LIVE UPDATES
Aktualitet

Fatos Lubonja flet për parlamentin e ri: Nuk besoj se do ketë përplasje, Rama do opozitë fasadë. Shqipëria në ditët e sa

6 Shtator 2021, 17:50 Nga DOSJA
Fatos Lubonja flet për parlamentin e ri: Nuk besoj se do ketë

TIRANË– Parlamenti i ri, sesioni i ri politik, a do ketë paqe apo përplasje? Si do të jetë qëndrimi i opozitës? Këto janë disa nga pyetjet që kanë marrë përgjigje nga analisti Fatos Lubonja pasditen e sotme në News24, në rubrikën “Opinion”.

Lubonja tha se nuk beson se do ketë përplasje, ashtu siç sipas tij ka pasur vetëm retorikë, propagandë e show politik. Sipas tij, kryeministri Edi Rama do opozitë fasadë në shërbim të fasadës që ka ndërtuar.

“E vështirë të bësh parashikime në Shqipëri në kuptimin e paqes ose përplasjeve. Problemi kryesor që kemi pasur ne, i paqes dhe përplasjeve, prej kohësh kanë qenë më shumë retorika, propagandë, show politik dhe jo paqe e përplasje të vërteta, as përplasje në kuptimin e interesave të ndryshme, siç qe për shembull ’97, kur ishte një popull i grabitur kundër qeverisë. Kanë qenë përplasje sallonesh, parlamentare, mediatike, të shtirura. Ne kemi kohë që bëjmë show dhe këtë show duket se e ka fituar Edi Rama, i cili në një farë mënyrë duket se nuk do më as këtë përplasjen retorike që ka qenë deri tani, por do të sundojë i qetë, i patrazuar. Mund të jetë përplasje në kuptimin e debateve parlamentare, disa figura që do dalin, por shpesh herë këtë figura bëjnë dhe retorikë, kujtojmë Blushin, Ramën, Nanon. Të gjitha këto kanë qenë skenarë mashtrues që ndoshta do të vazhdojnë, por do doja të kishte përplasje të vërteta. Njerëz që të ngrihen dhe vërtetë të përplasen me një regjim të korruptuar, të kapur nga oligarkia, nga krimi i organizuar që po shkatërron Shqipërinë dhe jetën e njerëzve, por nuk besoj se do ketë përplasje”, tha Lubonja.

Sipas tij, Shqipëria është në ditët e saj më të zeza.

“Rama atë që e quan bashkëpunim, nuk e quan dialog, por e quan ‘vihuni në shërbimin tim, përndryshe jeni armiqtë e mi, armiqtë e SHBA, armiqtë e Europës, jeni keqja, ndërkohë që unë jam e mira’. Ndërkohë që bashkëpunim në kuptimin e forcave të ndryshme që përfaqësojnë interesa të ndryshme, do të thotë dialog dhe kompromis për të arritur interesa ku bashkohen interesat e grupeve të ndryshme. Rama nuk do atë lloj bashkëpunimi, ai do një opozitë fasadë në shërbim të fasadës që ai ka ndërtuar, siç ndërtoi dhe qeverinë me 12 gra, që ishte dhe ajo një fasadë, për t’u dukur sikur Shqipëria po përparon, po ecën përpara drejt Europës nën udhëheqjen e lavdishme. Ndërkohë që unë jam nga ata që mendon se Shqipëria është në ditët e saj më të zeza, si kohë, si periudhë shumë e frikshme dhe e rëndë për sa i përket të jetuarit me dinjitet, me nder dhe i lirë në atë vend, edhe me një gjendje ekonomike që të krijosh një lloj mirëqenie dhe pavarësi. Se mund të ketë mirëqenie pa pavarësi se janë dhe shumë të pasur, por të lidhur me krimin e një shtet të korruptuar”, tha analisti i njohur.

I pyetur nëse ky mandat i tretë i socialistëve do të sjellë mirëqenie apo rritje të ekonomisë, ai përdori termin turbonarkapitalizëm, teksa tha se krimi mbjell krimin.

“Unë siç e kam thënë herë tjetër, jam i teorisë që ne jemi futur në një rrugë të krimit, të bashkëpunimit me krimin për të mbijetuar. Kur flas për bashkëpunim me krimin për të mbijetuar që ka qenë gjithmonë në Shqipëri kam parasysh mbajtjen e shtetit nëpërmjet parave të krimit të organizuar, të parave të trafikut të drogës, të cilat po riciklohen. Kjo lloj ekonomie ka kapur politikën. Politika jeton nëpërmjet kësaj ekonomie, shpërndan dhe ndonjë lek, por që në fund fare është shkatërrim jo vetëm i territorit, por edhe i njeriut dhe shoqërisë dhe këto politika sjellin atë atë politikën, krimi mbjell krimin.
Përderisa jemi futur në këtë rrugë, të ardhmen e shoh si krimi mbjell krimin. Për të mbuluar krimet që kemi mbjellë duhet të bëjmë krime të tjera, bashkëpunim me krimin, sepse nuk kemi ndërtuar alternativë ndaj kësaj. Do të vazhdohet të shkatërrohet ekologjikisht Shqipëria, territori do përdoret si gurore, bukuritë natyrore do grabiten, nga mafia që do t’i blejë, për të zhvilluar gjoja turizëm, ndoshta dhe ndonjë operacion tjetër të neoliberalizmit. Nuk shikoj mirë, shikoj injorancë. Një termë që mund të përdoret është turbokapitalizëm, ky që bëhet, bëhet dhe në Europë dhe në botë. Këtu mund të quhet turbonarkokapitalizëm ky i joni, kështu e shikoj”, tha Lubonja.

Lidhur me rolin e PD dhe LSI, ai u shpreh se opozita është goditur, madje është kastruar.

“E shoh si një opozitë që është goditur. Kam përdorur dhe termin kastrim, e ka bërë impotente, një proces që është bërë shkallë-shkallë, por sidomos dhe në mënyrë dramatike tani. Eksponentë të opozitës thonë duhet të ikë Berisha, jo se i ka bërë 1,2,3 Shqipërisë e shqiptarëve, por se do Amerika. Kjo është një lloj impotence. Shoh një popull të deluzionuar, e ka humbur shpresën. Keni parë ju ndonjë zgjidhje”, tha ai.

Lubonja komentoi dhe zhvillimet në Mal të Zi, ku dy ditë me radhë pati protesta pas shugurimit të kreut të kishës serbe në të këtë vend dhe ku u fol për një dorë të Rusisë.

“Nuk duhet parë vetëm çfarë po ndodh në Mal të Zi, por çfarë po ndodh në botë. Ngjarjet në Afganistan i dhanë një goditje të rëndësishme autoritetit të Perëndimit, NATO-s SHBA. Jemi larg tani në vitin 2021 nga 1991, kur Perëndimi konsiderohej si bota triumfuese, si pikë referimi. Pas 31 vjetësh ka shumë zhgënjime nga popujt, të cilat kanë ardhur për arsye të ndryshme. E shikoj në këtë kontekst që humbja e autoritetet të Perëndimit, që vetë ka shumë probleme ka ngjallur ambiciet e vendeve të tjera që kanë filluar të bëhen protagoniste, Rusia që në vitet ’90 ishte e mbaruar, Kina, Serbia. Ajo që ne kemi idealizuar që e ka marrë në dorë Europa, NATO, më duket se është tronditur shumë dhe shqiptarët asnjëherë nuk kanë punuar për të qenë sa më sovranë, sa më autonomë në vendin e tyre”, tha Lubonja.

Marrë nga Balkanweb

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet fatos lubonja fatos lubonja

Sondazh

Poll

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!