LIVE UPDATES
Ekonomi

Banka Botërore: Shqipëria vendi me rritjen më të vogël ekonomike në rajon për dy vitet e ardhshme

Shtrëngimi i kushteve globale të financimit ka kufizuar disponueshmërinë e financimit të jashtëm për rajonin. Rritja e kostove të huamarrjes, si dhe subvencionet për ushqimet dhe kontrollin e çmimeve të energjisë (Bosnje-Hercegovinë dhe Serbi), po rrisin presionin mbi borxhin publik dhe kostot e shërbimit të tij, të cilat tashmë janë të larta. Rritja potenciale në rajon mbetet e kufizuar nga nevoja për reforma strukturore për të rritur produktivitetin, rritja e konkurrencës dhe investimet në kapitalin njerëzor dhe forcimin e qeverisjes.

4 Tetor 2022, 16:48 Nga DOSJA
Banka Botërore: Shqipëria vendi me rritjen më të vogël
Foto Ilustruese

TIRANË- Banka Botërore la të ndryshuar parashikimet për rritjen ekonomisë këtë vit. Në publikimin e sotshëm, “Mbrojtja Sociale për Ringritje” Banka njoftoi se ekonomia e Shqipërisë do të rritet me 3.2% këtë vit, ndërsa më 2023 ritmet e rritjes do të jenë 2.3%. ulje me 1.2 pikë për qind në krahasim me parashikimet e pranverës.

Në Ballkanin Perëndimor, rritja ekonomike pritet të arrijë në 3.4% këtë vit. Megjithatë, me këtë ritëm rritjeje, prodhimi mund të rikuperohet plotësisht dhe të kapërcejë nivelet para pandemisë, ndonëse me ndryshime sipas vendeve. Rritja parashikohet të mbetet në një mesatare prej 2.9% gjatë horizontit të parashikimit, pasi reformat e anëtarësimit në BE dhe investimet zbutin ndikimet negative të imponuara nga çmimet më të larta të energjisë dhe ushqimeve, ndërprerjet në tregti dhe investime.

Presionet për subvencion më të larta të energjisë elektrike janë rritur në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut dhe Kosovë (Banka Botërore 2022i). Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedonia e Veriut (nëpërmjet gazsjellësi bullgar), dhe Serbia janë plotësisht të varura nga Rusia për furnizimin me gaz. Megjithatë, kapaciteti i ruajtjes së Serbisë ka ndihmuar në zbutjen e tronditjeve në afat të shkurtër. Në vitin 2022, Rusia ndërpreu aksesin në eksportet e saj të gazit natyror në disa ekonomi të Ballkanit Perëndimor, duke ngritur shqetësime për stabilitetin e energjisë brenda vendeve.

Shtrëngimi i kushteve globale të financimit ka kufizuar disponueshmërinë e financimit të jashtëm për rajonin. Rritja e kostove të huamarrjes, si dhe subvencionet për ushqimet dhe kontrollin e çmimeve të energjisë (Bosnje-Hercegovinë dhe Serbi), po rrisin presionin mbi borxhin publik dhe kostot e shërbimit të tij, të cilat tashmë janë të larta. Rritja potenciale në rajon mbetet e kufizuar nga nevoja për reforma strukturore për të rritur produktivitetin, rritja e konkurrencës dhe investimet në kapitalin njerëzor dhe forcimin e qeverisjes.

Në periudhën afatmesme, Plani Ekonomik dhe i investimeve i BE-së i miratuar së fundmi për Ballkanin Perëndimori do të mobilizojë fonde për të mbështetur konkurrencën dhe rritjen gjithëpërfshirëse. Gjithashtu tranzicioni i gjelbër dhe ai dixhital, pritet të mbështesin përpjekjet për reforma. Megjithatë, pasiguria politike në rritje në rajon mund të çojë në vonesa në progresin e reformave pasi ngërçet e brendshme pengojnë përthithjen efikase të fondeve dhe krijojnë vonesa në zbatimin e reformave (Bosnjë dhe Hercegovinë, Mali i Zi dhe Maqedoninë e Veriut).

Aktiviteti ekonomik do të mbetet në nivele shumë të ulëta dhe përgjatë vitit të ardhshëm, Lufta po vijon të dobësojë ekonominë globale nëpërmjet ndërprerjeve të konsiderueshme në tregti dhe goditjeve në çmimet e ushqimeve dhe karburanteve. Të gjitha së bashku po kontribuojnë në rritjen e inflacionit dhe shtrëngimit pasues të kushteve të financimit në tregjet botërore.

Aktiviteti ekonomik në eurozonë, që është partneri më i madh ekonomik për tregjet e reja dhe ekonomitë në zhvillim (EMDE) të rajonit të Europës dhe Azinë Qendrore, është përkeqësuar ndjeshëm në gjysmën e dytë të vitit 2022, për shkak të problemeve në zinxhirët e furnizimit, rritjes së tensioneve financiare dhe rënies së besimit të konsumatorëve dhe biznesit. Megjithatë, pasojat më të rënda nga pushtimi janë rritja e çmimeve të energjisë si rezultat i reduktimeve të mëdha në furnizimin me energji nga Rusia. Rishikimi me ulje i normave të parashikuara të rritjes për vitin 2023 prekin një pjesë të madhe të EMDE-ve të Europës dhe Azisë Qendrore për shkak të nivelit të lartë të pasigurisë që dominon perspektivën rajonale.

Zgjatja apo intensifikimi i mëtejshëm i luftës mund të shkaktojë dëme ekonomike dhe mjedisore edhe më të mëdha si dhe rrit mundësinë për fragmentizim të tregtisë dhe investimeve ndërkombëtare. Rreziku i stresit financiar mbetet gjithashtu i lartë, duke pasur parasysh nivelet e larta të borxhit dhe inflacionit.

Marrë nga Monitor.al

ekonomia ne shqiperi banka boterore

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet