Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Inflacioni vijon të mbetet poshtë objektivit të shënjestruar të Bankës së Shqipërisë prej 3%.
TIRANË- Çmimet e mallrave të konsumit janë rritur më ngadalë në muajin maj, në krahasim me prillin, kur inflacioni arriti nivelin më të lartë në një vit. Instat raportoi se inflacioni, që mat ndryshimin vjetor të indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Maj 2025 është 2,2 %, nga 2.3% që ishte një muaj më parë. Inflacioni vijon të mbetet poshtë objektivit të shënjestruar të Bankës së Shqipërisë prej 3%.
Si gjithmonë, efektin kryesor në rritjen e çmimeve vijojnë ta japin ushqimet. Instat raportoi se Rritja vjetore e çmimeve në muajin Maj është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +1,11 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me +0,30 pikë përqindje.
Gjithashtu, çmimet e grupit “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me +0,24 pikë përqindje, çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” ndikuan me +0,18 pikë përqindje, çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” me +0,14 pikë përqindje, çmimet e grupit “Hotele, kafene dhe restorante” me +0,10 pikë përqindje, çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” me +0,09 pikë përqindje, çmimet e grupit “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me +0,06 pikë përqindje, çmimet e grupit “Komunikimi” me +0,05 pikë përqindje, çmimet e grupit “Shërbimi arsimor” me +0,03 pikë përqindje, çmimet e grupit “Shëndeti” me +0,02 pikë përqindje dhe çmimet e grupit “Transporti” me -0,07 pikë përqindje.
Argëtimi me rritjen më të madhe
Krahasuar me muajin Maj 2024, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Argëtim dhe kulturë” me 6,3 %, pasuar nga grupet “Pije alkoolike dhe duhan” me 3,7 %, “Ushqime dhe pije joalkoolike” dhe “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 3,2 % secili, “Veshje dhe këpucë” me 2,5 %, “Hotele, kafene dhe restorante” me 1,8 %, “Komunikimi” me 1,6 %, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 1,5 %, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 1,1 %, “Shërbimi arsimor” me 0,9 % dhe “Shëndeti” me 0,5 %. Nga ana tjetër çmimet e grupit “Transporti” shënuan ulje me 1,2 %.
Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “vajra dhe yndyrna” patën një rritje me 7,2 %, pasuar nga nëngrupet “zarzavate përfshirë patatet” me 6,8 %, “qumësht, djathë dhe vezë” me 4,8 %, “mish” me 3,8 %, “bukë dhe drithëra” me 0,9 %, etj./ Monitor
Foto ilustruese TIRANË- Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka nisur javën me rënie dhe ka arritur një minimum të ri historik. Sipas ...
Foto ilustruese TIRANA- Promovimi ndërkombëtar në mediat e huaja, por edhe efekti i rrjeteve sociale e kanë kthyer Shqipërinë...
Foto ilustruese TIRANA- Sektori bankar ka rritur ndjeshëm kreditimin jashtë vendit në muajt e parë të këtij viti. Të dh&...
Foto TIRANË- Kredia e biznesit për investime ka pësuar rënie në muajt e parë të këtij viti. Sipas të dhën...
Foto ilustruese TIRANË- Kostot e mallrave të importuara kanë shënuar rënie në tremujorin e parë të këtij viti....
Foto ilustruese TIRANA- Qeveria shqiptare do të zhvillojë më datë 10 qershor një ankand të ri të obligacioneve 20-vje&cc...
Foto TIRANË- Shqipëria u rendit e pesta në mesin 41 vendeve të Europës për rritjen e madhe të çmimeve të qu...
Foto ilustruese TIRANA- Pritet që numri i vizitorëve të huaj në vend të trefishohet gjatë viteve në vijim, shkruan media...
Foto ilustruese TIRANË- Shitësit e pronave kanë qenë më të prirur për të negociuar çmimet e tyre gjatë ...
Foto ilustruese TIRANA- Dy ditë para zgjedhjeve, qeveria miratoi dhe një vendim për shfuqizimin e masave administrative të paekzek...