LIVE UPDATES
Ekonomi

Pasuritë e paluajtshme! Rivlerësimi të shtyhet deri në prill, pagesa në korrik

23 Dhjetor 2021, 06:11 Nga DOSJA
Pasuritë e paluajtshme! Rivlerësimi të shtyhet deri në

Procesi i rivlerësimit të pasurive të paluajtshme me tatim 3% nga 15% që është në periudhë normale do të shtyhet deri më 31 prill 2022 dhe me mundësi pagese të tarifës deri në fund të korrikut 2022.

Afati i rivlerësimit përfundonte më 31 dhjetor 2021. Shtyrja e procesit është konsultuar me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë dhe sipas burimeve në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës (ASHK) dhe aktorëve të tregut pritet t’i kalohet për miratim qeverisë. Kjo është hera e katër që brenda një periudhe të shkurtër parashikohet të ndryshojë afati i përfundimit të procesit.

Arsyeja e shtyrjes të afatit të rivlerësimit është numri i lartë i aplikimeve të papërfunduara nga ASHK dhe i atyre që kanë aplikuar për rivlerësim, por ende nuk kanë kryer pagesën e tatimit. Sipas të dhënave të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK) për Monitor për 2021 janë 42% e aplikimeve që ende nuk është paguar tatimi. Konkretisht janë kryer 56,623 aplikime për 32,944 të tilla është paguar tatimi 3% dhe ka përfunduar procesi, ndërsa për 16,682 aplikime nuk është paguar taksa. Sakaq nga ASHK janë ende të patrajtuara 2,506 aplikime dhe 4,491 prej tyre janë anuluar. Për totalin e aplikimeve të përfunduara në 2021 janë arkëtuar rreth 3,6 mld lekë.

Shtyrja e afatit të rivlerësimit do të ketë efekte pozitive te tregu i pasurive të paluajtshme sipas përfaqësuesve të Shoqatës Kombëtare të Ndërmjetësuesve (NAREA).

“Shtyrja e afatit të rivlerësimit së pari i jep mundësinë ASHK të përfundoj me sukses çdo aplikim të dorëzuar tashmë dhe për të cilin pronari rivlerësues (që në shumicën e rasteve është dhe shitës në të ardhmen e afërt) nuk ka marrë akoma një konfirmim për masën e tatimit të rivlerësimit. Nxit transaksionet me pasuritë e paluajtshme, duke i bërë të gjitha pronat, pavarësisht kategorisë, vitit të ndërtimit, gjendjes së amortizimit, të tregtueshme, konkurruese si dhe një alternativë e mirë ne treg. Nxit investimet në Pasuritë e Paluajtshme, duke zhvilluar titujt e pronësisë si dhe të drejtën e kujtdo për të zotëruar një pasuri të paluajtshme. Nxit formalizimin dhe shmangien e evazionit fiskal në transaksionet kalimit të pronësive. Nëpërmjet procesit të rivlerësimit bëhet e mundur reflektimi i çmimit real në treg dhe jo vetëm sipas çmimeve referencë dhe luftën kundër pastrimit të parave, duke inkurajuar transaksione të rivlerësuara sipas çmimit të tregut dhe jo vetëm sipas sistemit të çmimeve referencë”, citon Shoqata Kombëtarë e Ndërmjetësuesve.

Duke qenë se procesi i rivlerësimit po jep efekte pozitive në tregun e pasive të paluajtshme, NAREA pritet që shumë shpejt të propozojë një formulë që do të qëndrojë afatgjatë, duke shmangur shtyrjet e shpeshta të procesit. Metoda e re e rivlerësimit që po hartohet nga agjencitë mobiliare në bashkëpunim me MFE pritet të kategorizojë apartamentet sipas vjetërsisë, amortizimit dhe rregullave kontabël.

Ligji për rivlerësimin e pasurisë së paluajtshme hyri në fuqi që në 1 janar 2020, por zbatimi i tij nisi me vonesë, për shkak të mungesës së udhëzimit, i cili hyri në fuqi në fillim të muajit shkurt. Për periudhën janar-maj 2020 MFE njoftoi se numri i aplikimeve ishte i ulët dhe për këtë arsye nga 30 shtator 2020 që ishte afati i përfundimit u shty deri në fund të vitit të kaluar. Afatet e përfundimit të rivlerësimit u ndryshuan përsëri, për shkak të numrit të ulët të aplikimeve nga situata e krijuar nga pandemia, duke vendosur si afat të mbylljes të amnistisë 31 dhjetorin 2021./MONITOR

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

ekonomi ekonomi pasuri e paluajtshme tatime pasuri e paluajtshme tatime

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet