LIVE UPDATES
Ekonomi

Depozitat në valutë bien ndjeshëm në shkurt, ulen me 128 milionë euro, dobët edhe kursimet në lekë

Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, në shkurt, stoku i depozitave në euro arriti në 7.27 miliardë euro, me një rënie prej 1.7% në krahasim me muajin e mëparshëm, ose 128 milionë euro më pak. Kjo është tkurrja më e fortë e kursimeve në monedhën e përbashkët, të paktën që nga viti 2016, kur Banka e Shqipërisë i raporton të dhënat e detajuara në valutë.

28 Mars 2024, 10:09 Nga N.F
Depozitat në valutë bien ndjeshëm në shkurt, ulen me 128
Foto ilustruese

TIRANË- Muaji shkurt nuk ka qenë i mbarë për kursimet e depozituara në sistemin bankar, si në monedhën vendase ashtu dhe atë në valutë. Ecuria negative është orientuar më shumë nga rënia e depozitave të bizneseve, por edhe individët nuk kanë arritur të shtojnë paratë e hequra mënjanë.

Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, në shkurt, stoku i depozitave në euro arriti në 7.27 miliardë euro, me një rënie prej 1.7% në krahasim me muajin e mëparshëm, ose 128 milionë euro më pak. Kjo është tkurrja më e fortë e kursimeve në monedhën e përbashkët, të paktën që nga viti 2016, kur Banka e Shqipërisë i raporton të dhënat e detajuara në valutë. Tendenca është krejt e kundërt në krahasim me muajt e mëparshëm, kur shtesa mujore ishte relativisht e lartë (shiko grafikun: Ndryshimi mujor i depozitave në euro (mln euro), janar 2016-shkurt 2024).

Tkurrja në shkurt erdhi nga rënia e depozitave të bizneseve (Korporata jofinanciare private), që u reduktuar me 157 milionë euro, ose 12.5% më pak. Megjithatë, edhe individët nuk kanë arritur të rrisin depozitat pa afat, ndërsa ato me afat janë zgjeruar me ritme shumë më të ngadalta në krahasim me muajt e mëparshëm.

Për shkak të ecurisë së mirë deri në fund të 2023-s, depozitat në valutë janë rritur me 13.6% me bazë vjetore (shkurt 2024/shkurt 2023), ose 871 milionë euro më shumë.

Bien dhe kursimet në lekë

Edhe depozitat në valutë kanë shfaqur shenja ngadalësimi. Stoku i kursimeve në monedhën vendase ishte rreth 592 miliardë lekë, me një tkurrje prej 0.25% (1.5 miliardë lekë më pak) në krahasim me muajin e mëparshëm. Ashtu si me valutën, ndikimin e ka dhënë rënia e kursimeve të bizneseve, që u tkurrën me 6%, ose 6.4 miliardë lekë më pak. Muajt e mëparshëm kursimet e bizneseve kishin njohur një rritje të fortë.

Edhe depozitat e individëve në lekë nuk dhanë shenja rritjeje, pavarësisht se cikli i interesave është në rritje. Kthimet më të favorshme në letrat me vlerë të qeverisë duket se po i orientojnë individët drejt tregut të bonove e obligacioneve.

Me bazë vjetore (shkurt 2024/shkurt 2023), kursimet në lekë janë rritur me 7.4%, ose 41 miliardë lekë më shumë.

Të raportuara në lekë, stoku total i kursimeve në vend arriti në 1.3 trilionë lekë në shkurt, me një tkurrje prej 0.4% në krahasim me muajin e mëparshëm. 45% e kursimeve janë në monedhën vendase dhe 55% në valutë, kryesisht euro.

Marrë nga Monitor

shkurt depozitat me valute kursime

Sondazh

Poll

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari