All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Ekonomi

BERZH rishikon me ulje pritshmërinë për rritjen ekonomike të Shqipërisë, e zbret në 3%

11 Maj 2022, 05:27 Nga DOSJA
All - Paragraf - 1

TIRANË– Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka rishikuar sërish në ulje pritshmëritë për rritjen ekonomike të Shqipërisë, vetëm një muaj pas zhvlerësimit të parë. Rishikimi u bë në kuadër të ngadalësimit të gjithë rajonit të BERZH, me 0.6 pikë përqindje, që reflekton pasojat e luftës në Ukrainë dhe shqetësimeve inflacioniste.

Banka, në raportin e fundit “Rikthimi i çmimeve të larta: Përballja me ushqimin dhe energjinë e shtrenjtë”, publikuar sot, pret që ekonomia shqiptare të rritet me 3%, me një ulje prej 0.3 pikë nga vlerësimi i fundit i marsit.

Në mars BERZH priste që ekonomia e Shqipërisë të zgjerohej me 3.3% në vitin 2022, duke u ulur me 0.4 pikë përqindje, në krahasim me projeksionin e muajit nëntor. Në total, tashmë BERZH pret që rritja ekonomike e vendit të jetë 0.7 pikë përqindje më e ulët sesa në Nëntor, kur parashikohej një rimëkëmbje e shpejtë pas pandemisë.

Në pjesën për Shqipërinë, BERZH thekson: “Ekonomia pritet të arrijë një rritje më të ngadaltë në vitin 2022 pas një rikuperimi të fortë në 2021, kur PBB-ja u rrit me rreth 8.5 për qind, si pasojë e rritjes së turizmit dhe rimëkëmbjes së kërkesës së brendshme. Rritja e fuqishme e investimeve u mbështet nga rindërtimi publik i lidhur me tërmetet.

Mjedisi makroekonomik mbetet kryesisht i qëndrueshëm; inflacioni u rrit në 5.7 për qind me bazë vjetore në mars 2022 duke reflektuar rritjen globale të çmimeve të mallrave, por ndërsa ka kaluar objektivin e bankës qendrore prej 3 për qind, ai mbetet më i ulët se në shumicën e ekonomive rajonale.

Banka e Shqipërisë rriti normën bazë të politikës monetare nga 0.5 për qind në 1 për qind në fund të marsit 2022. Sektori bankar mbetet i mirëkapitalizuar dhe likuid, me rritje të fortë të kredisë në dy muajt e parë të vitit dhe kredi me probleme. në nivelet më të ulëta që nga viti 2014. Ndërkohë, buxheti po ndien ndikimin e krizës energjetike për shkak të importeve të mëdha të energjisë elektrike me çmime dukshëm më të larta. Qeveria është gjithashtu nën presion për të mbështetur familjet në dritën e rritjes së çmimeve dhe frikës nga mungesa e ushqimit.

Ndërsa lidhjet e drejtpërdrejta ekonomike dhe financiare me Ukrainën dhe Rusinë janë të papërfillshme, pasiguria e lartë rreth luftës dhe pasojave të saj ekonomike, një ngadalësim i pritshëm në tregjet europiane dhe rritja e çmimeve të ushqimit dhe energjisë përbëjnë të gjitha rreziqe serioze ndaj perspektivës dhe pritet të ngadalësojë rritjen afatshkurtër. GDP pritet të rritet me 3.0 për qind në 2022 dhe 3.3 për qind në 2023”.

Nën dritën e zhvillimeve të reja të pasojave të luftës Rusi-Ukrainë dhe rritjes së ndjeshme të çmimeve, të gjitha institucionet ndërkombëtare kanë rishikuar në ulje rritjen ekonomike të vendit.

Më pesimiste deri tani është Fondi Monetar Ndërkombëtare, që pret që ekonomia shqiptare të zgjerohet me vetëm 2%, nga 4.5% që ishte parashikimi në muajin tetor./MONITOR

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

ekonomi ekonomi berzh berzh


All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll
Ekonomi 9 Maj 2022, 12:55

Bie Indeksi i besimit ekonomik të Shqipërisë

Besimi në ekonomi i bizneseve ka rënë sërish në muajin prill, përveç sektorit të ndërtimit, ndërsa individët po shfaqen më optimistë.Banka e Shqipërisë n...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë