Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden janë pajtuar që një reduktim i trupave ruse në kufi me Ukrainën do të ndihmonte në uljen e tensioneve në rajon. Gjatë një bisede telefonike, Merkel dhe Biden kanë thënë se është e nevojshme që Rusia të tërheqë forcat e saj nga rajoni. Njoftimi për biseden e dy liderëve është bërë nga ana e zyrës së kancelares Merkel. Gjatë ditëve të fundit Rusia ka vendosur njësi të armatosura në kufi në Ukrainën, duke rritur shqetësimet e vendeve perëndimore.
Bisedimet mes Merkel dhe Biden pasuan një diskutim të ministrave të NATO-s në Bruksel të cilët ngritën çështjen e situatës në kufirin Rusi-Ukrainë. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg tha se NATO-ja i bën thirrje Rusisë të “ndalojë provokimet “.
Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Lloyd Austin, tha se Shtetet e Bahskuara do të vazhdojnë mbështetjen për Ukrainën. Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Annegret Kramp-Karrenbauer më herët akuzoi Rusinë për përpjekjen e saj që të rrisë tensionet përgjatë kufirit. Në Uashington, drejtori i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA), William Burns, i tha një komiteti të Senatit të SHBA-së, që situata duhet të merret seriozisht nga ana e Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj.
Rusia ka këmbëngulur se ajo dërgoi trupa në kufijtë e saj perëndimorë për stërvitje luftarake për shkak të “kërcënimeve” nga aleanca transatlantike NATO. Rusia aneksoi Gadishullin e Krimesë të Ukrainës në mars të vitit 2014, duke dërguar trupa dhe duke organizuar një referendum që u shpall i paligjshëm nga të paktën 100 vende. Moska gjithashtu mbështet separatistët në një luftë kundër forcave të qeverisë ukrainase. Deri më tani janë vrarë më shumë se 13.000 njerëz në Ukrainën Lindore./REL
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
MAL I ZI- Mohimi i Holokaustit dënohet në Europë dhe nuk ekziston asnjë çështje tjetër politike në kontinent për të cilin të ketë konsesus kaq të gjerë s...
SHBA– Ekonomia amerikane fitoi ritëm me hyrjen e pranverës, duke përfituar nga rritja e besimit të konsumatorëve, tha Rezerva Federale të mërkurën, dhe kr...
SHBA– FBI-ja vazhdon të jetë “e shqetësuar” për potencialin e lëvizjes konspirative të ekstremit të djathtë QAnon për dhunë dhe së shpejti do ...
Një gjykatë në Turqi urdhëroi të mërkurën lirimin e gazetarit dhe shkrimtarit, Ahmet Altan, i cili qëndroi për më shumë se katër vjet në burg. Ai ishte akuzuar ...
NATO ka vendosur që të tërheqë trupat ushtarake nga Afganistani duke nisur prej 1 majit. Në deklaratën zyrtare thuhet se në Afganistan nuk mund të ketë zgjidhje...
Danimarka ka ndaluar imunizimin përmes vaksinës AstraZeneca-Oxford kundër koronavirusit.Vendimi pason shqetësimet për efektin anësor të mpiksjes së gjakut. Zyrt...
TURQI– Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan kritikoi sot kryeministrin italian, Mario Draghi pasi e quajti atë “diktator”, duke thënë se isht...
Kosova synon të padisë Serbinë për gjenocid dhe dëshiron që udhëheqësit e tyre të vuajnë dënimet për krimet e kryera gjatë luftës 1998-99 si dhe shtypjen sistem...
TURQI-Në aeroportin e Stambollit ka ndodhur një incident ndërmjet pasagjerëve, gjë e cila kjo ka bërë që avioni të nisej 5 orë me vonesë.Ngjarja ka ndodhur në f...