"Janë dhënë zarfe me 100 euro!" Berisha: Zgjedhjet e 11 majit u karakterizuan nga blerja publike më masive në tër&...
Bota
SHBA ndëshkon me sanksione Bjellorusinë për incidentin me avionin e pasagjerëve dhe arrestimin e gazetarit
29 Maj 2021, 12:56Nga DOSJA
Shtetet e Bashkuara do të godasin me masa ndëshkimore regjimin e Presidentit autoritar të Bjellorusisë, Aleksander Lukashenko, i cili u takua me udhëheqësin rus Vladimir Putin të premten ndërkohë që është nën kritika të forta nga Perëndimi për devijimin me forcë të një avioni pasagjerësh.
Javën e kaluar Bjellorusia e detyroi një avion pasagjerësh të kompanisë Ryanair të ndryshonte itinerarin dhe të ulej në Minsk, pas një skenari të sajuar se kishte bombë në bord. Qëllimi ishte arrestimi i një gazetari që njihet si kritik i zëshëm i regjimit.
Shtëpia e Bardhë i njoftoi masat ndëshkimore të premten. Zëdhënësja Jen Psaki bëri gjithashtu thirrje për “hetime të mirëfillta lidhur me ngjarjet e 23 majit” të cilat i cilësoi si një “goditje e drejtpëdrejtë ndaj normave ndërkombëtare”.
Shtëpia e Bardhë njoftoi se po bashkëpunon me Bashkimin Evropian për një listë sanksionesh të shenjestruara tek figura kyçe të regjimit bjellorus.
Ndërkaq, më 3 qershor hyjnë në zbatim sanksionet ekonomike që njoftoi Uashingtoni në prill kundër disa ndërmarrjeve shtetërore bjelloruse, të vendosura si rezultat i shtypjes me dhunë të protestave pro-demokracisë nga autoritetet bjelloruse.
VOA
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
HAWAII– Themeluesi i ‘Facebook’, Mark Zuckerberg u fotografua i veshur me një byzylyk ‘Sharkbanz’ ndërsa bënte sërf . Pajisja është krijuar për të mbajtur larg ...
KANADA– Një varr masiv me eshtrat e 215 fëmijëve është gjetur në Kanada së fundmi, në një ish shkollë rezidenciale e ngritur për të asimiluar njerëzit aut...
SHBA– Shtetet e Bashkuara dhe India janë të përkushtuara për të punuar së bashku për luftim të pandemisë së koronavirusit, teksa India përpiqet të vaksino...
Pas një gjysmë viti mbylljeje, kafenetë në qendër të Selanikut janë plot njerëz. 26 vjeçarja britanike, Hope Barker është e gëzuar të shohë kaq jetë në r...
KOSOVË– Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, është shprehur i prerë se nuk do e nënshkruajë marrëveshjen me Kosovës.Gjatë mbledhjes me kryesinë e...
ARGJENTINË– Gafa e një gazetareje në Argjentinë është bërë lajm dite në Angli. Gazetarja sipas BBC ishte duke raportuar vdekjen e të vaksinuarit të parë në...
KOSOVË– Pas Lidhjes Demokratike të Kosovës, duket se ka ardhur momenti që Partia Demokratike e Kosovës (PDK) t’i bëjë disa ndryshime në strukturat e ...
KOSOVE- Rozeta Hajdari, ministre e Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë është përballur me një tjetër tragjedi. Hajdarit i ka vdekur sot nipi i saj, Fatosi në një ...
PRISHTINË– Aktori shqiptar Muhamed Arifi ka rrëfyer një histori në lidhje me një fenomen që është bërë i kudogjendur në Shqipëri dhe Kosovë. Aktori t...