LIVE UPDATES
Ekonomi

Tremujori I, rritja e normave të interesit tkurr me 32% fitimet e sektorit bankar

11 Maj 2022, 05:16 Nga DOSJA
Tremujori I, rritja e normave të interesit tkurr me 32% fitimet e sektorit

Sektori bankar e ka mbyllur tremujorin e parë të këtij viti me fitim, por në rënie të ndjeshme krahasuar me vitin e kaluar.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se fitimi neto i sektorit bankar zbriti në vlerën e 3.28 miliardë Lekëve, me një rënie prej afërsisht 32% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ulja e fitimit në vlerë absolute është reflektuar negativisht edhe në treguesit e rentabilitetit. Kthimi nga kapitali aksioner, mesatarizuar me bazë vjetore, zbriti në 7.36%, nga 11.68% që kishte qenë në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërkohë, kthimi nga aktivet ra në 0.84%, nga 1.85% që kishte qenë në të njëjtën periudhë të vitit 2021.

Statistikat tregojnë se zëri që ka dhënë ndikimin kryesor në përkeqësimin e rezultatit financiar të sektorit për këtë vit ka qenë ai të ardhurave nga instrumentet financiare. Sektori bankar ka raportuar një humbje prej 2.1 miliardë Lekësh nga këto instrumente, ndërsa në tremujorin e vitit të kaluar ky zë kishte sjellë të ardhura në vlerën e 150 milionë Lekëve. Humbjet nga instrumentet financiare me shumë të ngjarë reflektojnë rritjen e ndjeshme të normave të interesit në tregje gjatë tremujorit të parë të vitit.

Kjo rritje ka ndikuar negativisht portofolin e instrumenteve financiare ekzistuese të sektorit bankar, duke sjellë zhvlerësimin e tyre. Në këtë mënyrë, inflacioni i lartë dhe rritja e normave të interesit duket se po japin efektet e para negative në performancën e sektorit bankar në Shqipëri. Vitin e kaluar sistemi raportoi fitimet më të larta historike, të mbështetura nga rritja me ritme të larta e kreditimit dhe nga ulja e mëtejshme e raportit të kredive me probleme.

Përtej ndikimit negativ nga rritja e normave të interesit, ecuria e zërave të tjerë të performancës ka qenë e mirë edhe në tremujorin e parë të këtij viti, në vijim të një cikli pozitiv të lidhur me rritjen e huadhënies dhe përmirësimin e cilësisë së portofolit të kredisë. Të ardhurat neto nga interesat për tremujorin arritën në afërsisht 12.2 miliardë Lekë, me një rritje prej pothuajse 11% krahasuar me tremujorin e parë të vitit të kaluar. Të ardhurat nga komisionet arritën në 3.2 miliardë Lekë, edhe këto në rritje me afërsisht 10% kundrejt të njëjtës periudhë të vitit të kaluar. Për sa u takon shpenzimeve, u shënua një rritje e lehtë në shpenzimet e interesit dhe në shpenzimet e tjera operative.

Megjithatë, zëri më i rëndësishëm për t’u monitoruar në krahun e shpenzimeve, ai i provigjioneve, shënoi një rënie të lehtë krahasuar me vitin e kaluar. Në tre muaj, bankat llogaritën 914 milionë Lekë provigjione, në rënie me 5% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Një rritje e vogël në provigjionet për kreditë u balancua nga ulja e provigjioneve për instrumentet e tjera financiare. Ecuria e provigjioneve është një tregues i rëndësishëm, sepse reflekton cilësinë e aktiveve të sektorit dhe pritshmëritë e bankave për humbje të mundshme prej tyre në të ardhmen. Deri tani, inflacioni i lartë nuk ka sjellë ndikime të dukshme në aftësinë paguese të huamarrësve dhe në cilësinë e portofolit të kredisë së bankave. Në fund të muajit mars, raporti i kredive me probleme zbriti përsëri në 5.24% dhe po shënon nivelet më të ulëta qysh prej vitit 2008./MONITOR

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

ekonomi ekonomi banka banka

Sondazh

Poll
Ekonomi 9 Maj 2022, 12:55

Bie Indeksi i besimit ekonomik të Shqipërisë

Besimi në ekonomi i bizneseve ka rënë sërish në muajin prill, përveç sektorit të ndërtimit, ndërsa individët po shfaqen më optimistë.Banka e Shqipërisë n...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë