6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
SHBA– Ekonomia amerikane fitoi ritëm me hyrjen e pranverës, duke përfituar nga rritja e besimit të konsumatorëve, tha Rezerva Federale të mërkurën, dhe kryetari i saj Jerome Powell tha se gjendet në rrugën e duhur për një rritje më të fortë dhe punësim në muajt e ardhshëm.
Aktiviteti ekonomik mes fundit të shkurtit dhe fillimit të prillit u rrit nga vaksinimi i shtuar ndaj COVID-19 dhe mbështetja e fortë fiskale. Tregu i punës gjithashtu u përmirësua ndërsa më shumë njerëz u kthyen në punë, thuhet nga banka qendrore amerikane në botimin e saj më të fundit “Beige Book” (Libri Bezhë), një koleksion me të dhëna për ekonominë nga 12 distriktet e saj rajonale.
Ritmi i punësimit u rrit më së shumti në sektorët e prodhimit, ndërtimit, argëtimit dhe hotelerisë.
“Të dhënat mbi turizmin ishin më optimiste, të mbështetura nga një kërkesë në rritje për aktivitete të kohës së lirë dhe udhëtime, të cilat i atribuoheshin pushimit të pranverës, një lehtësimi të kufizimeve të lidhura me pandeminë, vaksinimet e shtuara dhe pagesat e fundit stimuluese, ndër faktorët e tjerë”, thuhet në raport.
Në përgjithësi, parashikimet ishin më optimiste që nga raporti i fundit në mars, njoftoi Rezerva Federale.
Zyrtarë të sektorit të hotelerisë i thanë Rezervës Federale në Atlanta se kishin “prenotime solide për pjesën e mbetur të pranverës dhe gjatë muajve të verës e më tej”, thuhet në raport.
Ndër fushat më të dukshme të përmirësimit ishte turizmi, me një numër distriktesh që sinjalizojnë se sektori që u godit më rëndë nga fillimi i pandemisë së koronavirusit vitin e kaluar po rimëkëmbet.
Ndoshta për asnjë distrikt tjetër, toni i komenteve rreth turizmit nuk ishte aq i përmirësuar sa ç’ishte për Nju Jorkun.
Tre muaj më parë, zyrtarët e Rezervës Federale të Nju Jorkut përdorën Librin Bezhë për të përshkruar turizmin në qytetin e Nju Jorkut si “jashtëzakonisht të dobët”. Raporti i së mërkurës tha se “turizmi ka vazhduar të rritet”, me udhëtimet ajrore që po rriten me shpejtësi dhe nivelet e rezervimit të hoteleve po arrijnë më në fund mbi 50%.
Ky përmirësim duket se përforcon kushtet për rajonin më të gjerë. Ndërsa shumica e distrikteve thanë se ritmi i rritjes në ekonomitë e tyre rajonale ishte i moderuar, Rezerva Federale e Nju Jorkut tha se ekonomia e saj “u rrit me një ritëm të fortë për herë të parë gjatë pandemisë, me rritje të gjerë në mbarë sektorët”.
Kjo ndodhi pavarësisht nga një rritje e rasteve me COVID-19 në rajon, tha Rezerva Federale e Nju Jorkut. “Për më tepër, bizneset janë gjithnjë e më optimiste për perspektivën afatshkurtër”, thuhet në raport.
Marrë nga VOA
(kle.mu./dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
SHBA– FBI-ja vazhdon të jetë “e shqetësuar” për potencialin e lëvizjes konspirative të ekstremit të djathtë QAnon për dhunë dhe së shpejti do ...
Një gjykatë në Turqi urdhëroi të mërkurën lirimin e gazetarit dhe shkrimtarit, Ahmet Altan, i cili qëndroi për më shumë se katër vjet në burg. Ai ishte akuzuar ...
NATO ka vendosur që të tërheqë trupat ushtarake nga Afganistani duke nisur prej 1 majit. Në deklaratën zyrtare thuhet se në Afganistan nuk mund të ketë zgjidhje...
Danimarka ka ndaluar imunizimin përmes vaksinës AstraZeneca-Oxford kundër koronavirusit.Vendimi pason shqetësimet për efektin anësor të mpiksjes së gjakut. Zyrt...
TURQI– Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan kritikoi sot kryeministrin italian, Mario Draghi pasi e quajti atë “diktator”, duke thënë se isht...
Kosova synon të padisë Serbinë për gjenocid dhe dëshiron që udhëheqësit e tyre të vuajnë dënimet për krimet e kryera gjatë luftës 1998-99 si dhe shtypjen sistem...
TURQI-Në aeroportin e Stambollit ka ndodhur një incident ndërmjet pasagjerëve, gjë e cila kjo ka bërë që avioni të nisej 5 orë me vonesë.Ngjarja ka ndodhur në f...
BRUKSEL– Bashkimi Europian e sheh të udhës që institucionet e reja të Kosovës të kapin mundësinë që po iu ofron me lehtësimin e dialogut me Serbinë për të arrit...
BRITANI– Një studim i madh në Mbretërinë e Bashkuar po shikon mundësinë nëse vaksinat COVID-19 mund të përzihen në mënyrë të sigurt është zgjeruar për të ...