"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Bota
Ekzekutimi i gazetarit nga krimi shqiptar, shefi i policisë në Greqi flet për zbulimet: Qitësi e kishte bërë dhe më parë
15 Prill 2021, 08:30Nga DOSJA
ATHINË- Ekzekutimi i gazetarit investigativ Jorgo Karaivaz është lajmi kryesor në Greqi. Dyshimet se pas vrasjes fshihen grupe kriminale shqiptare janë shtuar. Në një koment për mediat, shefi i i policisë, Jorgo Kalliakmanis dhe avokati Theodoros Mantas thanë se ekzekutimi tregon se vrasësist ishin profesionistë.
“Mënyra se si veproi qitësi tregon se ai e ka bërë dhe më parë. Ai qëlloi me breshëri, me 10 plumba në trup, kokë dhe qafën e gazetarit. Ky është një krim i rëndë, tragjik. Unë pashë trupin e pajetë të Jorgos. Shteti i detyrohet familjes së tij, që të hetojë ngjarjen”,-tha Kalliakmanis.
Shefi i policisë, nisi të sqaronte edhe sepse vrasësit, zgjodhën atë moment dhe atë vend për të bërë vrasjen. “Vrasësit ishin trajnuar. Ata zgjodhën ta vrisnin edhe kur kishte dëshmitarë okularë? Më bën përshtypje se si edhe pse kishte dëshmitarë okularë, ata nuk e shtynë vrasjen. Jorgo ishte një viktimë e lehtë sepse kishte itinerare specifike. Ose do të shkonte në shtëpi ose të takonte miq. “Kështu që ishte e lehtë për dikë që donte t’i merrte jetën që ta priste dhe ta gjente vetë,” tha ai.
Sipas Kalliakmanis, ekzekutorët “mbase donin ti mbyllnin gojën Jorgos ose mbase ai ishte duke botuar diçka. Karaivaz nuk fliste kurrë për punën e tij. Pyetëm djalin nëse i kishte thënë se ishte kërcënuar nga diçka, por ai nuk fliste për punën e tij.”
Kurse, avokati Theodoros Mantas foli për një vrasje brutale që gjithashtu kishte një karakter komunikues. “Ishte një mesazh që ekzekutorët e kontratave të vdekjes i dërgun shoqërisë në Greqi. Se kush shqetëson krimin, e pret vdekja. Kjo është më shqetësuese. Plumbat në zemrën e tij janë plumba në zemrën e lirisë së shtypit,” nënvizoi ai.
Vrasja e gazetarit ndodhi një javë më parë, teksa ai doli nga shtëpia e tij në Athinë. Ngjarja ka lënë një njollë të zezë përsëri mbi lirinë e medias në Greqi, pasi edhe 11 vjet më parë thuajse në të njëjtën mënyrën mënyrë është vrarë Sokratis Golias, një prej pionerëve të gazetarisë investigative në vend. Përgjegjësinë për krimin e rëndë e mori grupi terrorist Sekti Revolucionar, por këto krime po cënojnë lirinë e shtypit. Ngjarja e rëndë ëshët raportuar edhe nga mediat ndërkombëtare të cilat me jehonë kanë kërkuar zbardhjen e krimit makabër. Edhe presidentja e KE-së, Ursula Von Der Leyen, bëri apel për vendosjen e autorëve para drejtësisë.
KOSOVË– Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar vëllanë e tij, Enverin, që është vrarë më 15 prill të vitit 2005.N...
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, së bashku me Presidenten Vjosa Osmani kanë emëruar drejtorin e ri të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI...
GREQI– Greqia do të kufizimet e karantinës nga java e ardhshme për udhëtarët nga Bashkimi Evropian dhe pesë vende të tjera të cilët janë vaksinuar masivisht për...
GREQI– Ka përfunduar takimi midis Ministrit të Jashtëm Grek, Nikos Dendias dhe Presidentit Turk, Rexhep Tajip Erdogan në Pallatin Presidencial Turk në Ankara i...
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden janë pajtuar që një reduktim i trupave ruse në kufi me Ukrainën do të ndih...
MAL I ZI- Mohimi i Holokaustit dënohet në Europë dhe nuk ekziston asnjë çështje tjetër politike në kontinent për të cilin të ketë konsesus kaq të gjerë s...
SHBA– Ekonomia amerikane fitoi ritëm me hyrjen e pranverës, duke përfituar nga rritja e besimit të konsumatorëve, tha Rezerva Federale të mërkurën, dhe kr...
Një gjykatë në Turqi urdhëroi të mërkurën lirimin e gazetarit dhe shkrimtarit, Ahmet Altan, i cili qëndroi për më shumë se katër vjet në burg. Ai ishte akuzuar ...
NATO ka vendosur që të tërheqë trupat ushtarake nga Afganistani duke nisur prej 1 majit. Në deklaratën zyrtare thuhet se në Afganistan nuk mund të ketë zgjidhje...