LIVE UPDATES
Ekonomi

BERZH rishikon sërish me ulje pritshmërinë për rritjen ekonomike të Shqipërisë, zbret në 3%

10 Maj 2022, 16:02 Nga DOSJA
BERZH rishikon sërish me ulje pritshmërinë për rritjen

TIRANË- Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka rishikuar sërish në ulje pritshmëritë për rritjen ekonomike të Shqipërisë, vetëm një muaj pas zhvlerësimit të parë. Rishikimi u bë në kuadër të ngadalësimit të gjithë rajonit të BERZH, me 0.6 pikë përqindje, që reflekton pasojat e luftës në Ukrainë dhe shqetësimeve inflacioniste. Banka, në raportin e fundit “Rikthimi i çmimeve të larta: Përballja me ushqimin dhe energjinë e shtrenjtë”, publikuar sot, pret që ekonomia shqiptare të rritet me 3%, me një ulje prej 0.3 pikë nga vlerësimi i fundit i marsit.

Në mars BERZH priste që ekonomia e Shqipërisë të zgjerohej me 3.3% në vitin 2022, duke u ulur me 0.4 pikë përqindje, në krahasim me projeksionin e muajit nëntor. Në total, tashmë BERZH pret që rritja ekonomike e vendit të jetë 0.7 pikë përqindje më e ulët sesa në Nëntor, kur parashikohej një rimëkëmbje e shpejtë pas pandemisë. Në pjesën për Shqipërinë, BERZH thekson: “Ekonomia pritet të arrijë një rritje më të ngadaltë në vitin 2022 pas një rikuperimi të fortë në 2021, kur PBB-ja u rrit me rreth 8.5 për qind, si pasojë e rritjes së turizmit dhe rimëkëmbjes së kërkesës së brendshme. Rritja e fuqishme e investimeve u mbështet nga rindërtimi publik i lidhur me tërmetet.

Mjedisi makroekonomik mbetet kryesisht i qëndrueshëm; inflacioni u rrit në 5.7 për qind me bazë vjetore në mars 2022 duke reflektuar rritjen globale të çmimeve të mallrave, por ndërsa ka kaluar objektivin e bankës qendrore prej 3 për qind, ai mbetet më i ulët se në shumicën e ekonomive rajonale. Banka e Shqipërisë rriti normën bazë të politikës monetare nga 0.5 për qind në 1 për qind në fund të marsit 2022. Sektori bankar mbetet i mirëkapitalizuar dhe likuid, me rritje të fortë të kredisë në dy muajt e parë të vitit dhe kredi me probleme. në nivelet më të ulëta që nga viti 2014. Ndërkohë, buxheti po ndien ndikimin e krizës energjetike për shkak të importeve të mëdha të energjisë elektrike me çmime dukshëm më të larta. Qeveria është gjithashtu nën presion për të mbështetur familjet në dritën e rritjes së çmimeve dhe frikës nga mungesa e ushqimit.

Ndërsa lidhjet e drejtpërdrejta ekonomike dhe financiare me Ukrainën dhe Rusinë janë të papërfillshme, pasiguria e lartë rreth luftës dhe pasojave të saj ekonomike, një ngadalësim i pritshëm në tregjet europiane dhe rritja e çmimeve të ushqimit dhe energjisë përbëjnë të gjitha rreziqe serioze ndaj perspektivës dhe pritet të ngadalësojë rritjen afatshkurtër. GDP pritet të rritet me 3.0 për qind në 2022 dhe 3.3 për qind në 2023”. Nën dritën e zhvillimeve të reja të pasojave të luftës Rusi-Ukrainë dhe rritjes së ndjeshme të çmimeve, të gjitha institucionet ndërkombëtare kanë rishikuar në ulje rritjen ekonomike të vendit. Më pesimiste deri tani është Fondi Monetar Ndërkombëtare, që pret që ekonomia shqiptare të zgjerohet me vetëm 2%, nga 4.5% që ishte parashikimi në muajin tetor

Marrë nga Monitor.al

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

ekonomi ekonomi berzh rritja ekonomike ne shqiperi berzh rritja ekonomike ne shqiperi

Sondazh

Poll
Ekonomi 9 Maj 2022, 12:55

Bie Indeksi i besimit ekonomik të Shqipërisë

Besimi në ekonomi i bizneseve ka rënë sërish në muajin prill, përveç sektorit të ndërtimit, ndërsa individët po shfaqen më optimistë.Banka e Shqipërisë n...

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës