LIVE UPDATES
Ekonomi

Tremujori I, investimet e individëve në bono thesari ranë për të dytin vit radhazi

Sipas statistikave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), investimet e individëve në tregun primar të bonove dhe obligacioneve kishin vlerën e 9.4 miliardë lekëve, në rënie me afërsisht 23% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

8 Maj 2025, 16:18 Nga M.B
Tremujori I, investimet e individëve në bono thesari ranë
Foto ilustruese

TIRANA- Investimet e individëve në letrat e borxhit të qeverisë pësuan rënie të mëtejshme në tremujorin e parë të këtij viti. Sipas statistikave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), investimet e individëve në tregun primar të bonove dhe obligacioneve kishin vlerën e 9.4 miliardë lekëve, në rënie me afërsisht 23% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Rënia ishte edhe më e lartë e shprehur në numër transaksionesh, që u tkurrën në 2884, 35% më pak krahasuar me tremujorin e parë të vitit të kaluar. Sipas llojit të instrumenteve financiare, rënia erdhi e gjitha në segmentin ku investimet e individëve janë më të mëdha, atë të bonove të thesarit.

Shifrat e AMF-së tregojnë se investimi në bono thesari ra në 6.9 miliardë lekë, 29% më pak krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2024. Ndërsa vlera e blerjeve të obligacioneve në tregun primar u rrit lehtë 2.5 miliardë lekë, 2% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Investimet e individëve në tituj janë tkurrur për të dytin vit radhazi, të ndikuara nga tendenca në rënie e yield-eve të instrumenteve të borxhit qeveritar. Kjo rënie, me sa duket, i ka bërë më pak tërheqëse këto instrumente për individët. Gjatë gjithë tremujorit të parë, bonot 12-mujore të thesarit kanë qëndruar shumë afër nivelit të normës bazë të interesit, madje në momente të veçanta kanë zbritur edhe poshtë nivelit të normës bazë, ndërsa që bonot me maturim më të shkurtër se një vit po qëndrojnë vazhdimisht poshtë normës bazë të interesit.

Madje, yield-et më të ulëta kanë bërë që në tremujorin e parë individët të blejnë më pak bono në tregtimin dytësor, nga portofolat e bankave ose ndërmjetësve të tjerë financiare. Këto blerje pësuan rënie me pothuajse 50% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Megjithatë, në tremujorin e parë të vitit janë bizneset ato që kanë rritur ndjeshëm investimin në këto instrumente. Sipas shifrave të AMF-së, investimet e subjekteve juridike në tregun primar arritën në më shumë se 4.5 miliardë lekë, me një rritje të fortë prej 973% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Të dhënat e mësipërme u referohen transaksioneve të kryera nëpërmjet ndërmjetësve financiarë të licencuar nga AMF, kryesisht bankave tregtare. Aktualisht, janë 10 subjekte të licencuara nga AMF si ndërmjetëse për investimin në tituj, nga të cilat 9 janë banka tregtare. Megjithatë, investimi në bono thesari mund të kryhet edhe nëpërmjet sporteleve të posaçme të Bankës së Shqipërisë./ Monitor

ekonomi

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit