LIVE UPDATES
Ekonomi

U shtuan pas pandemisë, në gjykata janë 169 çështje gjyqësore për procedurat e falimentimit

Nga Gjykata, hapja e procedurave të falimentimit mund të bëhet pas shqyrtimit të kërkesës me shkrim të depozituar nga debitori ose çdo kreditor. Ligji parashikon se debitori bën kërkesë për hapjen e procedurës së falimentimit për shkak të paaftësinë paguese ekzistuese ose paaftësinë paguese në një të ardhme të afërt të tij.

28 Mars 2024, 12:25 Nga N.F
U shtuan pas pandemisë, në gjykata janë 169 çështje
Foto ilustruese

TIRANË- Me ligjin e falimentimit, që nisi zbatimin nga viti 2017, mbi çdo debitor qoftë biznes apo individ që nuk arrihet t’i ristrukturohen detyrimet procedura e falimentimit realizohet nga Gjykata e Falimentimit.

Nga Gjykata, hapja e procedurave të falimentimit mund të bëhet pas shqyrtimit të kërkesës me shkrim të depozituar nga debitori ose çdo kreditor. Ligji parashikon se debitori bën kërkesë për hapjen e procedurës së falimentimit për shkak të paaftësinë paguese ekzistuese ose paaftësinë paguese në një të ardhme të afërt të tij.

Kreditori duhet të depozitojë një kërkesë me shkrim në Gjykatën e Falimentimit, ku duhet të provojë ekzistencën e një detyrimi të maturuar dhe të papaguar nga ana e debitorit ndaj tij.

Sipas të dhënave të Agjencisë Kombëtare të Falimentimit nga viti 2019 deri në muajin Qershor 2023 numri i çështjeve gjyqësore për shqyrtimin e procedurave të falimentimit nga gjykatat ishte 169 dosje. Në këto vite, 120 çështje rezultojnë të mbartura, çështje të reja janë 46, ndërsa 3 çështje janë të kthyera për gjykim.

Për periudhën janar-qershor 2023, totali i çështjeve është 21 (20 prej tyre janë të mbartura dhe 1 çështje është depozituar e re). Numri i dosjeve në Gjykatën e Tiranës është 16. Pjesa tjetër e çështjeve gjyqësore është e shpërndarë, si: 1 në Durrës, 1 në Korçë, 1 në Vlorë dhe 2 çështje në Dibër.

Për vitin 2022 sipas të dhënave të Agjencisë Kombëtare të Falimentimit janë 44 çështje gjyqësore për shqyrtimin e procedurave të falimentimit nga gjykatat e rretheve.

Referuar të dhënave të publikuara nga agjencia 29 çështje rezultojnë të mbartura, 14 janë regjistrime të reja dhe 1 çështje është e rikthyer për gjykim. Gjykata e Tiranës kryeson me një total prej 27 çështjesh për shqyrtim të procedurave të falimentit. Dosjet e tjera janë të shpërndara 2 në gjykatën e Durrësit, 4 në Shkodër, 2 çështje në Fier, 2 në Korçë, 4 në Vlorë dhe nga 1 çështje secila në Lushnjë, Dibër dhe Krujë.

Pas pandemisë së Covid-19 ka pasur një shtim të rasteve të falimentimit. Në vitin 2019 numri i çështjeve gjyqësore për procedurat e falimentimit arriti në 24 dosje, ku 21 prej tyre ishin të mbartura dhe 13 të reja. Për 2020 totali i dosjeve gjyqësore për shqyrtimin e procedurave të falimentimit arriti në 27, ku 22 prej tyre ishin çështje të mbartura dhe 5 të reja.

Për periudhën janar -dhjetor 2021 totali i çështjeve gjyqësore arriti në 43 dosje, ku 28 prej tyre ishin të mbartura, 14 çështje ishin të reja dhe 1 çështje e rikthyer për gjykim.

Përpara nisjes së procedurës së falimentimit nga gjykata, ligji i ri mundëson realizmin e shlyerjes kolektive të debitorëve nëpërmjet:) Likuidimit; b) Riorganizimit; c) Ristrukturimit të borxhit për individët; ose d) Ristrukturimit të borxhit për subjektet tregtare përmes marrëveshjeve jashtëgjyqësore, të miratuara nga gjykata e falimentimit.

Ligji për falimentimin parashikon edhe emërimin e një administratori të përkohshëm falimentimi ose një administrator të përkohshëm mbikëqyrje i cili ngarkohet nga gjykata e falimentimit. Si administratorë të falimentimit të licencuar nga Ministria e Drejtësisë, për 2022 në listën e publikuar nga agjencia Kombëtare e falimentimit rezultojnë 7 administratorë.

Pas emërimit, administratori i përkohshëm i falimentimit do të ngarkohet me sigurimin dhe ruajtjen e pasurive të debitorit, si dhe me administrimin e punëve të përditshme të debitorit. Me emërimin e një administratori të përkohshëm të falimentimit, e drejta për të disponuar pasuritë e veta zakonisht i hiqet debitorit.

Ligji shtrin efektet e veta mbi çdo debitor qoftë ky individ, tregtar, familje bujqësore, person juridik privat ose publik, fitimprurës ose jofitimprurës që ndjek qëllime ekonomike, shoqëri e thjeshtë, ose njësi administrative vendore.

Marrë nga Monitor

faliment proces gjyqsor

Sondazh

Poll

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari