LIVE UPDATES
Bota

Finale Kosovë-Serbi brenda vitit/ BE-ja thirrje Kurtit: Mos e ço Policinë në Veri për të mbledhur faturat e energjisë

29 Maj 2021, 14:06 Nga DOSJA

Sot në media është publikuar Raporti Zyrtar i Këshillit të Bashkimit Evropian, i cili flet për mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje finale gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të obligueshme në mes të Kosovës dhe Serbisë. Ky raport është publikuar pas darkës së Josep Borrell-it me liderët e Ballkanit Perëndimor, shkruan Gazeta Express.

Sipas këtij dokumenti, kryesimi i Këshillit të Bashkimit Evropian nga Sllovenia në periudhën kohore prej 6 muajsh nga korriku deri në dhjetor shihet si një mundësi shumë e mirë për arritjen e një marrëveshje finale në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Gjatë presidencës së Sllovenisë në Këshillin e BE-së për vitin 2021, ekziston mundësia për arritjen e një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Prishtinës e Beogradit përmes dialogut”, thuhet në këtë dokument.

Demokracia.com ka siguruar raportin e përpiluar nga Këshilli Evropian pas darkës së liderëve të Ballkanit Perëndimor, e ku përmendet edhe kjo pikë. Sipas dokumentit, BE-ja këshillon Qeverinë e Kosovës kundër çdo veprimi “provokues”, siç e cilësojnë ata, në komunat veriore.

“Përfaqësuesi i Lartë do t’i bëjë thirrje Qeverisë në Prishtinë kundër çdo veprimi provokues në komunat veriore. Konkretisht, z. Kurti do të këshillohet që të mos ndërmarrë ndonjë operacion policor që synon mbledhjen e faturave të energjisë elektrike në komunat veriore, që mund të provokojnë tensione të mëtejshme me popullsinë lokale”, thuhet në raportin e BE-së.

Derisa përmenden edhe non-papers të publikuar ditë më parë, duke thënë se të njëjtët kanë pasur për qëllim prishjen e imazhit të Sllovenisë para marrjes së kryesimit të Presidencës së Këshillit të Bashkimit Evropian, meqë në Ballkanin Perëndimor ekziston një pikturë pozitive për Slloveninë.

“Imazhi i Sllovenisë në vendet e Ballkanit Perëndimor është përgjithësisht pozitiv dhe ky vend është i mirëpritur prej të gjitha palëve. “Non-paper” kishte tendencë prishjen e këtij imazhi të Sllovenisë, para se ky vend ta merrte presidencën e Këshillit”, theksohet tutje.

BE e sheh të nevojshme që shtetet e Bashkimit Evropian të mbështesin punën dhe agjendën e Miroslav Lajcak dhe të nxisin kryeministrin Albin Kurti që të jetë i përkushtuar në procesin e negociatave dhe të mos ketë vonesa, të cilat mund të vijnë si rezultat i zgjedhjeve lokale në Kosovë që pritet të mbahen në vjeshtë të këtij viti.

“Zgjedhjet e ardhshme lokale në Kosovë që pritet të mbahen në vjeshtë të këtij viti, mund t’ia humbasin z. Kurti paksa fokusin në procesin e dialogut. Është e rëndësishme që me këtë rast vendet e BE-së ta përkrahin agjendën e Lajçakut dhe ta nxisin z. Kurti që të jetë i përkushtuar pa vonesa”, thekson ky raport.

Përveç kësaj thuhet se qarqet e ndryshme politike duhet t’i bëjnë presion opozitës për lehtësimin e marrëveshjeve të ardhshme dhe që të përkrahin arritjen e një kompromisi në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Në këtë raport thuhet se Albin Kurti ka treguar që s’ka gatishmëri brenda Kuvendit të Kosovës për të shkuar drejt një marrëveshje me Serbinë, derisa BE’ja një gjë të tillë e sheh si një indicie që mund të çoj në skenar të ri për zgjerimin e koalicionit me qëllim të rritjes së përkrahjes politike.

“T’u bëhet presion qarqeve specifike politike të opozitës në Prishtinë për lehtësimin e marrëveshjeve të ardhshme dhe të binden për nevojën e arritjes së një kompromisi historik ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Z. Kurti u shpreh për mosgatishmërinë politike të Kuvendit të Kosovës, gjë që mund të shkaktojë paqëndrueshmëri afatgjatë politike edhe brenda vetë grupit parlamentar të tij. Këto ndërlikime të brendshme do të adresohen me skenarë të rinj, siç është zgjerimi i koalicionit qeveritar në mënyrë që të zgjerohet mbështetja politike”, thuhet në Raportin e Këshillit të BE’së të publikuar nga “Demokracia”.

Marrë nga GazetaExpress

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni albin kurti josep borrell raporti zyrtar i këshillit të bashkimit evropian albin kurti josep borrell raporti zyrtar i këshillit të bashkimit evropian


Sondazh

Poll

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin