LIVE UPDATES
Ekonomi

Mete: Po monitorojmë ekspozimin e fondeve të investimit ndaj konfliktit Rusi-Ukrainë

10 Maj 2022, 09:45 Nga DOSJA
Mete: Po monitorojmë ekspozimin e fondeve të investimit ndaj

TIRANË– Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Ervin Mete tha se asetet e tregut të fondeve të investimeve pësuan rënie me rreth 1% në tremujor, kryesisht si pasojë e luhatshmërisë në tregjet ndërkombëtare për shkak të konfliktit Rusi-Ukrainë.

“Edhe pse ekspozimi i fondeve tona të investimit ndaj këtyre tregjeve mbetet i kufizuar, situata po monitorohet në vijimësi nga Autoriteti, i cili ka miratuar edhe një udhëzim duke rekomanduar kujdes të shtuar nga shoqëritë administruese të fondeve dhe një sërë masash të tjera”, tha Mete.

Këto deklarata Mete i bëri gjatë prezantimit të Raportit të veprimtarisë së Autoritetit për vitin 2021 në mbledhjen e Komisionit Parlamentar për Ekonominë dhe Financat, Z. Mete bëri një pasqyrim të zhvillimeve kryesore përgjatë vitit të kaluar, si edhe parashtroi disa nga objektivat kryesore të Autoritetit për periudhën në vazhdim.

Mete theksoi se viti 2021, edhe pse sfidues për ekonominë si pasojë e presionit të ushtruar nga rikthimi i valës së pandemisë, shënoi një rimëkëmbje e rritje të shpejtë të tregjeve financiare nën mbikëqyrje. Qëndrueshmëria e tregjeve financiare nën mbikëqyrjen e Autoritetit, përfshi këtu edhe trajtimin e pagesave të tërmeteve, sugjeron se sektori ka kapacitetin të përballojë presionet e mundshme nga rreziqet e shtuara që paraqet situata aktuale – u shpreh z. Mete.

Mete tha se tregu i sigurimeve dhe ai i pensioneve private kanë vijuar rritjen.

Duke u ndalur te riformatimi i bazës ligjore e rregullatore, për të cilat Autoriteti mori vlerësime edhe në Raportin e fundit të Progresit të Komisionit Evropian, z. Mete nënvizoi se ligjet e reja kanë dhënë impakt në tregje. Ligji për sigurimin e detyrueshëm dhe rregulloret e miratuara nga Autoriteti në zbatim të tij sollën rritje të vlerës së dëmshpërblimit për disa kategori dëmesh, si edhe reduktim të afateve për trajtimin e dëmeve me vlerë deri në 100 mijë lekë. Janë adresuar problematikat lidhur me Fondin e Kompensimit, ku për herë të parë është krijuar një fond garancie, në vlerën prej 150 milionë lekë, për t’u përdorur për rastet e pagesave që shkojnë për Fond Kompensimi. Gjithashtu, janë ulur komisionet e ndërmjetësimit me të paktën 9%, nga 27.5% në 18.5% në nivel tregu për produktet e sigurimit të detyrueshëm motorik.

Ligjet e reja për sipërmarrjet e investimeve kolektive dhe për tregjet e kapitalit kanë përafruar legjislacionin tonë me Direktivat Evropiane, kanë modernizuar kuadrin ligjor për këto tregje, si edhe kanë krijuar mundësi të reja ndërlidhjeje me tregjet financiare ndërkombëtare. Gjithashtu ligjet e reja kanë vendosur standarde më të larta licencimi dhe mbikëqyrjeje, duke parashikuar edhe realizimin e një procesi strikt përputhshmërie të subjekteve që operojnë në këto tregje. Për më tepër, projektligji i ri i hartuar nga Autoriteti për fondet private të pensioneve realizon një përafrim të këtij ligji me Direktivën Evropiane, si edhe synon të zhvillojë tregun e pensioneve private, – theksoi në fjalën e tij Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i AMF.

Ofrimi i shërbimeve që lidhen me sigurimin e detyrueshëm motorik në portalin e-Albania u veçua si një zhvillim i rëndësishëm për vitin 2021 nga Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i AMF-së. Në këtë mënyrë, rreth 680 mijë qytetarë të cilët pajisen çdo vit me një policë së sigurimit të detyrueshëm motorik, (tpl apo karton jeshil) mund të aksesojnë informacionet apo vërtetimet e nevojshme në lidhje me vlefshmërinë e policës së tyre aktuale të sigurimit, historikun e sigurimit të mjeteve, historikun e dëmeve, si dhe të njoftohen në kohë përpara afatit të skadimit të siguracionit të tyre, në mënyrë që ta rinovojnë atë, – theksoi z. Mete. /MONITOR

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

ekonomi ekonomi ervin mete ervin mete

Sondazh

Poll
Ekonomi 9 Maj 2022, 12:55

Bie Indeksi i besimit ekonomik të Shqipërisë

Besimi në ekonomi i bizneseve ka rënë sërish në muajin prill, përveç sektorit të ndërtimit, ndërsa individët po shfaqen më optimistë.Banka e Shqipërisë n...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet