LIVE UPDATES
Insights

Kënga Magjike dhe dy fjalë për të vërtetën….

30 Maj 2021, 08:47 Nga DOSJA
Kënga Magjike dhe dy fjalë për të

Dy fjalë për të vërtetën, udhëhequr nga dashuria që kam për muzikën, që s’ka të bëjë veç me këtë festival, por me gjithë kaosin që po kalon muzika shqiptare, e cila vuan krijimtarinë dhe vendin e saj e ka zënë prodhimi, fabrikimi, ushqimi i shpejtë dhe “kap ça të kapësh”. Këtu tre fituesit (ata të mbrëmshmit apo tre të tjerë) janë problemi më i vogël dhe më sipërfaqësori, sepse kushdo të kishte qenë në vendin e tyre, një pjesë do e mbështeste vendimin, një pjesë do e kundërshtonte, sepse në këtë vend, ka veç fitues dhe humbës: nuk ka njerëz të mëdhenj që shijojnë dhe bëjnë qejf, që lumturohen se janë në skenë pas më shumë se një viti mbylljeje, izolimi, traumash psikosociale që provokoi pandemia në të gjithë globin. Këtu tre fituesit (ata të mbrëmshmit apo tre të tjerë) janë problemi më i vogël dhe më sipërfaqësori, sepse në këtë festival (dhe jo veç këtë vit) nuk ka profesionistë, por tifozë, që votojnë mbi bazë tarafesh, krushqish, fqinjësish, kushërinjsh të parë, komshinjsh, sipas formulës “sa më jep, aq të jap”. Dhe pikërisht këta, nuk kanë asnjë mundësi të gjykojnë një proces të pavarur votimi! As edhe një mundësi, sepse u mungon integriteti profesional. Këtu tre fituesit (ata të mbrëmshmit apo tre të tjerë) janë problemi më i vogël dhe më sipërfaqësori, sepse tjetër kund duhet të bien këmbanat për të tashmen dhe të ardhmen e muzikës shqiptare. Ka dy mënyra për të krijuar atistikisht: e para, ta bësh mirë, të menduar, me koncept, me vizion se ku dëshiron e mendon ta shpiesh artin tënd dhe e dyta ta bësh në mëngjes e ta shesësh në darkë. (ose e kundërta). S’ka asnjë rregull që përjashton se të dytët nuk mund të dalin nga rradhët e të parëve. Këtë e pashë edhe në këtë festival që ditën e parë të tij, që prej konkurrentëve në kategorinë “new artist” e deri tek finalistët e mbrëmjes së kaluar. Duket sikur monologu i tyre i brendshëm thotë vazhdimisht: “punova unë për emrin, tani punon emri për mua”. Të dashur, është e mundimshme udha drejt emrit, por shumë më tepër mbajtja me dinjitet e tij. Këtu nuk mund të jenë problem fituesit, por këmbanat e alarmit se ka vdekur frymëzimi e për pasojë nuk gjenerohen zhanre, stile, fabula të shkruara në poezi të bukura; këmbanat e alarmit se ne po jetojmë në një shoqëri të zhytur në depresion, e cila reflektohet edhe në llojin e krijimtarisë; këmbanat e alarmit se kush janë ata që po krijojnë modelet, çfarë do të thotë të jesh “big” artist dhe a ke fuqi ta mbash këtë përcaktimin që herë-herë është i merituar e herë-herë, i dhuruar, për shkak të rrethanave, mungesës së përvojës ndër vite etj.

Deri tani, thashë që s’kanë rëndësi fituesit, sepse në një finale, të gjithë mund të jenë fitues dhe në këtë fazë, hyjnë edhe shumë elementë të tjerë, ndër të cilët është SHIJA! Dhe shija nuk diskutohet fare. Ajo thjesht respektohet!

Tani më duhet të ndalem pak tek fituesit, sepse pa kurrëfare modestie, më duhet t’ju kujtoj se jam e vetmja prej të gjithëve që kanë votuar në “Kënga Magjike 2021”, këngëtarë apo anëtarë jurie, që kam në tre vendet e mia të para, tre fituesit e Festivalit. E kanë merituar “Urban Band” çmimin për artistin e ri më të mirë, sepse kanë qëndrueshmëri në stilin e tyre (shijet janë personale, dikujt i pëlqen, dikujt jo), por qëndrueshmëria është evidente dhe askush nuk mund ta vendosë në diskutim. E kanë merituar, për durimin dhe modestinë që kanë treguar duke tentuar të prodhojnë e të vijnë në këtë festival vit pas viti; e kanë merituar dhe me fitoren e tyre u kanë dhënë një mesazh dhjetra të tjerëve të kenë besim dhe të mos paragjykojnë se në Këngë Magjike, “po nuk bëre numrat”, je jashtë Festivalit.

Dua të ndalem tek Nutsa, këngëtarja gjeorgjiane që fitoi çmimin “Best Big International” dhe dua t’u kthej një përgjigje prej së largu çdo syleshi që shkruan: “në të gjithë botën mbështetet vendasi, ne i bëjmë fresk të huajve”. Jo ore, zotërinj, jo. Nëse i sjell në garë, nuk mund t’i mohosh, vetëm sepse janë të huaj, madje ata i kanë bërë një shërbim të jashtëzakonshëm festivalit, sepse nëpërmjet tyre ka ndodhur BALLAFAQIMI. Dhe mbrëmë….unë nuk e di se ku e ka futur kokën shumica e finalistëve, pasi e ka parë atë vajzën të këndojë në skenë. Vota për Nutsën është e qartë, e pastër, kristal: ti mund të kesh çfarëdolloj kënge, po puna është kush do ta këndojë, sepse këngëtari është ai që ta ngre këngën, apo ta fut shtat’ pash’ nën dhe.

Dhe mbërrijmë tek vendi i parë…. Aty ku unë them: E PARA ËSHTË KËNGA!
E keni pyetur veten çfarë roli kanë festivalet? Ose si duhet ta kenë së paku… një garë midis ca emrave? Një vazhdimësi e një iniciative të Ardit Gjerbresë, që e kujton edhe vetë se ky festival nisi krejt kot, pa u menduar gjatë?

Jo, jo. S’mund të jetë kështu. Gjithë ky investim që të përplasen brej brirësh 10,15,20 njerëz! Një prej misioneve të tij është të orientojë, t’i tregojë kujtdo që s’mundet, të perceptojë edhe se ku duhet të shkojë muzika, ndryshe s’kemi pse ankohemi çdo ditë që edhe kandidatet për eskorta në Dubai, po merren me muzikë. A është Alban Ramosaj këngëtari më i mirë i Festivalit? Jo, nuk është! A e mbrojti dot këngën? Jo, nuk e mbrojti. (ata që e mbrojtën këngën, mund t’jua numëroj ndoshta me gishtërinjtë e vetëm njërës dorë)

Por Albani ka këngën! Dhe kënga është e para. Kur ke këngën, këngëtarin e gjen. Me këtë dua të them se ndoshta ka ardhur koha të ndryshojë e të rikthehet sistemi, siç ndodhte dikur në këtë vend e siç ende në botë ndodh shpesh: producentët e kompozitorët t’ua përshtasin krijimtarinë e tyre interpretuesve dhe jo këta të fundit të bredhin studiove e të kërkojnë këngë.

Në fund, kam dy gjëra personale:

Ardit Gjebrea, të kërkoj falje publikisht për atë që kam menduar me paragjykim, me zë të ulët në shtëpi, duke pritur me ankth, që nga dita e parë e deri mbrëmë në finale se kur do të vinte momenti që ti do “fusje hundët” në punët tona. (S’kam edhe faj, se nuk e kam për herë të parë në një juri) Më fal!

Dhe faleminderit:

Që i vure tortës së “Kënga Magjike” një qershi si Marsela Çibukaj

Që më bëre të kem një kujtim të paharrueshëm me katër persona të veçantë e të shtrenjtë si Enkel Demi, Jonida Maliqi, Arben Skënderi e Markeljan Kapidani.

Do të doja ta ktheja kohën pas që sot të ishte 21 mars… të kishim nisur sot!

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

blog blog kënga magjike kozeta kurti kënga magjike kozeta kurti

Sondazh

Poll
Insights 29 Maj 2021, 10:10

Demokracia nuk importohet

Nga Ylli ManjaniPopullin që e kundërshton e vrau, trembi dhe e përzuri nga vendi. U bënë vite që ikin si e ku të munden nga vendi i tyre…Populli i mbetur ...

Insights 27 Maj 2021, 19:04

Shërbimi i fundit i kllounatës parlamentare

Karrigeshqyerit e Parlamentit  që sot quhen “opozitar”, janë në sprintin e fundit të shërbimeve ndaj madhërisë se tij shtatlartë e pushtetzgjatur, “faronit” Ram...

Insights 27 Maj 2021, 11:40

Shoqëria po zgjohet

Reagimi i shoqërisë sh qiptare kundër abuzimit seksual të një vajze ishte një ngjarje e madhe. Qindra gra, vajza, djem e burra dolën të protestonin jo vetëm në ...

Insights 25 Maj 2021, 14:28

Zgjedhjet pa zgjidhje në Partinë Demokratike

Gara në Partinë Demokratike sapo ka nisur, ndërsa për shanset në këtë ‘’betejë’’ të pabarabartë, ka menduar kryetari aktual Basha. Për ti mbytur zërat kundër, d...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet