LIVE UPDATES
Aktualitet

Flutura Açka tregon për ndjesinë që pati kur u prish Teatri Kombëtar: Mendoja se nuk do të qaja më pas vdekjes së djalit

17 Maj 2021, 12:47 Nga DOSJA
Flutura Açka tregon për ndjesinë që pati kur u prish

TIRANË -Shkrimtarja e njohur Flutura Açka ka bërë një postim në rrjetet sociale, për shembjen e Teatrit Kombëtar. Ajo ka shkruar se pas vdekjes së djalit të saj besonte se nuk do të gjendej më kurrë një arsye për lot. Por, shembja e teatrit e ka bërë të përlotej, pasi me të u shemb edhe një pjesë e rinisë dhe brezit të saj.

Shkrimtarja ka përmendur veçanërisht kryeministrin Edi Rama, kryebashkiakun Erion Veliaj dhe ish-ministrin e Brendshëm Sandër Lleshi si tiranët e asaj nate që shkatërruan kujtesën e qytetit.

Postimi i plotë i Flutura Açkës:

Në kujtesë të Teatrit Kombëtar

Kisha besuar se pas majit të vitit 2018, në jetën time nuk do të gjendej më kurrë ndonjë arsye për lot. Por të gdhirët e 17 majit 2020, ishte tronditëse; të vetmit që nuk përloti ishin bishat me pushtet dhe puthadorët e tyre. Me Teatrin u shemb edhe një pjesë e rinisë së brezit tim, një pjesë plot shkëlqim e historisë së kulturës shqiptare, një pjesë e historisë së Tiranës.

Tiranët e asaj nate kanë emër të përveçëm:

Edi Rama, artisti që asfiksoi artin shqiptar për të qenë vetëm ai në qendër të tij.

Erjon Veliaj, politikani diabolik që shkatërroi kujtesën e Tiranës.

Sandër LLeshi, i cili e militarizoi aksionin për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Kjo treshe një ditë duhet të japë llogari, pasi u soll me arrogancë me shqiptarët, u tall me kodin më elementar të Europës, kujtesën. Dhe kujtesa e njerëzimit fillon nga Teatri.

Ne, njerëzit që e dashurojmë Teatrin dhe duam që të ruhet kultura e këtij kombi, ia kemi kujtuar publikisht me protestën tonë. Një ditë, një prokuror patriot duhet t’ia përsërisë ligjërisht kurrsesinë e shembjes së Teatrit, pavarësisht fuqisë që të jep pushteti. Sepse pushteti në demokraci nuk është pronë e jotja. Deri atë ditë ne do të vazhdojmë të luftojmë për Shqipërinë, historia e së cilës, edhe ajo politike, nuk nis me shpurën dalëboje të sotme, që nuk kanë fuqi më as t’i gëzohen “fitores” apo ta vënë atë së paku si buzëkuq për të fshehur ngjyrën meite prej vjellës së vjedhjes së tyre vjellëndjellëse.

Foto: Një protestues me tatuazhin e Teatrit Kombëtar

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet flutura acka shembja e teatri kombetar flutura acka shembja e teatri kombetar


Sondazh

Poll
Aktualitet 17 Maj 2021, 12:15

GJERMANI– Një vit pas shembjes së Teatrit Kombëtar në Tiranë, gazeta gjermane Suddeutsche Zeitung i ka dedikuar një artikull, ku që në titull thekson se është s...

Aktualitet 17 Maj 2021, 11:12

KOSOVË– Një kamion me 400 kg kokainë është kapur në Lipjan nga Policia e Kosovës, pasi disa ditë më pas po mbahej në vëzhgim. Burime për Dosja.al bëjnë me ...

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!