Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Videot e Tik Tok të kryegjyqtares së Elbasanit, Enkeleda Kapedani janë kthyer në “kryefjalën” e ditës që pas publikimit në media. Reagimi i publikut ndaj saj ishte i ashpër, aq sa edhe detyroi institucionet më të larta që të reagonin e të nisnin hetimet ndaj saj. Por një vështrim tjetër të situatës ka bërë avokati Saimir Vishaj. Dje, i ftuar në emisionin “Opinion”, ai ka bërë një koment seksist lidhur me gjyqtaren, i pajustifikueshëm pavarësisht rrethanave. (Shiko këtu)
Vishaj po komentonte videot që u bënë ‘hit’ në rrjet të kryegjyqtares Enkeleda Kapedani, e cila sfilonte në zyrat e shtetit, nën ritmin e këngës ‘Mafia”. Vishaj tha se sipas tij, një femër duhet të “tundet” ndryshe nuk cilësohet si e tillë, në një përgjithësim klasik maskilist se “femrat janë për tu parë e jo për tu dëgjuar”.
“Po femra po s’u tund njëçikë s’është femër. Po lëri ato tashi. Të tundet një çikë. Po nuk është mashkull ajo tani. Jeni femra vetë, kur ecni në rrugë hidhni parfum e tundeni”– tha Vishaj, teksa komentonte në studio situatën e krijuar.
Ndoshta Vishaj, edhe pse njeri i ligjit, nuk e ka fort të qartë se gratë e jo femrat, (termi që ndan gjininë), nuk janë dekor në zyrat e shtetit apo të privatit. I dashur avokat, si një njeri që e kaloni kohën shumicën e vitit në metropol e jo në rrethina, me siguri duhet ta dini se gratë janë po aq të zonjat dhe po aq punëtore sa burrat.
I nderuar, shkelja e etikës nga gjyqtarja Kapedani, nuk e humbet peshën sepse ajo është një grua që tundet. Shkelja është e njëjtë edhe sikur përpara nesh të ishte një burrë që kollariset në zyrë, bën video Tik-Toku, e që në rastin e tij ndryshe nga një grua, vanitetin e ka tek purot dhe alkooli, e jo tek rrobat dhe çantat Gucci.
“Të tundet një çikë,”-thotë Vishaj, sikur përpara në ekran ti shfaqej një send, një video-game që e komadon me telekomandë dhe bën siç do lojtari, duke paragjykuar nga pamja e duke mos u ndalur për asnjë moment tek puna e saj si gjyqtare, por vetëm tek forma e jashtme.
E gjithë “gjurulldia” nuk ka filluar për pamjen e Kapedanit, por për shkeljen etike që ajo mund të ketë bërë në Kodin e Etikës. Askush nuk ka të drejtë të komentojë pamjen fizike të askujt, ndërsa detyrën po. Gratë dhe vajzat nuk janë në shoqëri për të plotësuar pritshmëritë e askujt. Qeniet janë të barabarta kur secili gjykohet dhe vlerësohet mbi aftësitë dhe mangësitë intelektuale në raport me detyrën dhe postin, e jo për ëndrrat dhe fantazitë seksuale që na dalin kudo dhe na tregojnë se seksizmi ekziston. E aq më shumë kur seksizmi është në media dhe ekrane, ku shumica e të ftuarve qeshin pas çdo komenti mizogjenist, pa e çarë kokën se “botë burrash është”. Kërko ndjesë avokat, dhe mos prezanto më në ekran mendësitë e mesjetës se gratë janë për tu tundur…
(k.m;f.g/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
Në historinë e një vendi disa gjëra mbeten në histori. Një ndër to mbetet media e lirë, pushteti i katërt, siç quhet në gjuhën politike.Të bësh media të ...
TIRANË- Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla, një i dënuar tashmë i drejtësisë shqiptare, zbuloi mbrëmjen e djeshme se i është kërkuar nga ish-ambasadorja e B...
Pas shpalljes së Berishës “non grata” nga Departamenti i Shtetit, nëpër media (dhe jo vetëm) ka filluar të qarkullojë një tezë që vlen të komentohet. E kam fjal...
ELBASAN– Enkeleda Kapedani është emri më i kërkuar në orët e fundit në rrjetet sociale. Publikimi në media i pamjeve ku gjyqtarja pozon dhe reklamon veshjet e s...
Aldo gati po vraponte drejt hotel turizmit. Nuk kishte lënë takim me dikë. Por po drejtohej te ajo gëmusha prapa ndërtesës që prej tre muajsh ishte bërë vendtak...
Dy fjalë për të vërtetën, udhëhequr nga dashuria që kam për muzikën, që s’ka të bëjë veç me këtë festival, por me gjithë kaosin që po kalon muzika shqipt...
1.Kryetari mund të zgjidhet sipas parimit një militant një votë, por këshilli kombëtar mund ta shkarkojë atë me 2 të 3 e votave të tij. Nëse kjo nuk ndodh, krye...
Nga Ylli ManjaniPopullin që e kundërshton e vrau, trembi dhe e përzuri nga vendi. U bënë vite që ikin si e ku të munden nga vendi i tyre…Populli i mbetur ...
TIRANË- 55 mijë metra tokë buzë detit në Hamallaj i janë dhënë bashkimit të dy kompanive private, për vetëm 10 euro metri katror. Një vendim i Këshillit të...
SHQIPËRI- A doni tju tregoj listën e personave që më kanë ngacmuar mua seksualisht? Po sikur tju them që janë me qindra, që kur isha fëmijë e deri më sot. ...