Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Informacioni ekonomik për ndërmarrjet nga INSTAT tregoi se në vitin 2022, bizneset në të gjithë vendin i ulën shpenzimet për trajnimin dhe shpërblimin e punonjësve me rreth 20% në krahasim me vitin 2021.
TIRANA- Shqetësimi kryesor për bizneset shqiptare aktualisht është mungesa e fuqisë punëtore, sipas rezultateve të Anketës së Barometrit të Ballkanit, por nga ana tjetër, shpenzimet për trajnimin dhe shpërblimin e stafit po shënojnë ulje vit pas viti. Informacioni ekonomik për ndërmarrjet nga INSTAT tregoi se në vitin 2022, bizneset në të gjithë vendin i ulën shpenzimet për trajnimin dhe shpërblimin e punonjësve me rreth 20% në krahasim me vitin 2021. Të dhënat tregojnë se të gjitha bizneset shpenzuan më 2022 rreth 1,7 miliardë lekë për trajnime dhe shpërblime, nga rreth 2,2 miliardë lekë që dhanë më 2021.
Krahasimet e të dhënave tregojnë se në vitin 2022, bizneset shpenzuan vetëm 0.05% të xhiros së tyre vjetore për të trajnuar dhe për të shpërblyer punonjësit. Shpenzimet neto në lekë për trajnime dhe shpërblime ishin gjithashtu në nivelin më të ulët së paku nga viti 2020, kur nisi raportimi i të dhënave (shiko grafikun e mëposhtëm). Në kohën kur revolucioni teknologjik është duke ndryshuar thellësisht punën dhe mësimi i vazhdueshëm është bërë i domosdoshëm, punonjësit shqiptarë jo vetëm që nuk janë duke përfituar, por gjithnjë e më shumë po humbasin edhe traditën në këtë aspekt. Nga viti 2018 në vitin 2022, kostot e trajnimit për punonjës janë përgjysmuar. Sipas INSTAT, në vitin 2018, kostot e trajnimit dhe shpërblimit për punonjës ishin mbi 6 mijë lekë, ndërsa në vitin 2022, vetëm 3800 lekë.
Bizneset në vend dhe në të gjithë sektorët, vitet e fundit po vuajnë mungesën e fuqisë punëtore, për të gjitha llojet e aftësive, por në sfond të kësaj problematike bizneset në Shqipëri ende vuajnë nga mungesa e parimeve për të mirëmbajtur burimet njerëzore dhe për rritjen e tyre profesionale. Ekonomia shqiptare funksionon ende në bazë të një modeli që shfrytëzon krahun e lirë të punës, por teksa lënda e parë (njerëzit) po shterojnë, bizneset shqiptare i llogarisin punonjësit si kosto, në vend që të forcojnë menaxhimin e burimeve njerëzore dhe të rrisin produktivitetin nëpërmjet tyre. Institucionet financiare ndërkombëtare, Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, i kanë kërkuar qeverisë shqiptare nëpërmjet përfaqësuesve të tyre të rrisin vëmendjen ndaj kapitalit njerëzor, si e vetmja mënyrë për të rritur prosperitetin në vend dhe për të siguruar një rritje të qëndrueshme ekonomike./ Monitor
Foto ilustruese TIRANË- Investimet e Huaja Direkte arritën një rekord të ri historik për vitin 2023. Sipas të dhënave ng...
Foto ilustruese TIRANË- Të ardhurat neto të ekonomisë shqiptare nga turizmi vitin e kaluar arritën vlerën e 1.8 miliardë...
foto ilustruese TIRANË- Institucionet publike kanë shpenzuar vitin që lamë pas 371 milionë lekë për blerje biletash t&eu...
foto ilustruese TIRANË- Pas rritjes dyshifrore në vitin 2022, ritmet e shitjeve në volum në sektorin e ndërtimit janë frenuar...
foto ilustruese TIRANË- Treguesit e punësimit në 3-mujorin e fundit të vitit 2023 zbuluan simptoma të përkeqësuara t&eum...
Foto ilustruese TIRANA- Kredia e dhënë nga sektori bankar jashtë vendit pësoi rënie vitin e kaluar. Sipas të dhënave nga...
TIRANË- Mbështetja e sektorit bankar me likuiditet nga Banka e Shqipërisë ka pësuar rënie të ndjeshme në muajt e par&e...
Foto ilustruese TIRANË- Mes konkurrencës nga interneti e rrjetet sociale e tkurrjes së buxheteve të reklamave si rrjedhojë e ngad...
Foto ilustruese TIRANË- Shoqëritë e ujësjellës-kanalizimeve kanë përfituar vitin e shkuar 310 milionë lekë,&nb...
Foto ilustruese TIRANË- Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) miratoi pas më shumë se pesë vjetësh analizë...