LIVE UPDATES
Ekonomi

Turizmi nxit industrinë detare, Saranda dhe Vlora rritin ndjeshëm flotat turistike, Durrësi dështon

Himara është qyteti i fundit turistik ku sipërmarrësit kanë investuar për një mjet lundrues me kapacitet deri në 200 persona me synim ofrimin e tureve ditore në bregdet. Deri më tani, mjetet lundruese të destinuar për këto shëtitje, që niseshin nga ky destinacion, kishin kapacitet disa herë më të ulët.

21 Gusht 2022, 07:04 Nga A.B

 

Turizmi nxit industrinë detare, Saranda dhe Vlora rritin ndjeshëm
Mjet lundrues

 

Industria detare e lidhur me turizmin po rritet me hapa të shpejtë në bregdetin shqiptar, nga viti në vit, më shumë si nismë e sipërmarrjes sesa si nxitje e politikave të qeverisë. Saranda dhe Vlora kanë rritur ndjeshëm flotat turistike të anijeve të mëdha e të mjeteve të vogla. Në Durrës, kjo tentativë dështoi. Shëngjini ofron ture në bregdet, por interesi mbetet i ulët, kurse tragetet në Koman dhe vizitat në Lumin e Shalës mbeten të preferuarat e turistëve të huaj. Ky zhvillim jo-uniform tregon, më së miri, mungesën e një strategjie të qartë nga qeveria për një element shumë të rëndësishëm të paketës turistike. Në aspektin e monitorimit dhe kontrollit, administrata detare raporton se janë disa masa të marra që mundësojnë rritjen e sigurisë dhe standardeve të shërbimit në këtë industri me zhvillim dinamik.

Himara është qyteti i fundit turistik ku sipërmarrësit kanë investuar për një mjet lundrues me kapacitet deri në 200 persona me synim ofrimin e tureve ditore në bregdet. Deri më tani, mjetet lundruese të destinuar për këto shëtitje, që niseshin nga ky destinacion, kishin kapacitet disa herë më të ulët.

Ky zhvillim është pjesë e atij cikli rritje të industrisë detare që ka nisur të shprehet qartë nga viti 2018, kur shifrat e turistëve ishin vazhdimisht në rritje, duke arritur kulmin në 2019-n si më i miri historik.

Nevoja për ofrimin e një pakete turistike më të plotësuar ku bëjnë pjesë turet ditore me mjete lundruese, sporte ujore të ndryshme, u evidentua qartë teksa turistët po kërkonin gjithmonë e më shumë diçka përtej detit, rërës dhe diellit. Shifrat zyrtare tregojnë se në gjithë vendin janë të regjistruara 54 mjete lundruese turistike, me kapacitet për të transportuar mbi 12 pasagjerë, ndërkohë që janë gjithashtu 3864 mjete të vogla lundruese (nën 15 metra).

Por industria detare turistike duket se po zhvillohet pa ndonjë strategji të mirëfilltë të orientuar nga politikat e qeverisë. Është më shumë nismë e biznesit të turizmit që shfaqet në dimensione të ndryshme zhvillimi nga njëri qytet bregdetar në tjetrin.

Vit pas viti, zgjerimi i flotës, llojit të mjeteve përbërëse, numrit të atyre që marrin një leje drejtimi apo trajnohen pranë qendrave të licencuara në funksion të industrisë detare është në ndryshim.

Sfida që parashtrohet është rritja e kontrolluar e kësaj industrie, duke siguruar standarde të mira shërbimi për pasagjerët dhe shfrytëzim të qëndrueshëm të bregdetit, pa pasoja në mjedis dhe plazh.

Saranda rrit flotën lundruese turistike, operatorët: Balancë me mjedisin

Nga viti në vit, flota lundruese e lidhur me turizmin ka shënuar rritje në destinacionin më jugor të vendit, Sarandë. Si pasojë e rritjes, mjetet tashmë qëndrojnë shumë afër me njëri-tjetrin në atë pak hapësirë të disponueshme, duke bërë që operatorët të vlerësojnë se ka nevojë për më shumë vëmendje në këtë aspekt.

Arben Çipa nga “SIPA Tours” dhe njëkohësisht drejtues i Komisionit të Turizmit në Këshillin Bashkiak të Sarandës, vlerëson se rritja e industrisë detare duhet të jetë e shëndetshme. Kjo nënkupton që ajo të përmbushë kërkesën, por edhe të ruajë balancën e nevojshme, duke mos dëmtuar plazhet.

“Industria detare është e domosdoshme për një destinacion për shumë arsye. Së pari, për të kompletuar paketën turistike të një vendi dhe në këtë rast të Sarandës. Nuk mjaftojnë vetëm anijet. Duhet që kjo të jetë e plotësuar në të gjitha hallkat, përfshirë sportet ujore, pasi ecin të gjitha paralel.

Duhet të bëhet sigurisht monitorim i fortë dhe gjithçka të jetë e bazuar në studime tregu, siç ne në Sarandë, si operatorë e kemi bërë. Studimi ka në thelb zhvillimin e shëndetshëm të sektorit deri në masën që është i nevojshëm, pa kaluar në ‘anarki’.

Tipologjia e Sarandës është e tillë që e mundëson zhvillimin, por nëse nuk monitorohet siç duhet në organizim dhe kërkesën e llogarisë, do të sjellë pasoja te plazhi”, – pohon Çipa. Sipas tij, Saranda ka mundësi që falë tipologjisë që ka, të jetë e suksesshme në ofertën e saj të tureve ditore që janë interesantë për turistët e huaj dhe vendas.

Oferta e operatorëve që ofrojnë këtë shërbim u jep mundësinë të interesuarve të prekin brigje që nuk janë të arritshëm me mjet apo në këmbë duke e kthyer këtë përvojë në të veçantë. Kostoja e një turi varion 20-25 euro vetëm për transportin, ndërkohë që së bashku me pije apo ushqim që ofrohet në bord, mund të shkojë në vlerën 45-50 euro.

Vlora, anijet e mëdha “migrojnë” në brigje të tjera, për shkak të mbingarkesës

Vlora është një qytet që ka zhvillim më të mirë të infrastrukturës detare krahasuar me Sarandën. Ka portin komercial, atë të peshkimit ndërkohë që në Orikum është edhe një port i vogël jahtesh, tërësisht turistik.

Qyteti ka pasur rritje të shpejtë të numrit të mjeteve lundruese që angazhohen në ture ditore ndër vite dhe bëhet fjalë për mjete me kapacitet të lartë pasagjerësh. Kjo mbingarkesë duket se ka detyruar disa operatorë të kërkojnë destinacione të reja për të ofruar shërbimin, për shkak se oferta është e mbingarkuar.

“Duke qenë se tregu i anijeve turistike është i mbingarkuar me anije të mëdha në Vlorë, operatorët turistikë, të rinj apo të vjetër, po i drejtohen Himarës dhe Sarandës ku e shikojnë më me perspektivë punën në këto destinacione.

Turet në Vlorë janë po të njëjta, ku kryesorë janë Ishulli i Sazanit dhe Gadishulli i Karaburunit. Udhëtimet realizohen me anijet e mëdha si dhe me mjetet e vogla që janë gomone apo motoskaf.

Nisja për anijen “Julka Unique” dhe mjetet e vogla, bëhet në pontilin Nautica Point Vlora, përballë Hotel Bologna në Vlorë, ndërsa anijet e tjera nisen nga Porti i Vlorës.

Qytetarët duhet të kenë shumë kujdes kur hipin dhe zbresin nga vende dhe pontile të pacertifikuara, sepse lidhet me sigurinë e hipjes dhe zbritjes në mjetet ujore”, – shprehet Enrik Mehmeti, gazetar dhe njëkohësisht i angazhuar drejtpërdrejt edhe në sektorin e turizmit.

Sipas tij, çmimi për turet ditore me anije është 2500 lekë.

Tentativa e Durrësit me anije turistike dështoi, shkak tipologjia e bregut

Në vitin 2019, tur-operatorët e angazhuar me turizmin e organizuar, tentuan të ofronin edhe një alternativë ekstra argëtimi për pushuesit, siç ishte ajo e guidave ditore me anije.

Në atë kohë tur-operatorët pohuan se kjo ishte kërkesë e turistëve dhe anija për të cilën u investua kishte kapacitet 200 vende. Por gjatë aktivitetit në atë vit, mjeti hasi në problematika të lidhura me ndalesat, për shkak të pak pikave të pakta ku mund të qëndronte, pasi nuk kishte investime konkrete në infrastrukturë, por edhe të cektësisë.

“Ne morëm nismën për të futur anijen e parë turistike në Durrës, pasi e shihnim si një model që funksionon dhe zbatohet në qytete të tjera si Vlorë apo Sarandë.

Durrësi ka një numër më të madh turistësh të huaj sesa qytetet e tjera të bregdetit shqiptar, ndaj u pa me vend të ofrohet një alternativë më shumë për të kaluar një ditë ndryshe.

Anija është 200 vendesh, me të gjitha kushtet që duhet të ketë një anije turistike pra bar, restorant, muzikë. Vlera që paguhet për turin është 1500 lekë. Turi nis nga Mali i Robit dhe vazhdon në Currila, pa shkuar në Porto Romano.

I gjithë organizimi është rreth 3 orë. Turistët në përgjithësi kanë shfaqur interes për turin me anije turistike, si një alternativë e mirë për të kaluar një ditë ndryshe.

Ideja është që, kur merr një anije të tillë, të kesh mundësinë të bësh edhe ndalesa, plazh diku, ndërkohë që kjo praktikisht është e pamundur, në kushtet kur s’kemi stacione që të ndalojmë anijen”, – do të shprehej në atë kohë një prej tur-operatorëve. Në fakt, tashmë, anija e destinuar për Durrësin është zhvendosur në Vlorë.

Shëngjini plotëson paketën, por interesi mbetet i vakët

Bizneset turistike në zonën e Shëngjinit kanë tentuar gjithashtu të plotësojnë paketën e tyre me ture me mjete lundruese në bregdet. Bledar Shima, Menaxher i Maritim Rafaelo Resort, shprehet se ata kanë një anije, e cila po bën disa vite tashmë si investim, por nuk ka funksionuar shumë.

“Ne e kemi anijen, por nuk ka funksionuar shumë. Nuk ka interes të madh nga turistët dhe kapaciteti i saj është diku tek 40-45 veta.

Për momentin, njerëzit që vijnë, duan të jenë në plazh dhe nuk kanë interes për këtë shërbim. Në total, vitin e kaluar, mund të kemi bërë diku tek 20 ture gjithë sezonin, ndërsa për këtë vit, interesi është edhe më i ulët.

Turi që ne ofrojmë zgjat afërsisht dy orë dhe kushton 15 euro (për ata që janë pushues të hotelit, kosto është 12 euro). Turi në bregdet ndalon tek Rana e Hedhun dhe më pas vazhdon në Velipojë, Rrjoll, ku bëhet një ndalesë afër bregut dhe lejohet për ata që dinë mirë not. Në çdo rast, gjithçka është e kontrolluar” nënvizon Shima.

Komani dhe destinacioni i Lumit të Shalës, të preferuarit e të huajve

Lidhja nga Komani me traget drejt Fierzës është një nga udhëtimet që shumë prej pasagjerëve e kryejnë vetëm për qëllime turistike.

Prej vitesh janë disa kompani që ofrojnë shërbimin e transportit për mjete dhe pasagjerë, duke dhënë ndikim pozitiv në turizëm. Tur-operatorët që sjellin turistët e organizuar e cilësojnë këtë udhëtim mbresëlënës sidomos për çekët, polakët por edhe nordikët, të cilët dashurohen pas natyrës dhe thyerjeve që ka relievi në këtë zonë.

Destinacioni i Lumit të Shalës, i arritshëm duke udhëtuar me mjete lundruese është një nga më interesantët. Operatorët e ofrojnë atë me çmim 25 euro. Nisja bëhet nga Komani dhe udhëtimi për në Lumin e Shalës zgjat rreth 1 orë e 15 minuta.

Rritja e industrisë detare shton kontrollet dhe monitorimin

Rritja e industrisë detare, përveçse pozitive për turizmin, ka bërë që administrata e ngarkuar me monitorimin e kësaj pjese të shtojë vigjilencën apo të përshtatë kuadrin ligjor me kërkesat e kohës.

Paulin Ndeu, Drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme Detare, vlerëson se si pasojë e rritjes së shpejtë me gati 5 herë të industrisë detare nga viti 2018 janë ndërmarrë disa masa për t’iu përgjigjur panoramës së re.

Masat janë disa: vënia në eficiencë e strukturës së Kontrollit Shtetëror të Flamurit; rritja e frekuencës së inspektimeve në anijet e flamurit me qëllim përmirësimin e performancës dhe ndryshimin e pozicionit në renditjen e Paris MOU;

-kryerja e inspektimeve periodike në të gjitha kategoritë e anijeve / mjeteve lundruese, sipas një programi të detajuar vjetor; mujor dhe ditor;

-kontrolli dhe monitorimi i aktiviteteve të ekuipazheve të anijeve/mjeteve lundruese, komunikimi dhe sensibilizimi për përmirësimin e standardeve në përgjegjësitë e tyre me shoqërinë Regjistri Detar Shqiptar;

-përmirësimi i akteve të brendshme që rregullojnë aktivitetin e strukturave brenda DPD-së” shprehet ai./MONITOR

mjet lundrues

Sondazh

Poll
Ekonomi 20 Gusht 2022, 07:02 A.B

Shqiptarët të lodhur nga puna!

Foto ilustruese Konfliktet në vendin e punës, fluksi i lartë, si dhe mungesa e kënaqësisë në punën që bën...

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari