Baza detare e NATO-s në Pashaliman, deklarata e Ramës bën jehonë
Edi Rama TIRANË- Deklarata e kryeministrit Edi Rama për të ngritur një bazë detare të NATO-s në vend ka tërheuqr e...
Edi Rama TIRANË- Deklarata e kryeministrit Edi Rama për të ngritur një bazë detare të NATO-s në vend ka tërheuqr e...
Enkelejd Alibeaj dhe Taulant Balla TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka përcaktuar sot përbërjen e dy komis...
Foto ilustruese PUKË- Një 11-vjeçar është plagosur me armë zjarri, pasditen e sotme në fshatin Dom të njësis...
Evis Kushi, Olta Xhaçka, Belinda Balluku, Niko Peleshi dhe Ulsi Manja TIRANË- Qeveria ka miratuar udhëzimin që detyron administrat&eu...
Banka e Shqipërisë bëri të ditur këtë javë se bankat tregtare kanë shlyer plotësisht edhe kontributin e vitit të pestë të për Fondin e Ndërhyrjes së Jashtëzakonshme.
Në prill 2022, fondi u shtua me 735 milionë lekë nga arkëtimi i kontributit vjetor të bankave. Në total, pas derdhjes së kontributit vjetor të bankave për pesë vite që nga themelimi i tij, Fondi i Ndërhyrjes së Jashtëzakonshme arrin në rreth 3.45 miliardë lekë ose rreth 28.5 milionë Euro.
Fondi i Ndërhyrjes së Jashtëzakonshme u krijua në vitin 2018, për qëllime të zbatimit të instrumenteve të ndërhyrjes së jashtëzakonshme nga Banka e Shqipërisë.
Në thelb, ky fond është një instrument për të shpëtuar nga falimentimi bankat që eventualisht mund të ndodhen në vështirësi në të ardhmen, pa qenë nevoja për të kërkuar kontribut nga paratë e taksapaguesve. Kjo skemë reflekton kuadrin e ri ligjor të Bashkimit Europian me qëllim shpëtimin e bankave, që u ndërtua pas krizës financiare që nisi në vitin 2008.
Në zbatim të ligjit nr.133/2016 “Për rimëkëmbjen dhe ndërhyrjen e jashtëzakonshme në banka, në Republikën e Shqipërisë”, fondi duhet të arrijë nivelin e synuar prej 0.5% të totalit të detyrimeve të sistemit bankar, të llogaritura si diferencë midis aktiveve totale dhe kapitalit rregullator të të gjitha bankave të licencuara në Republikën e Shqipërisë, brenda 10 viteve nga hyrja në fuqi e ligjit.
Mbështetur në vlerën e deritanishme të detyrimeve, projeksioni është që brenda korrikut të vitit 2027 Fondi i Ndërhyrjes së Jashtëzakonshme në Banka të arrijë vlerën e 7.12 miliardë Lekëve. Bankat paguajnë kontribute të rregullta vjetore, me qëllim plotësimin e nivelit të synuar të fondit. Për plotësimin e këtij niveli të synuar, gjatë vitit 2021, kontributi vjetor i sektorit bankar u përllogarit në vlerën 735 milionë Lekë, në rritje me 11% krahasuar me një vit më parë.
Rritja ka ardhur për shkak të zgjerimit të detyrimeve të sektorit bankar vitin e kaluar, e ndikuar kryesisht nga rritja e lartë e depozitave. Kontributi vjetor i llogaritur sipas rregullores nr. 56/2017 “Për Fondin e Ndërhyrjes së Jashtëzakonshme dhe procedurat administrimit të tij”, e ndryshuar, u pagua i plotë në mënyrë proporcionale nga të gjitha bankat e sistemit bankar, brenda datës 30 prill 2022.
Fondi i Ndërhyrjes së Jashtëzakonshme administrohet nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave, në përputhje me politikën e administrimit të mjeteve financiare të fondit, politikë kjo që miratohet nga Banka e Shqipërisë.
Ky fond mund të përdoret nga Banka e Shqipërisë për disa qëllime, të tilla si: garantimi i aktiveve ose pasiveve të bankës në ndërhyrje të jashtëzakonshme, bankës urë apo shoqërisë për administrimin e aktiveve;
plotësimi i nevojës për likuiditet të bankës në procedurën e ndërhyrjes së jashtëzakonshme, bankës urë apo shoqërisë për administrimin e aktiveve;
blerja e aktiveve të bankës në procedurën e ndërhyrjes së jashtëzakonshme, për të kontribuuar në kapital dhe për të siguruar fondet e tjera të nevojshme për bankën urë apo shoqërinë për administrimin e aktiveve;
kompensimi i humbjeve të pambuluara që lindin për shkak të përjashtimit të detyrimeve të pranuara të kreditorëve të bankës në ndërhyrje të jashtëzakonshme; mbulimi i shpenzimeve për administrimin e Fondit të Ndërhyrjes së Jashtëzakonshme etj./MONITOR
Kryeministri Rama, prej disa ditësh po sulmon SPAK për arrestimet nga radhët e PS dhe kërkoi prangosjen e Berishës dhe Metës. Cilat janë arsyet sipas jush?
TIRANË- Ndonëse me ritme më të ulëta se në dy vitet e mëparshme, pandemia e Covid-19 ka vijuar që të marrë jetë njerëzish edhe në tremujorin e parë të këti...
TIRANË- Shteti duhet të vijojë të ofrojë mbështetje financiare për shtresat me të ardhura të ulëta të shoqërisë dhe për sektorët më të ekspozuar ndaj godit...
TIRANË– Rritja e vazhdueshme e çmimeve, sidomos atyre të ushqimeve rezulton se po rëndon buxhetin e familjeve çdo muaj e më shumë.Sipas...
TIRANË– Shqipëria rriti borxhin publik si rrjedhojë e paketave të ndihmës për përballimin e pandemisë, por shpenzimet për përfitimet sociale në përqi...
TIRANË– Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka rishikuar sërish në ulje pritshmëritë për rritjen ekonomike të Shqipërisë, vetëm një mu...
Sektori bankar e ka mbyllur tremujorin e parë të këtij viti me fitim, por në rënie të ndjeshme krahasuar me vitin e kaluar.Të dhënat e Bankës së Shqipërisë treg...
Banesat në Tiranë, gjatë tremujorit të parë të vitit 2022, patën rritje të mëtejshme të çmimit të një metri katror. Nga tremujori i parë i vitit 2021, ku...
TIRANË- Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka rishikuar sërish në ulje pritshmëritë për rritjen ekonomike të Shqipërisë, vetëm një muaj pas...
TIRANË– Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Ervin Mete tha se asetet e tregut të fondeve të investimeve pësuan...
TIRANË– Rritja e çmimeve të pasurive të paluajtshme në kryeqytet ka vijuar edhe në tremujorin e parë të këtij viti.Në tremujorin e parë 2022, ...