LIVE UPDATES
Aktualitet

Flet gazetari italian që zbuloi skandalin e mjekëve tanë: Ju tregoj ‘aventurat’ e tyre… Probleme edhe në spital, kënd

30 Prill 2020, 20:31 Nga DOSJA
Flet gazetari italian që zbuloi skandalin e mjekëve tanë: Ju

TIRANË– Festat ‘e çmendura’ të ekipit mjekësor shqiptar në Itali kanë pushtuar faqet kryesore të të gjithë mediave në vend. 10 pjestarë të ekipit shqiptar janë gjobitur për shkak të mosrespektimit të masave të sigurisë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

DOSJA.AL ka investiguar edhe më tej, duke kontaktuar me gazetarin italian Giuseppe Spatola, i cili publikoi edhe lajmin e bujshëm. Pas kërkesës për një intervistë me të, Spatola pranoi që të tregonte se si kishte mësuar lajmin për gjobitjen e shqiptarëve, duke dhënë edhe detaje të tjera, të panjohura deri më tani.

Në intervistën e tij për DOSJA.AL, ai është shprehur se 10 antarë të ekipit shqiptar u kapën në flagrancë nga policia italiane brenda një dhome hoteli duke thyer edhe rregullat e vendosura nga qeveria për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Ai bën me dije se njëra prej të pranishmeve, madje është proceduar penalisht pasi ka fyer efektivët se po tregoheshin racist sepse ata ishin shqiptarë.

Por nuk ka mbaruar këtu… Gazetari raporton edhe në spital ka pasur disa episode që kanë lënë një shije të pakëndëshme por se deri më tani nuk ka detaje të tjera se për çfarë bëhet fjalë konkretisht.

Megjithatë kur i thonë edhe asaj fjalës; çudia më e madhe, tre ditë zgjat, Spatola tha se edhe ky episod do të harrohet dhe gjithë çfarë do mbahet mend do të jetë gjesti i mirë i ndihmës. Madje ai ka treguar se publikimi i ngjarjes dhe ‘ndëshkimi’ i shqiptarëve ka nxitur pakënaqësi tek vendasit, të cilët për asnjë motiv nuk e hedhin poshtë ndihmën e dhënë nga shqiptarët.

INTERVISTA E PLOTË E SIGURUAR NGA DOSJA.AL:

Si e morët vesh lajmin se mjekët shqiptarë ishin kthyer në një problem për hotelin ku ishin akomoduar?

Pronari i hotelit për javë të tëra kishte raportuar sjelljen e keqe të disa të pjesëtarëve të ekipit shqiptar, të cilët shërbyen në spitalin e Brescias për një muaj. Mbrëmjen e kaluar, pas ankesës të disatë nga disa dhoma ngjitur atyre ku ishin akomoduar mjekët shqiptarë, pronari thirri policinë, e cila u detyrua të ndërhynte me dy patrulla për të rikthyer qetësinë në hotel.

Keni dijeni se cilët kanë qënë më problematikët ndër ta? Nëse i dini emrat e tyre? A janë gjobitur të gjithë?

Emrat e personave të gjobitur nuk janë bërë publikë. E vetmja gjë që dihet është se dhjetë persona u gjobitën me gjobë prej 500 eurosh, e parashikuar në rregullat e vendosura nga kryeministri Giuseppe Conte në kuadër të parandalimit të përhapjes së koronavirusit. Një person, një grua në veçanti, është proceduar penalisht, pasi kishte kundërshtuar dhe fyer efektivët e policisë, duke i akuzuar për racizëm. Ajo u kishte përsëritur disa herë efektivëve se po tregonin racizëm ndaj kolegëve shqiptarë.

A keni ndonjë informacion lidhur me punën dhe sjelljen e tyre në spital, ku edhe janë përballur me pacientët e infektuar me koronavirus?

Ka pasur disa episode të raportuara nga drejtuesit në lidhje me sjelljen e disa prej shqiptarëve. Por duke mos pasur prova, sigurisht që nuk mund të akuzoj askënd. Secili prej anëtarëve të ekipit ka një ndërgjegje dhe e dinë më mirë se kushdo tjetër si janë sjellë këtë muaj në Brescia.

A kanë lënë një ndjesi të mirë në spitalin ku edhe kanë punuar përgjatë muajit të fundit?

Kontributi i tyre në përgjithësi është vlerësuar nga italianët, aq shumë sa që nënkryetarja e Komisionit të Shëndetit të Rajonit të Lombardisë, Simona Tironi, ka përshëndetur punën e tyre. Detaj ky që konfirmon se puna e tyre ka qënë e dobishme për spitalin. Pastaj midis dhjetëra njerëzve, gjithmonë mund të ketë ndonjë që krijon disa probleme. Brescia dhe Italia do t’i jenë gjithnjë mirënjohës ndihmës që erdhi nga Shqipëria. Për më tepër, që të dy kombet kanë marrëdhënie kaq të ngushta. Një episode i tillë nuk do të jetë në gjendje të prishë marrëdhëniet midis Tiranës, Romës dhe Lombardisë. Skuadra shqiptare ndihmoi Brescia-n në momentin më të vështirë. E vetmja gjë që do të kujtohet do të jetë kjo. Shpejt do të harrohet edhe ‘incidenti’ i festës. Në të vërtetë, më duhet të them se mes njerëzve në Brescia, lajmi për gjobat ka shkaktuar zemërim midis vendasve, të cilët u kanë dhënë të drejtë ekipit shqiptar. Shumica besojnë se ka qenë një reagim i tepruar për të ndëshkuar ata që kanë trajtuar njerëzit tanë të sëmurë dhe na kanë dhënë një dorë të madhe në këto kohë kaq të vështira.

A mendoni se mjekët dhe infermierët që kanë mbërritur nga Shqipëria janë integruar pa asnjë problem me pjesën tjetër të stafit italian?

Ata kanë punuar me një profesionalizëm të madh dhe ju me siguri do të jeni krenar për punën e tyre.

Njëri nga mjekët e dërguar në Itali, në një intervistë tijën për mediat shqiptare ka mohuar festën dhe përdorimin e pijeve alkoolike. Ai u shpreh se thjesht ishin gëzuar sepse kishin rezultuar negativë në testin ndaj koronavirusit.

Ky është një fakt! Ata pinin dhe këndonin me zë të lartë ndërsa dëgjonin muzikë, përfshirë këtu edhe këngën e fashme “Bella Ciao” (mbase për nder të Italisë). Kjo është shënuar në procesverbalin e Policia italiane. Nuk mund të them më shumë pasi festimet e tyre dukshëm i kanë tejkalur disa kufij.

A ka pamje filmike pronari i hotelit që vërteton pretendimet e tij për festat e “çmendura” të shqiptarëve?

Nuk ka video të filmuara, përveç atyre që mbase ekipi mjekësor ka xhiruar për kujtim. Policia kapi në flagrancë 10 persona në një dhomë. Kaq ishte e mjaftueshme për t’i gjobitur.

Sipas mendimit tuaj, a e prish kjo ngjarje imazhin e shqiptarëve në Itali duke marrë parasysh se u pritën me shumë entuziazëm?

Në një periudhë frike të madhe si ajo që po përjetojmë, unë mendoj se një episod nuk mund të shumëzojë me zero të gjitha të mirat e bëra nga ekipi juaj. Ju duhet të jeni krenarë për atë që ata kanë bërë. Sigurisht, edhe mua nëse me pyet nëse pas dy muajsh izolim do të kisha dëshirë të festoja, edhe unë do të të thoja po. Por nuk e bëj sepse është e ndaluar me ligj. Ndoshta ata “mëkatuan” me naivitet pa i menduar për pasojat. Kushdo që ishte i përfshirë duhet të kuptojë se me veprimet e tij rrezikonte që të dëmtonte punën e bërë nga kolegët e tij dhe imazhin e krijuar nga kryeministri juaj që preku gjithë italianët kur foli për kombin tonë dhe kur na dha lajmin që do të vinte nga Shqipëria.

(DOSJA.AL)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet 30 mjeket shqiptare ne itali brescia giuseppe spatola itali koronavirusi ne itali skandali i mjekeve shqiptare ne itali 30 mjeket shqiptare ne itali brescia giuseppe spatola itali koronavirusi ne itali skandali i mjekeve shqiptare ne itali

Sondazh

Poll

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më