Zgjedhjet/ "Do kemi rezultatin paraprak pasditen e së martës", Celibashi: Rasti i "Petro Ninit" jashtë kompetencës së KQZ
Shkeljet ligjore gjatë votimit/ Celibashi: Rasti i 'Petro Ninit' jashtë kompetencës së KQZ-së! Janë elementë ...
Shkeljet ligjore gjatë votimit/ Celibashi: Rasti i 'Petro Ninit' jashtë kompetencës së KQZ-së! Janë elementë ...
Nis numërimi në një qendër votimi në Berat, kryeson Partia Demokratike 12 Maj, 00:30 Zgjedhjet parla...
VIDEO/ U kapën nga mbështetësit e PD-së, momenti kur patronazhistët socialistë largohen 'skëterrë' nga z...
Sot dita e zgjedhjeve/ Rama: Shqiptarët kanë në dorë të ardhmen e tyre 11 Maj, 08:21 Salianji voton n...
TURQI- Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, do ta vizitojë Ukrainën të enjten, më 3 shkurt. Ai do të takohet me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, takim që ka për qëllim uljen e tensioneve midis Kievit dhe Rusisë, tha një zyrtar turk. Ankaraja ka raporte të mira edhe me Kievin dhe Moskën, por kundërshton politikat ruse në Siri dhe Libi. Po ashtu, ka kundërshtuar aneksimin nga Rusia të Gadishullit ukrainas të Krimesë më 2014.
Përderisa ka zhvilluar bashkëpunim me Rusinë në fushën e mbrojtjes dhe energjisë, Ankaraja po ashtu i ka shitur Ukrainës dronë të sofistikuar, duke e zemëruar Moskën.
“Erdogan do t’i përcjellë mesazhe Zelenskiyt për ruajtjen e paqes në rajon dhe parandalimin e rritjes së tensioneve dhe shpërthimit të ndonjë konflikti”, tha ky zyrtar të hënën.
Erdogan po ashtu ka ftuar presidentin rus, Vladimir Putin, që ta vizitojë Turqinë pas Lojërave Dimërore Olimpike, që do të mbahen në Kinë nga 4 deri më 20 shkurt.
“Ne presim që këto dy takime të jenë efektive në uljen e tensioneve midis Rusisë dhe Ukrainës”, tha zyrtari turk, që foli në kushte anonimiteti.
Javën e kaluar, Erdogan tha se nuk do të ishte veprim i mençur nëse Rusia e sulmon Ukrainën dhe nëse ndodh një gjë e tillë, Turqia, si anëtare e NATO-s do të bënte atë që ishte e nevojshme. Rusia ka grumbulluar mbi 100,000 trupa përgjatë kufirit me Ukrainën. Perëndimi ka thënë se Moska mund të jetë duke u përgatitur që ta sulmojë Kievin, por Moska mohon se ka plane të tilla.
Marrë nga REL
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
PRISHTINË – Zv/ndihmës-sekretari i SHBA për Ballkanin Perëndimor dhe Gabriel Escobar dhe I Dërguari i Posaçëm i Bashkimit Europian për dialogu...
SERBI – Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë Nikola Selakoviç kritikoi Perëndimin për heshtjen ndaj përpjekjeve të shqiptarëve të Kosovës dhe Sh...
PRISHTINË – Zv/ndihmës-sekretari Amerikan i Shtetit për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar konfirmoi mbështetjen e shtetit amerikan për pavarësinë,...
PRISHTINË – Kryeministri i Kosovës Albin Kurti bëri me dije se vendi i tij është në mbështetje të dialogut me Serbinë, ku duhet të përfitojnë qytetar...
PRISHTINË – Kryeministri i Kosovës Albin Kurti mbylli takimin e sotëm me dy emisarët e SHBA dhe BE Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak. Të tre...
PRISHTINË – Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani tregoi nëpërmjet një komunikate për shtyp të Presidencës se çfarë bisdedoi me zv/ndihmës-sekret...
KINË- Një video e një nëne kineze të tetë fëmijëve e mbyllur në një kasolle fshati me një zinxhir në qafë ka shkaktuar zemërim dhe tronditje në Kinë. BBC s...
PRISHTINË – Zv/ndihmës-sekretari i SHBA për Ballkanin Perëndimor dhe I Dërguari i Posaçëm i BE për dialogun Kosovë-Serbi, Gabriel Escobar dhe ...
SERBI- Ish-gruaja e Presidentit serb Aleksandër Vuçiç, Ksenija Vuçiç është varrosur ditën e sotme. Blic.rs shkruan se varrimi i gaze...
KANADA- Kryeministri kanadez Justin Trudeau është infektuar me Covid. Lajmin e ka bërë me dije vetë Trudeau me anë të një postimi në Twitter. Ai ka shkruar se ë...