LIVE UPDATES
Aktualitet

Riaktivizohet tenderi 457 milionë eurosh, ‘Gener 2’ rimerr aksin Thumanë-Kashar, Apeli rrëzon vendimin për pezullimin e

6 Shtator 2021, 15:25 Nga DOSJA
Riaktivizohet tenderi 457 milionë eurosh, ‘Gener 2’ rimerr

TIRANË– Gjykata Administrative e Apelit ka anuluar urdhrin e Ministrisë së Infrastrukturës që drejtohet nga Belinda Balluku për ndërprerjen e koncesionit 457 milionë euro të rrugës Thumanë-Kashar, duke e riaktivizuar këtë projekt. Gazetari Klodian Tomorri në një postim në Facebook ka bërë me dije se Apeli ka pranuar kërkesën e kompanisë “Gener 2” për rikativizimin e procedurave të anuluara nga ana e Ministrisë së Energjitikës në vitin 2019, për këtë koncension.

Rilinda Selimi, Altina Nasufi dhe Blerona Hasa janë tre gjyqtarët që kanë firmosur vendimin e formës së prerë, duke u dhënë dritën jeshile punimeve në aksin Thumanë-Kashar me vlerë 457 milionë euro. Dhe bëhet fjalë për vetëm 20 kilometra rrugë.

Statusi i Tomorrit 

Bomba e Thumanë-Kashar. Kulisat që ringjallën koncesionin gjysmë miliardë euro. Ndërsa shumica e shqiptarëve ishin me pushime, Gjykata Administrative e Apelit ka marrë pa zhurmë një vendim që riaktivizon koncesionin famoz Thumanë-Kashar. Në datën 29 korrik, kjo gjykatë ka anulluar urdhrin e Ministrisë së Infrastrukturës për ndërprerjen e koncesionit 457 milionë euro. Por jo vetem kaq. Në vendim, Gjykata gjithashtu e urdhëron Ministrinë që t’i përcjellë për miratim Këshillit të Ministrave kontratën koncesionare me kompaninë Gener 2 të biznesmenit Bashkim Ulaj.  Vendimi i firmosur nga Rilinda Selimi, Altina Nasufi dhe Blerona Hasa është i formës së prerë. Tani qytetarët shqiptarë kanë vetëm një mundësi të shpëtojnë nga fatura shkatërruese e koncesionit Thumanë-Kashar. Qeveria duhet ta ankimojë vendimin në Kolegjin Administrativ të Gjykatës së Lartë duke kërkuar pezullimin e ekzekutimit dhe prishjen e vendimit të Apelit. Gjithsesi vendimi ka hapur një skenar të rrezikshëm për financat e shtetit.

Ndër të gjitha koncesionet e famshme të Rilindjes, ai i rrugës Thumanë-Kashar është ndër më klamorozët. Kostoja e këtij koncesioni u fry me 2.8 herë krahasuar dhe me vet parashikimet e qeverisë. Fillimisht, qeveria parashikonte që ta ndërtonte vet rrugën Thumanë-Kashar nga buxheti i shtetit me një kosto totale prej 161 milionë euro. Por më pas, nisi gjahu. Diku nga viti 2017, në tryezën e qeverisë mbërriti një propozim i pakërkuar nga kompania Gener 2 për të ndërtuar me koncesion autostradën Thumanë-Kashar. Qeveria e pranoi propozimin dhe në mars të 2018-ës e shpërbleu kompaninë me bonus 8.5 për qind të pikëve në garë. Tenderi për koncesionin u zhvillua në korrik të 2018-ës dhe ashtu sic pritej fituese e koncesionit u shpall Gener 2, e cila ofroi ta ndërtonte rrugën me 225.8 milionë euro. Por kjo ishte vetëm kostoja e ndërtimit, e cila nuk përfshinte mirëmbajtjen, koston e parasë për 13 vjet dhe fitimin e Gener 2.

Fatura totale, që do të paguanin qytetarët shqiptarë do të zbulohej në fund të vitit 2018. Në relacionin shoqërues të projektbuxhetit 2019, shifra ishte rritur nga 225.8 milionë euro në 370 milionë euro. Por marrëzia nuk do të mbaronte me kaq. Fatura rritej nga dita në ditë. Kur u miratua buxheti, qeveria zbuloi një kosto tjetër. Sipas saj rruga do të kushtonte 56.3 miliardë lekë ose 457 milionë euro. Pra nga 161 milionë euro në 457 milionë euro në më pak se një vit.  Megjithatë teksa qeveria po bëhej gati ta miratonte kontratën me kosto rekord, shqiptarët duket se i ndihmoi fati. Emisioni “Të Paekspozuarit”nga Ylli Rakipi shpërtheu skandalin e Unazës së Madhe të Tiranës, ku ishte shpallur fituese një kompani fantazmë, e cila kishte falsifikuar firmën e sekretarit të shtetit në Delaëare.

Kompania quhej DH Albania dhe ishte një zgjatim i Gener 2. Me skandalin që i plasi në dorë, Edi Rama u detyrua të ndryshojë me urgjencë qeverinë duke emëruar si ministre të Infrastrukturës Belinda Ballukun. Por mediat vazhdonin të publikonin çdo ditë fakte të reja që tregonin se pas DH Albanias qëndronte në fakt Gener 2. E vënë përballë presionit, qeveria u detyrua të anullonte jo vetëm tenderin e Unazës, por edhe koncesionin 457 milionë euro të rrugës Thumanë Kashar.  Por tashmë koncesioni është riaktivizuar pas padisë së Gener 2. A është vendimi i Gjykatës së Apelit një veprim i pavarur për të vënë drejtësinë në vend? Në fakt, ky version duket pak i vështirë për t’u besuar. Kontrata e Thumanë-Kashar nuk u miratua asnjëherë ne qeveri dhe kompania nuk pati dëm, të paktën jo në këto përmasa.  Në këto kushte nuk është çudi, që e gjitha kjo të jetë një skemë e stisur me Gjykatën në rolin e “pajtuesit” mes qeverisë dhe Gener 2. Me dakortësinë e të gjitha palëve, por me një faturë shkatërruese për shqiptarët. Gati gjysmë miliardë euro për 20 kilometër rrugë. Por qeveria do ta ketë justifikimin për të dalë me duart e lara; vendimin e dha Gjykata.

Tashmë qeveria mund ta ankimojë vendimin në Kolegjin Administrativ të Gjykatës së Lartë duke kërkuar pezullimin e ekzekutimit dhe prishjen e vendimit të Apelit. Kompania Gener 2 fitoi koncesionin Thumanë-Kashar. Dokumentet e tenderit fillimisht flisnin për një kosto ndërtimi prej 226 milionë eurosh, por raporti i Ministrisë së Financave për Parlamentin doli në përfundimin së bëhej fjalë për 457 milionë euro. Dalja në skenë e kompanisë DH Albania, e cila rezultoi fituese e dy tenderëve me vlerë 30 milionë euro në projektin e Unazës së Madhe, duke përdorur dokumente të falsifikuara, bëri dhe që negociatat mes qeverisë e Gener 2 të ndërpriteshin duke mos arritur firmosjen e një kontrate finale.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet tenderi per thumane-kashar tenderi per thumane-kashar

Sondazh

Poll

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!