LIVE UPDATES
Ekonomi

Turistët, shpenzime rekord 874 mln euro në janar-mars, nuk kursehen as shqiptarët jashtë

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë në bilancin e pagesave bënë të ditur se shpenzimet e të huajve në Shqipëri për periudhën janar-mars arritën në 874 milionë euro, me një rritje prej 11% në krahasim me të njëjtë periudhë të një viti më parë.

10 Qershor 2025, 14:37 Nga DOSJA
Turistët, shpenzime rekord 874 mln euro në janar-mars, nuk kursehen as
Foto ilustruese

TIRANA- Të huajt që kanë udhëtuar për në Shqipëri kanë regjistruar një nivel rekord shpenzimesh në tre muajt e parë të këtij viti. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë në bilancin e pagesave bënë të ditur se shpenzimet e të huajve në Shqipëri për periudhën janar-mars arritën në 874 milionë euro, me një rritje prej 11% në krahasim me të njëjtë periudhë të një viti më parë.

Ky është niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë. Gjithsesi në krahasim me vitin e mëparshëm ritmet e rritjes janë ngadalësuar, teksa në  tremujorin e parë 2024, të huajt kishin shpenzuar 26% më shumë në udhëtimet e tyre në vend.

Tendenca është në linjë me hyrjen e turistëve të huaj në vend që në fillim të këtij viti shfaqi shenja ngadalësimi. Sipas të dhënave të tjera të INSTAT, gjatë tre muajve të parë të vitit, në vend hynë 1.63 milionë shtetas të huaj me rritje prej 5.9% me bazë vjetore, nga 36% që kishte qenë rritja vitin e mëparshëm.

Sipas këtyre të dhënave, rezulton se një turist i huaj ka shpenzuar mesatarisht për udhëtimin në Shqipëri rreth 537 euro në janar-mars 2025, nga 513 euro në të njëjtën periudhë të një viti më parë, një tregues indirekt i shtrenjtimit të çmimeve në vend.

Edhe shqiptarët nuk kursehen jashtë

Shpenzimet e shqiptarëve në udhëtimet jashtë vendit kanë arritur gjithashtu një rekord të ri në tremujorin e parë, duke arritur në 579 milionë euro, me një zgjerim prej 11% me bazë vjetore.

Të dhënat e tjera të INSTAT tregojnë se daljet e shtetasve shqiptarë për tremujorin e parë të vitit ishin 1.8 milionë, me një rritje prej 7.3% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Bilanci mbetet pozitiv, por rritja ngadalësohet

Bilanci i turizmit prej vitesh është kthyer në pozitiv, pasi të huajt që udhëtojnë drejt Shqipërisë shpenzojnë më shumë se shqiptarët që ikin jashtë. Sipas Bankës së Shqipërisë, bilanci i udhëtimeve ishte 295 milionë euro në tremujorin e parë 2025, me një rritje prej 10.4%. Një vit më parë zgjerimi kishte qenë 41%./ Monitor

turizmi

Sondazh

Poll

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari