LIVE UPDATES
Ekonomi

Yield-i i Bonove 12 mujore rritet më tej në 4.74%, qeveria nuk plotëson shumën e kërkuar

Kërkesa e intensive e qeverisë shqiptare për huamarrje në javët e fundit ka shkaktuar një tkurrje të likuiditetit të lirë në treg dhe kërkesës së investitorëve në ankande. Nga 7.5 miliardë lekë që kishte qenë shuma e shpallur për financim, në ankand u paraqitën kërkesa totale për vetëm 5.5 miliardë lekë.

5 Tetor 2022, 07:12 Nga A.B
Yield-i i Bonove 12 mujore rritet më tej në 4.74%, qeveria nuk
Yeild

Yield-et e Bonove të Thesarit vijuan prirjen rritëse edhe në ankandin e parë të muajit tetor.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, në ankandin e ditës së martë yield-i mesatar i ponderuar i Bonove me maturim 12 mujor arriti në 4.74%, nga 4.53% që kishte qenë në ankandin e fundit të muajit shtator. Shifra e shënuar sot shënon një rekord të ri të yield-eve të Bonove 12-mujore për nëntë vitet e fundit.

Kërkesa e intensive e qeverisë shqiptare për huamarrje në javët e fundit ka shkaktuar një tkurrje të likuiditetit të lirë në treg dhe kërkesës së investitorëve në ankande. Nga 7.5 miliardë lekë që kishte qenë shuma e shpallur për financim, në ankand u paraqitën kërkesa totale për vetëm 5.5 miliardë lekë.

Ministria e Financave pranoi kërkesa për vetëm 3.9 miliardë lekë, pothuajse sa gjysma e shpallur për financim para anakndit. Ky vendim, me sa duket, është marrë për shkak të yield-eve të larta të kërkuara nga një pjesë e investitorëve.

Yield-i maksimal i pranuar në ankand shënoi vlerën në 5.32%, ndërsa yield-i maksimal i kërkuar nga investitorët arriti edhe në 5.5%. Nëse Ministria e Financave do të kishte pranuar më shumë kërkesa, yield-i mesatar i ponderuar i ankandit do të kishte rezultuar edhe më i lartë.

Rritje të mëtejshme shënoi edhe yield-i mesatar i ponderuar i Bonove me maturim 3-mujor, që arriti në 2.78%, nga 2.25% në ankandin e mëparshëm.

Yield-et e instrumenteve të borxhit po rriten me ritme të shpejta. Në harkun e një viti, yield-i mesatar i ponderuar i bonove 12 mujore është rritur me pothuajse 3 pikë përqindje.

Të mërkurën Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë do të zhvillojë mbledhjen e radhës për vendimmarrjen e politikës monetare. Të gjitha gjasat janë që norma bazë e interesit të rritet më tej nga niveli prej 1.75%, duke parë sinjalet që ka dhënë Banka e Shqipërisë në mbledhjet e mëparshme dhe nivelet ende në rritje të inflacionit. Sipas Instat, në muajin gusht inflacioni shënoi një rekord të ri në afërsisht 25 vjet dhe preku nivelin 8%.

Por, ndërsa inflacioni ende nuk po ndalet, nga ana tjetër, rritja e shpejtë e normave të interesit mund të bëhet një problem serioz për të gjithë huamarrësit, duke filluar nga më i madhi, qeveria shqiptare. Nëse Banka e Shqipërisë do të rrisë sërish normën bazë të mërkurën, yield-et e Bonove do të shënojnë rritje të mëtejshme.

Kjo do të nënkuptojë rritje të mëtejshme të kostove për qeverinë shqiptare, por edhe për të gjithë huamarrësit privatë që kanë kredi në lekë me interesa të ndryshueshme. Rritja e kostos së borxhit, kombinuar me inflacionin e lartë, do të përkthehet në ulje të konsumit të familjeve, duke frenuar më tej kërkesën e brendshme, të goditur tashmë nga rritja e ccmimeve.

Pasojat mund të jenë më komplekse për bizneset. Rritja e kostos së borxhit mund të kërkojë një axhustim në rritje të marzheve dhe rritje të mëtejshme të ccmimeve të konsumit. Nga ana tjetër, me normat e interesit në rritje investimet e reja në ekonomi pritet të pësojnë një frenim drastik, duke prekur edhe komponentin e dytë më të madh të shpenzimeve në ekonomi dhe duke kompromentuar edhe më shumë potencialet e rritjes./MONITOR

yield

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj