LIVE UPDATES
Aktualitet

“Fat që nuk mori sqeparin që kishte në çantë”, SHERR në një hotel në Ali Dem, televizori i prishur fut në sherr kli

6 Shtator 2021, 17:20 Nga DOSJA
“Fat që nuk mori sqeparin që kishte në

TIRANË– Një grindje e nisur nga defekti i televizorit që nuk punonte për pak do kishte përfunduar në një tragjedi nëse klienti i nevrikosur do kishte nxjerrë pajisjet me të cilat po planifikonte të rregullonte shtëpinë e tij në kryeqytet. Burri i cili kishte blerë një sqepar për të restauruar banesën, vendosi që të meditonte dhe të qetësohej në një hotel në kryeqytet, por qetësinë e tij e prishi pronari që bëri maksimumin t’i shërbente.

Megjithatë kërkesa kryesore e A. S, ishte rregullimi i televizorit dhe kur ai nuk u rregullua i nxehur ai kërkoi të largohet. Por pronari nuk e lejoi dhe nuk pranoi që ai të dilte nga dhoma, mbasi kishte paguar paratë dhe nuk mund t’ia kthente pas dhe në këtë rrëmujë, të dy janë përleshur derisa klienti e ka goditur me gjithë çfarë kishte në dorë dhe më pas u largua. Por në sportel ai kishte lënë identitetin e vërtetë dhe kur shkoi në banesën e tij në “Ali Dem” pa se aty kishte mbërritur më parë policia që i gjeti edhe çantën me të cilën e goditi 57-vjeçarin. Por në çantë ndodhej sqepari, që nga verifikimet e mëpasshme të agjentëve u konfirmua që ishte blerë në të njëjtën ditë për të kryer restaurimet.

Historia u tregua nga një agjent i komisariatit numër 3 që mbërriti shumë shpejt në vendngjarje, meqenëse hoteli ku ndodhi përleshja ishte mjaft afër me komisariatin. Dosja penale e policisë që bazohet mbi dëshmitë e administratorit dhe njërit prej pronarëve të Hotelit K.. tregon se si klienti me inicialet A.S u acarua ngaqë askush nuk po ia zgjidhte çështjen për televizorin e prishur që ai kishte në dhomën që prenotoi. Ndërkaq oficerja e policisë me inicialet F.SH. që u dërgua për të këqyrur vendngjarjen shkruan se klienti e kishte goditur pronarin me një send të fortë dhe ishte larguar. Oficerja sidoqoftë shpjegon veprimet e kryera që nga blerja e sqeparit, qëndrimi i klientit dhe ikja e tij.

Paraprakisht për policinë dinamikën e konfliktit e shpjegoi 57-vjeçari B.M, me profesion ish-ushtarak e njëherazi njëri nga administratorët e hotelit, ku janë pronarë edhe anëtarë të tjerë të familjes së tij. “Në hotel erdhi një person i quajtur A. S dhe kreu pagesën për një natë në hotel. Ka marrë çantën dhe u ngjit lart. Më vonë klienti na njoftoi se nuk punonte televizori, u ngjita lart  tek dhoma e tij dhe u mundova ta rregulloj, por nuk e rregullova dot”.

Në këtë moment administratori tregon se ju lut klientit të bënte pak durim sa të mbërrinte personi përgjegjës për rregullimin e televizorit. “Klienti u përgjigj, t’i kam paguar lekët, dhe filloi të më ofendojë dhe të shajë. I thashë – hajde merr lekët dhe zhduku dhe kur dola në korridor ndjeva një të goditur therëse mbas kokës”.

Sipas përshkrimeve të 57-vjeçarit klienti i hodhi në kokë çantën e zezë që ai kishte dhe që mbas shoqërimit të klientit që u gjet duke u kthyer në banesë atij ju gjet me vete çanta, brenda të cilës nga kontrolli u zbulua një sqepar. “Sqepari me bisht material druri me gjatësi 35 cm dhe me kokë material hekuri u sekuestrua”, deklaron policia.

Por ndërkohë versioni i klientit është jo vetëm justifikues, mbasi për policinë edhe ai kishte dëmtime dhe fraktura në nofulla që i janë shkaktuar nga sulmi që ka kryer administratori i hotelit. Sipas 41-vjeçarit A. S. ai e pagoi dhomën me vlerën e 3 mijë lekëve dhe sipas rregullave u ngjit për të pushuar dhe për të qëndruar vetëm. Por më pas ndjeu një trokitje në derë, ndonëse nuk kishte kërkuar asnjë shërbim.

“Kam shkuar tek recepsioni dhe kam biseduar me një person që më tha se dhoma kushton 30. Pasi ramë dakord mora çelësin dhe u ngjita, ndërkohë që personi më tha do vij të shikoj kondicionerin. Ndërsa unë i kam thënë – nuk ka nevojë dua vetëm të pushoj. Pas pak minutash vjen ky person dhe i tregova ok kondicioneri është pa problem, por nuk punon televizori”.

Pikërisht duke parë mundimin e administratorit që po tentonte ta rregullonte, teksa kishte nevojë të qëndronte vetëm klienti i ka kërkuar burrit që të largohej. “Duke parë si rrotullohej dhe lëvizte, i thashë nëse nuk e rregullon unë po iki fare dhe në këtë çast ai u revoltua dhe nisi të më shajë me fjalë ofenduese të rënda”, tregon i dyshuari i policisë numër 1.

Burri i shpjegon policisë se me vete kishte çantat e punës ku kishte mjetet që do t’i përdorte për rregullimin e banesës së degraduar. Kur vendosi të hedhë në krahë 2 çantat e mëdha dhe të voglin në sup, dëgjoi sërish ofendime dhe kërcënime. Ai ishte duke dalë kur ka dëgjuar sharjet që ia kanë sosur durimin.

“Në këtë moment i hodha sipër çantën e vogël që kisha në dorë dhe brenda të cilës ishte sqepari  dhe më pas grindja dhe përplasja vazhdoi në korridor derisa unë kam mundur të dal jashtë hotelit”. Pyetjes së policisë se përse e kishte me vete sqeparin dhe përse po pushonte në hotel ai i përgjigjet: I kam mjete pune, sqeparin e bleva atë ditë se do bëj riparime të shtëpisë së vjetër që e kam në Ali Dem. Doja të pushoja e të qëndroja vetëm, por s’më lanë.

I dyshuari këmbëngul se hedhjen e çantës brenda të cilës gjendej sqepari e bëri për vetëmbrojtje dhe krejt instinktivisht. “Po largohesha dhe administratori vinte mbas meje, ai më qëlloi dhe nuk ndalonte”, rrëfen i akuzuari para komisariatit numër 1.

Edhe klienti me sqepar është pajisur me akt ekspertimi, ndërkohë që veç kësaj ndaj tij policia ngriti akuzën e plagosjes së lehtë me dashje. Ndërkaq, policia i thotë se ka kryer kontrolle në hotel me shpresën se në korridore do konstatonte kamera sigurie, por pa asnjë rezultat. Në këto kushte ne administruam si të besueshëm versionin e administratorit, përderisa vetëm 57-vjeçari dorëzoi kallëzim. Kurse klienti deklaroi se as që kishte ndërmend të kallëzonte rrahjen, mbasi kishte shumë punë në shtëpi dhe pak besim tek autoritetet.

Marrë nga Gazeta Si

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet ali dem sherr ne hotel ali dem sherr ne hotel

Sondazh

Poll

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!