LIVE UPDATES
Insights

Pse presidenti Meta nuk dekoroi gazetën “KOHA JONË” me rastin e 30-vjetorit?

1 Qershor 2021, 10:33 Nga DOSJA
Pse presidenti Meta nuk dekoroi gazetën “KOHA JONË” me

Në historinë e një vendi disa gjëra mbeten në histori. Një ndër to mbetet media e lirë, pushteti i katërt, siç quhet në gjuhën politike.Të bësh media të lirë në një shtet gjysëm demokratik e gjysëm diktatorial është përkushtim dhe me pasoja, edhe jetike. Dhe të ikën jeta, siç për pak nga iku ndër vite. Sidomos në pushtetin e Berishës dhe Nanos.

KOHA JONE u dogj, u sakrifikua në emër të fjalës së lirë.

Aleksandër Frangaj dhe Martin Lekaj u arrestuan dhe të strukesh në qelitë e ftohtë të burgut vetëm se doje të flisje për liritë njerëzore dhe korrupsionin e qeverisë, kjo është e pa imaginueshme në Shqipëri.

Është sakrificë.

Të të mbajnë në çështje penale dhe të të hedhin shtëpinë në erë me dinamit pikërisht nga SHIK-u e ku Zoti të shpëton fëmijet, mbetet sakrificë që bën për lirinë e fjalës.

Dhe këto mi bëri pushteti i kohës, mua.

Të të djegë pushteti redaksinë e gazetës më të madhe në Shqipëri në të gjitha kohërat shqiptare qëkur ka lindur fjala, është sakrificë.

Të rezistosh 30 vite si gazetë që punon për lirinë e fjalës dhe shtyp të lirë, patjetër që quhet SAKRIFICË.

Zoti President!

Para përvjetorit të 30 -të të gazetës së parë të lirë në Shqipëri, gazetës KOHA JONE, të erdhën në presidencë tre kërkesa nga shoqata prestigjioze të gazetarëve shqiptarë. Armand Shkullaku, një personalitet në median e lirë, në cilësinë e kryetarit të shoqatës së gazetarëve profesionistë të Shqipërisë ju nisi kërkesë për dekorimin e gazetës KOHA JONE në 30 vjetorin e saj.

Aleksandër Çipa, një emër mediatik dhe që drejton Unionin e Gazetarëve Shqiptarë të çoi shkresë. Edhe ai kërkoi dekorim për KOHA JONE.

Arbër Hitaj, kryetar i shoqatës së gazetarëve europian, dega Shqipëri (AEJ) firmosi një kërkesë drejtuar Ju për të dekoruar ikonën e medias shqiptare KOHA JONE.

Përvjetori ishte me 11 maj 2021. Fiks 30 vite KOHA JONE.

Por asgjë, as dekoratë për gazetën, as për emrat më të spikatur në historinë e kësaj gazete.

Dekorata është vlerësim, respekt që Shteti kryen ndaj një individi apo grup personash që punojnë për një të mirë të përbashkët. Nuk është lekë, euro! Eshtë respekt!

Dhe nuk ke dhënë pak dekorata gjatë këtij viti!

Zoti President!

E përtypa dhe gëlltita që të mos flas publikisht, por edhe nuk mund të hesht, aq me tepër kur flitet për KOHA JONE, e cila ka bërë histori në këtë vend.

Natyrisht që ju kuptoj në luftën Tuaj për mbrojtjen e Kushtetutës dhe të jap të drejtë. Dhe jam solidar në këtë drejtim, me Ju. Sikurse nuk jam aspak dakort me sulmet ndaj sekretarit amerikan të shtetit.

Por sot po flas vetëm për KOHA JONE, e cila bëri histori, duan apo nuk ta pranojnë politikanët e këtyre 30 viteve, të cilët njëri na dogji, një tjetër na poqi dhe po përpiqemi të mos na palosi ky i fundit!

E megjithatë KOHA JONE mbetet ajo, e vitit 1991!

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

opinione opinione gazeta koha jone ilir meta nikolle lesi gazeta koha jone ilir meta nikolle lesi

Sondazh

Poll
Insights 29 Maj 2021, 10:10

Demokracia nuk importohet

Nga Ylli ManjaniPopullin që e kundërshton e vrau, trembi dhe e përzuri nga vendi. U bënë vite që ikin si e ku të munden nga vendi i tyre…Populli i mbetur ...

Insights 27 Maj 2021, 19:04

Shërbimi i fundit i kllounatës parlamentare

Karrigeshqyerit e Parlamentit  që sot quhen “opozitar”, janë në sprintin e fundit të shërbimeve ndaj madhërisë se tij shtatlartë e pushtetzgjatur, “faronit” Ram...

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni