LIVE UPDATES
Ekonomi

Familjet shqiptare nuk kanë para, shpenzimet u rritën vetëm 1.3% në 2021, më pak sesa inflacioni

Totali i shpenzimeve për konsum është 64,73 miliardë lekë në muaj për 765.551 familje.

4 Tetor 2022, 15:11 Nga k.m.
Familjet shqiptare nuk kanë para, shpenzimet u rritën vetëm 1.3%
Foto ilustruese

Një familje ka shpenzuar mesatarisht vetëm 1.3% më shumë në 2021, sesa një vit më parë, ndërkohë që rritja e çmimeve ka qenë më e lartë, ndërkohë që ushqimet vijojnë të zënë peshën kryesore, një tregues indirekt ky i nivelit të ulët të të ardhurave, që krijon pak mundësi për shpenzime të tjera, pas atyre të domosdoshme.

Sipas Anketës së Buxhetit të Familjes së INSTAT, në vitin 2021, shpenzimet mesatare mujore për konsum për një njësi ekonomike familjare (NjEF), të përbërë mesatarisht nga 3,7 persona, janë 84.548 lekë. Totali i shpenzimeve për konsum është 64,73 miliardë lekë në muaj për 765.551 familje. Vlerësimi i shpenzimeve mesatare mujore për konsum të NjEF-ve në vitin 2021, është 1,3 % më i lartë se në vitin 2020. Rritja e çmimeve të konsumit, në vitin 2021, krahasuar me vitin 2020, është 2,0 %.

41.3% e shpenzimeve shkojnë për t’u ushqyer

Sipas INSTAT, sa i përket strukturës së shpenzimeve mesatare mujore për konsum të NjEF-ve, sipas 12 grupeve kryesore të konsumit, peshën më të madhe e zënë grupet:

-Grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike”, me një vlerë mesatare mujore të shpenzimeve prej 34.934 lekë, i cili zë një peshë prej 41,3% në buxhetin familjar. Nëngrupet që zënë peshën më të madhe në shpenzimet për ushqim janë: “qumësht me nënproduktet e tij dhe vezë” me 17,5%, “perimet” me 17,4%, “mish dhe nënprodukte” me 16,2%, ndjekur nga “bukë dhe drithëra” me 13,6 %. Në krahasim me një vit më parë, kjo peshë është ulur lehtë me 0.3 pikë përqindje.

Shqipëria ka peshën më të lartë të shpenzimeve për ushqime në Europë, sipas të dhënave të tjera të Eurostat, një tregues ky i nivelit të ulët të të ardhurave. Mesatarja e BE-së për shpenzimet për ushqime është 13%, ndërsa edhe në Ballkan është poshtë 40%. Për shkak të peshës së lartë në buxhetin e familjeve, Rritja e lartë e çmimeve të ushqimeve në 2022 vlerësohet se do të rrisë edhe më tej varfërinë në vend. (shënim i Monitor)

-Grupi i shpenzimeve për banesën, me shpenzimet për energji elektrike, ujë, lëndë djegëse, qira të paguar dhe riparime të vogla, me një vlerë mesatare mujore të shpenzimeve prej 8.496 lekë, përbën 10,0 % të totalit të buxhetit familjar.

– Grupi ” Mobilim, pajisje shtëpiake dhe mirëmbajtje e zakonshme e banesës”, me një vlerë mesatare mujore të shpenzimeve prej 5.772 lekë, zë 6,8 % të buxhetit gjithsej, rritja më e lartë është shënuar në shpenzimet për nëngrupet “blerja e produkteve shtëpiake dhe mirëmbajtje apo riparimi i tyre”.

Rriten shpenzimet për arsim, ulen për komunikimin

Në vitin 2021, grupi “Arsim” ka rezultuar me rritje të shpenzimeve mesatare mujore për konsum, me 6,1 %, krahasuar me vitin 2020, ndërsa grupi “Mobilim, pajisje shtëpiake dhe mirëmbajtje e zakonshme e banesës” ka rezultuar me ulje të shpenzimeve mesatare mujore për konsum, me 0,4 %.

Shpenzimet e bëra në grupin “Arsim” në vitin 2021 kanë pësuar rritjen më të lartë prej 6,1 %, krahasuar me vitin e kaluar, si rezultat i rritjes më të madhe të shpenzimeve për nëngrupin “kurse gjuhe, programimi, trajnime, etj.”.

Shpenzimet e bëra në grupin “Komunikim” kanë shënuar rritje prej 5,4 %, krahasuar me vitin 2020, rritje e cila ka ardhur si rezultat i rritjes së shpenzimeve për nëngrupin “shërbime interneti në shtëpi”.

Shpenzimet e bëra në grupin “Argëtim dhe kulturë” kanë shënuar një rritje prej 3,2 %, krahasuar me vitin e kaluar, rritje e cila ka ardhur si rezultat i rritjes së shpenzimeve të nëngrupeve: “aksesorë dhe pajisje për përpunim informacioni”, “argëtim (kurse pikture, kërcimi,etj.)” si dhe “ekskursione (gjysëm dite apo një ditë) jashtë vendit”.

Tirana me konsumin më të lartë

Në vitin 2021, qarku i Tiranës paraqet shpenzimet mesatare më të larta mujore për konsum. Një NjEF në qarkun e Tiranës shpenzon për konsum mesatarisht 99.416 lekë në muaj. Qarqet që paraqesin shpenzimet mesatare më të larta për konsum, pas qarkut të Tiranës, janë Korça me 83.591 lekë dhe Fieri me 80.752 lekë në muaj për NjEF. Qarqet me nivel më të ulët të shpenzimeve mesatare mujore për konsum janë qarku i Kukësit me 71.636 dhe i Dibrës me 72.048 lekë në muaj për NjEF. Rritjen më të madhe të shpenzimeve e paraqet qarku i Vlorës me 4,2 %, ndjekur nga qarku i Kukësit me rreth 2,0 %.

Kukësi me familjet më të mëdha

Në vitin 2021, numri mesatar i anëtarëve të NjEF është 3,7. Qarku me numrin më të madh të anëtarëve të NjEF është Kukësi me 4,3 anëtarë, ndërsa Gjirokastra është qarku me numrin më të vogël të anëtarëve në përbërjen e NjEF, me 3,1 anëtarë.

Sa më shumë fëmijë, aq më shumë shpenzime për arsim

Në 2021, në NjEF-të e përbëra nga dy të rritur pa fëmijë në varësi, grupi ushqim zë peshën më të madhe prej 45,4 %, krahasuar me tipet e tjera. Pesha më e lartë për shpenzimet për transport është regjistruar në strukturën e buxhetit të NjEF- ve të përbëra nga tri ose më shumë të rritur me fëmijë, 7,0 %. Në NjEF-të e përbëra nga tri ose më shumë të rritur pa fëmijë në varësi pesha që zënë shpenzimet për arsim është më e lartë, krahasuar me tipet e tjera. Në NjEF në përbërjet e të cilave ka fëmijë janë shënuar peshat më të larta për grupin “veshje dhe këpucë”./Monitor

familjet shqiptare ekonomia shqiptare

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj