"Janë dhënë zarfe me 100 euro!" Berisha: Zgjedhjet e 11 majit u karakterizuan nga blerja publike më masive në tër&...
Bota
E konfirmuar! Avokatët Gregory Kehoe dhe Luka Misetiq do mbrojnë Hashim Thaçin në Hagë
29 Maj 2021, 12:31Nga DOSJA
KOSOVË– Avokati i ri i Hashim Thaçit, Gregory Kehoe ka kërkuar nga Gjykata Speciale që të marrë përsipër çështjen e Thaçit së bashku me avokatin kroato-amerikan, Luka Misetiq.
Të dy avokatët e njohur, Kehoe dhe Misetiq kanë mbrojtur ish-gjeneralin kroat Ante Gotovina në Tribunalin Special për Ish-Jugosllavinë, ku ky i fundit u shpall i pafajshëm. Misetiq është përfolur edhe më herët se do të jetë avokati kryesor i ish-presidentit Thaçi, pasi zëvëndësoi avokatin David Hooper.
Avokati Luka Misetiq është aprovuar si bashkëavokat i Gregory Kehoe sipas dokumentit të publikuar në uebfaqen e Dhomave të Specializuara.
“Në përputhje me Rregullën 26(1) të Rregullave, Regjistruesi e informon më tej gjykatësin e procedurës paraprake për miratimin e bashkavokatit për z.Thaçi, më saktësisht z.Luka Misetiq. Më 25 maj 2021, avokati i caktuar rishtazi për z.Thaçi, z.Kehoe, e informoi Shefin e Zyrës së Mbrojtjes se ai do të donte të asistohej nga z.Misetiq si bashkavokat. Në atë kohë, z.Kehoe e ofroi tërë dokumentacionin përkatës në përputhje me Paragrafin 18 të Udhëzimit për Avokatë dhe z.Misetiq pranohet në Listën e Avokatëve në përputhje me Paragrafet 7(3) dhe 18(1) të Udhëzimit për Avokatë. Prandaj, më 26 maj 2021, Regjistruesi e miratoi z.Misetiq si bashkavokat për z.Thaçi në përputhje me Paragrafin 18 të Udhëzimit për Avokatë”, thuhet në dokument.
Thaçi prej muajsh ndodhet në paraburgimin e Hagës pas ngritjes së aktakuzës për krime lufte vitin e kaluar që e detyroi edhe të jepte dorëheqjen nga posti i Presidentit të Kosovës.
(kle.mu./Dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
HAWAII– Themeluesi i ‘Facebook’, Mark Zuckerberg u fotografua i veshur me një byzylyk ‘Sharkbanz’ ndërsa bënte sërf . Pajisja është krijuar për të mbajtur larg ...
KANADA– Një varr masiv me eshtrat e 215 fëmijëve është gjetur në Kanada së fundmi, në një ish shkollë rezidenciale e ngritur për të asimiluar njerëzit aut...
SHBA– Shtetet e Bashkuara dhe India janë të përkushtuara për të punuar së bashku për luftim të pandemisë së koronavirusit, teksa India përpiqet të vaksino...
Pas një gjysmë viti mbylljeje, kafenetë në qendër të Selanikut janë plot njerëz. 26 vjeçarja britanike, Hope Barker është e gëzuar të shohë kaq jetë në r...
KOSOVË– Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, është shprehur i prerë se nuk do e nënshkruajë marrëveshjen me Kosovës.Gjatë mbledhjes me kryesinë e...
ARGJENTINË– Gafa e një gazetareje në Argjentinë është bërë lajm dite në Angli. Gazetarja sipas BBC ishte duke raportuar vdekjen e të vaksinuarit të parë në...
KOSOVË– Pas Lidhjes Demokratike të Kosovës, duket se ka ardhur momenti që Partia Demokratike e Kosovës (PDK) t’i bëjë disa ndryshime në strukturat e ...
KOSOVE- Rozeta Hajdari, ministre e Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë është përballur me një tjetër tragjedi. Hajdarit i ka vdekur sot nipi i saj, Fatosi në një ...
PRISHTINË– Aktori shqiptar Muhamed Arifi ka rrëfyer një histori në lidhje me një fenomen që është bërë i kudogjendur në Shqipëri dhe Kosovë. Aktori t...
SHBA– Ambasadori i Serbisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marko Gjuriq, është shprehur se detyrimet të cilat janë vendosur nga Marrëveshja e Uashingt...