk shkojnë as në kopësht, as në shkollë për shkak të kushteve, ata  nuk kanë rroba, jo më mjete shkollore.

E bija tregoi se në shkollë nuk mund të shkojë se e talli, “pasi ne jemi të varfër dhe nuk kemi rroba të veshim”.

Dëshira e saj është të ketë një shtëpi dhe kur të rritet të bëhet mësuese. Ah sikur edhe natën e Vitit të Ri ta kalonte në një shtëpi të ngrohtë, me derën mbyllur, me ushqime në tryezë, si ata fëmijë që ajo i shikon të kalojnë përpara saj çdo ditë, të veshur bukur e me prindërit prej dore.

Festat duket se janë për të tjerë, por jo për atë, jo për vëllezërit e e motrat e saj, sepse kjo natë sonte do të kalojë njëlloj sit ë gjitha nesët e jetës së saj dhe Viti  i Ri, po njësoj në atë errësirë dhe të ftohtë.

Gjyshja e saj flet butë. Mirjane Veshaj përlotet kur e sheh çdo ditë si nipërit dhe mbesat e saj jetojnë në këto kushte, në një vend si ky pa ujë, pa drita, pa dritare. Ajo nuk e duron dit atë dhimbje, por del e kërkon borxhe nëpër dyqane që të ushqejë së paku nipërit dhe mbesat.

Godina  e  Shtëpisë së  dikurshme të Oficerëve është e pushtuar dhe  nga mbeturinat, e rrezikshme edhe për përhapje sëmundjesh midis familjeve të mjera në skamje që jetojnë po si ata. (SyriTv)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sociale sociale kushte si ne mesjete varferia ne shqiperi kushte si ne mesjete varferia ne shqiperi

Sondazh

Poll

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit